Blije këtë produkt
800 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Ciklopi ( Botuar nga: Ombra GVG në 2018 )

Autori:  Brajan Sukaj

Brajan Sukaj përdor një stil unik, me fjalor të përzgjedhur e të pasur dhe figura stilistike të panumerta, të cilat i shtojnë dozën artistike romanit të tij. Ky roman i pazakontë, në të cilin nuk percaktohet drejtperdrejt as koha e as hapësira, e aq më tepër personazhet mbeten të paemërtuar, duke e humbur kështu nevojën e përshfaqjes, por duke i dhënë rëndësi ngjarjeve dhe përmbajtjes së vërtetë. Siç mund të kuptohet edhe nga titulli, gjithcka lind me ardhjen në jetë të një fëmije me tipare të çuditshme, me shtatë gishta, nofulla të mëdha dhe sy të shkëlqyeshëm. Nëna e re, e cila trembej prej turmës po aq sa donte të birin, punonte, sakrifikonte dhe mundohej me mish e me shpirt për të plotësuar çdo gjë për djalin e saj të vetëm. Kulmi i romanit arrihet kur gruaja kryen një vjedhje për të plotësuar nevojat e të birit për barna dhe akuzat, gjyqi dhe gjykimi, të kthejnë edhe një herë ndër mend forcën e turmës, padijes dhe pashpirtësisë së brohorimave për dënim. Gjykatesi, një burrë i arsyeshëm, korrekt dhe i drejtë, por me një fund tragjik për shkak të rrethanave, gati sa nuk e tregoi hapur se një nënë nuk mund të dënohet as për hajdutëri, nëse këtë të fundit e kryen për të shpëtuar jetën e fëmijës së saj. Gjithçka merr për kot në këtë qytet, i cili në fund pushtohet nga flakët, si për të treguar se xhindtë kanë një kujtesë të dobët historike.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 978-9928-06-225-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 224
  • Përmasat e librit: 130 x 205 x 12 mm
  • Pesha: 280 g

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania