titleToAlt
Kutiza magjepsëse “Njerëz që takoj", e përbërë nga pesëmbëdhjetë Libërtha, i njeh fëmijët me njerëzit që mund të takojnë në jetën e përditshme. Teksti i thjeshtë e i qartë, si dhe ilustrimet e mrekullueshme, e bëjnë këtë koleksion tepër të vyer.Vogëlushët njihen me botën që i rrethon, konceptet e para dhe njerëzit që do të takojnë çdo ditë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ndër romanet më të njohur fantashkencë të Zhyl Vernit, “20 000 lega nën det” tregon historinë fantastike të kapitenit Nemo dhe nëndetëses së tij Nautilius. Gjatë udhëtimit, kapiten Nemo me ekuipazhin shkojnë në pika të ndryshme të oqeaneve, disa prej të cilave Verni i njihte nëpërmjet tregimeve reale të udhëtarëve të ndryshëm, ndërsa disa të tjera janë krejtësisht të trilluara.
Price: 450 Lekë
titleToAlt
Aventura ju pret brenda çdo libri të serisë Shtëpia magjike mbi Pemë. Një aventurë që ju shkund! Këtë gjejnë Xheku dhe Eni, kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i rrëmben dhe i kthen ne vitet 1870. Ata zbarkojnë në stepë, afër një shkolle njëdhomëshe, ku takojnë një mësuese adoleshente, disa fëmijë të lezetshëm dhe një kokoroç të madh e të tmerrshëm. Po gjëja më e madhe e më e frikshme nuk ka ndodhur ende! Koka do t'ju vijë rrotull, kur të lexoni “Tornadoja e së Martës!”
Price: 400 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania