Blije këtë produkt
800 Lekë

Busulla e artë ( Botuar nga: Dudaj në 2008 )

Autori:  Philip Pullman
Përkthyesi:  Artan Miraka

Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme – një betejë që e ka zanafillën te Hamësit dhe fëmijët e grabitur, klanet e shtrigave dhe arinjtë me parzmore. Dhe ndërsa nxiton drejt rrezikut në Veriun e largët e të ftohtë, Lirës së vogël nuk i shkon mendja kurrë tek e vërteta tronditëse: fati i saj nuk do të përmbushet kurrë në këtë botë, por përtej saj. Ky libër ka fituar një sërë çmimesh dhe mbahet si një kryevepër klasike e fantazisë moderne. Philip Pullman-i është gjithashtu edhe fitues i çmimit Astrid Lindgren, çmimi më i madh në botë i letërsisë për fëmijë.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2008)
  • Botuar në: 2008
  • ISBN-13: 978-99943-0-058-7
  • Nr. faqe: 385
  • Përmasat e librit: 130 x 200 x 20 mm

Njihu me Autorin

Philip Pullman -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania