Blije këtë produkt
1100 Lekë

Brigje të pikëlluara Histori krejt e panjohur e shqipëtarëve në Turqi dhe fundi i Perandorisë Osmane 1912-1923 ( Botuar nga: Botime IDK në 2019 )

Autori:  Ryan Gingeras
Përkthyesi:  Virgjil Mui

Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: Ç'ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll? Pse autoritetet turke i shihnin me aq dyshim, duke mos i lejuar të vendoseshin në qytetet kryesore apo në zonat e konsideruara sensitive? Cila ishte qëndresa e tyre ndaj politikës së shpallur për të shkulur me rrënjë gjuhën dhe zakonet e tyre, që të ktheheshin në qytetarë besnikë turq? Bazuar kryesisht në hulumtimet e kryera në arkivat turke, studiuesi amerikan Ryan Gingeras na sjell një vepër mjaft të rëndësishme për këtë pjesë thuajse të panjohur të historisë. "Narrativa nacionaliste e historisë së Shqipërisë shmang enkas një nënndarje të rëndësishme të popullsisë: ata që thjesht hoqën dorë krejtësisht prej nacionalizmit shqiptar. Ky segment i kombit "imagjinar" shqiptar përfaqësohej në mënyrë të veçantë nga një numër i madh individësh që emigruan jashtë viseve shqipfolëse të Ballkanit jugor dhe shkuan e u vendosën gjetiu." "Ndonëse në dukje nuk përbënin të njëjtin nivel kërcënimi vdekjeprurës për sigurinë e shtetit si grekët dhe armenët, që në nenin e parë të talimname të vitit 1917 nënvizohej mosbesimi i përgjithshëm që ekzistonte ndaj shqiptarëve mbas krijimit të një shteti të pavarur shqiptar."

Çmimi: 1100 Lekë
Blije këtë produkt
1100 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime IDK (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-136-64-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 346
  • Përmasat e librit: 146 x 206 x 25 mm

Njihu me Autorin

Ryan Gingeras -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania