Blije këtë produkt
800 Lekë

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava ( Botuar nga: Toena në 2009 )

Autori:  Paulo Coelho
Përkthyesi:  Durim Taçe

Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes. Por çfarë ndodh kur, në rininë e parë, një dashuri e madhe bëhet fli e druajtjes, atëherë kur fjalët nuk arrijnë të vijnë gjer në buzë dhe e ardhmja humbet midis ngjyrave vjeshtore të një lisi që zë gjithë sheshin? E çfarë ndien kur, pas njëmbëdhjetë vjetësh, rigjen dashurinë dhe zbulon se ai po ecën në rrugën e shenjtërimit dhe është në gjendje të kryejë mrekulli? Cilat janë mendimet dhe shpresat që gjëmojnë në mendje dhe që e ngrenë trupin në shkulme të qarash dhe të qeshurash? Për Pilarin, ëndrra e të qenit pranë të dashurit duket se po tretet në ujërat e akullta të lumit Piedra, por nganjëherë edhe shtjellat, ujëvarat dhe guralecët e një rrjedhe lumi, së bashku me një zhurmë hapash pas shpine, mund të përcaktojnë të ardhmen dhe të të bëjnë të kuptosh që "të dashurosh do të thotë të komunikosh me tjetrin dhe të zbulosh tek ai një pjesëz të Zotit".

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2009)
  • Botuar në: 2009
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-1-520-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 232
  • Përmasat e librit: 130 x 201 x 12 mm

Njihu me Autorin

Paulo Coelho -

Paulo Coelho u lind në Rio de Zhanero në vitin 1947. Është konsideruar një nga autorët jug – amerikanë më të rëndësishëm të dhjetëvjeçarëve të fundit. Veprat e tij, të botuara në mbi 120 vende të botës dhe të përkthyera në më se 47 gjuhë të ndryshme, janë shitur në më shumë se 27 ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania