Faqja e autorit

Danielle Steel


Danielle Steel lindi më 14 gusht 1947 në New York City, është shkrimtare amerikane e romaneve romantike. Romanet e Danielle Steel janë shitur në miliona kopje një dhjetëra gjuhë dhe kanë patur gjithmonë një vend mes librave më të shitur që nga vitet ’80.


Steel e filloi karrierën e vet profesionale në mardhëniet publike dhe reklama, para se të fillonte të shkruante romane herët në vitet ’70. Shumë nga romanet e saj janë kthyer edhe në filma televiziv të suksesshëm. Ajo ka shkruar gjithashtu një seri librash për fëmijë si dhe disa libra joletrar, përfshirë librin Një yll që shkëlqen i vitit 1998, një libër dedikuar të birit Nick Traina, i cili vrau veten në moshën 19 vjeçare pasi luftoi abuzim me drogën dhe sëmundjet mendore.Deri në vitin 2005, romanet e saj janë shitur në 530 milionë kopje. Romanet e saj kanë ruajtur shkallën e librit më të shitur te Neë York Times për më shumë se 390 javë radhazi dhe 22 prej tyre janë adoptuar për televizion. Në 2001 ajo u shpall njëra nga “30 gratë më të pushtetshme të Amerikës” nga Ladies' Home Journal. Në vitin 1997, pasuria e saj vlerësohej në 600 deri 800 milionë dollarë.Sot kjo shifër është dyfishuar.Librat e saj janë përkthyer në 28 gjuhë dhe mund të gjehen në 47 vende në të gjithë botën. Disa nga veprat e saj janë:
Duke ikur për në shtëpi 1977,
Premtimet e pasionit 1978,
Tani e përgjithmonë 1978,
Të dashurosh përsëri 1981,
Një here ne jetë... 1982,
Udhëkryqe 1983,
Një i huaj perfekt 1983,
Shtëpia Thurston 1983,
Ndryshime 1984,
Album i familjes 1985,
Sekrete 1986,
Dëshira për të bredhur 1987,
Gjëra të mira 1989,
5 dite në Paris 1996,
Xhoni Engjëll 2003,
Shansi i dytë 2004,
Shumë prej romaneve të saj janë përshtatur në filma dhe kanë pasur një sukses të madh.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania