Blije këtë produkt
900 Lekë

Bukuroshja e Londrës ( Botuar nga: Konica në 2000 )

Autori:  Ajvi Valdes
Përkthyesi:  Aristidh Ristani

Fragment nga libri: Në fillim nuk e shikova me shumë kujdes. E si t’a shikoja me kujdes kur në mendje kisha gjëra më të rëndësishme sesa një të huaj, të cilin ma kishte zënë syri rastësisht në një rrugë të ndriçuar dobët? Pastaj, ai njeri nuk kishte asgjë të veçantë. Dëgjova, megjithëse jo qartë, që telefoni po binte në skajin tjetër, por askush nuk po e ngrite, dhe shikoja ndërkohë, që nga kabina telefonike ku kisha hyrë, edhe njerëzit rreth meje në sheshin e vogël. Shikoja gjithashtu makinat që kalonin, vitrinën e dyqanit në qoshe, që ravijëzonte në trotuar një katërkëndësh të ndritshëm, kurse te pragu i atij dyqani, ku shiteshin cigare, shquhej silueta e një burri. Rrinte e vështronte llullat e ndryshme dhe paketat e cigareve. Meqë ishte kthyer me shpinë nga rruga, shihja vetëm supet e tij te gërmuqura. Një siluetë e turbullt, se cilës ia kisha ngulur sytë, por në të vërtetë nuk po e vështroja. Vetëm pesë minuta më vonë dhe dy rrugë më tutje, kur, nga një shtysë e befasishme, u ndala te një kabine tjetër telefonike që të bëja edhe një telefonate këtë rradhë Elio Frejzerit, vetëm atëherë nisa të dyshoja. Elioti nuk po përgjigjej, ashtu si dhe Seli më parë, dhe tek po prisja me receptorin në dorë, vura re prapë po atë njeri...

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Konica (2000)
  • Botuar në: 2000
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99927-653-4-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 264
  • Përmasat e librit: 143 x 203 x 19 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania