Blije këtë produkt
700 Lekë

Ç'të bësh kur gabimet të futin dridhmat ( Botuar nga: Botart në 2019 )

Përkthyesi:  Aulona Ormeni

Eksploruesit zbulojnë vende në të cilat ata nuk kanë qenë kurrë më parë. Atyre mund t'u duhet njëfarë kohe derisa t'i bëjnë zbulimet e tyre. Mund ta kenë të vështirë si t'i kuptojnë hartat. Mund të ndjekin shtigje të gabuara apo të marrin kthesa të gabuara. Ka raste që ndonjëherë atyre u duhet t'ia nisin nga e para të gjithë ekspeditën! Sikur eksploruesit të mos kishin pranuar gabimet e tyre dhe të mos kishin vazhduar përpara, ndoshta ata kurrë nuk do të kishin bërë ndonjë zbulim! Të duket e njohur me veten? Nëse e ke problem të pranosh gabimet, nëse përpiqesh të kesh vazhdimisht të drejtë, ose nëse shqetësohesh se nuk do të jesh i mirë sa duhet, ky libër është për ty Udhëzuesi Ç'të bësh kur gabimet të futin dridhmat i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që fshehin frikën e të bërit gabime duke përdorur strategjitë dhe teknikat e bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për t'u përballur me gabimet... në mënyrë që të eksplorojnë territore të reja pa frikë!

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botart (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-286-37-6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 96
  • Përmasat e librit: 215 x 280 x 6 mm

Njihu me Autorin

Claire A.B. Freeland -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania