Blije këtë produkt
1500 Lekë

Dështimi i Globalizmit ( Botuar nga: Minerva në )

Autori:  Ian Bremmer

Ata që përkrahën globalizimin, dikur premtuan një botë të mbushur me fitues, një botë në të cilën tregtia e lirë do të vinte në lëvizje të gjitha anijet e botës, dhe e majta dhe e djathta ekstreme do t’u hapnin rrugën vlerave liberale të përqafuara universalisht. Vitet e fundit e kanë thyer këtë fantazi, pasi ata që kanë paguar çmimin për fitimet nga globalizmi, u janë drejtuar politikanëve populistë dhe nacionalistë për t’i shprehur zemërimin politikës, medias dhe elitës së korporatave, të cilët ata i fajësojnë për humbjet e tyre. Shtetet e Bashkuara zgjodhën një president proteksionist kundër emigracionit, i cili premtoi se do të “vendoste Amerikën në vend të parë” dhe u ktheu shpinën aleancave dhe traktateve. Në Europë, partitë politike anti-establishment fituan një popullaritet që nuk ishte parë prej dekadash. Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga Bashkimi Europian. Dhe siç tregon Ian Bremmer në këtë libër që të hap sytë, populizmi po përhapet ende. Globalizmi krijon plot fitues dhe humbës, dhe ata që nuk kanë fituar gjë duan ta korrigjojnë këtë. Ata kanë parë të ardhmëritë e tyre të vjetrohen. Ata dëgjojnë zëra të rinj dhe shohin fytyra të reja që i mbështesin. Ata ndiejnë kulturën e tyre që ndryshon. Ata nuk besojnë në atë çfarë lexojnë. Ata kanë filluar ta kuptojnë botën si një betejë për të ardhmen e cila na vendos në konflikt “ne” kundër “atyre”. Bremmer vë në dukje dallgën tjetër të populizmit global, atë që godet kombet në zhvillim përpara se ata të zhvillohen plotësisht. Ashtu si në Europë dhe në Amerikë, qytetarët duan siguri dhe mirëqenie, dhe po ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer me qeveritë të cilat nuk janë të afta t’ua mundësojnë këto. Për të mbrojtur veten, shumë qeveri ndërtojnë mure, si dixhitale, ashtu dhe fizike. Për shembull... - Në Brazil dhe në shtete të tjera që po zhvillohen shpejt, qytetarët krijojnë trazira kur pritshmëritë më të larta për një qeveri më të mirë nuk përmbushen – disfavori që vjen nga sukseset e qeverive në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria. - Në Meksikë, Afrikën e Jugut, Turqi, Indonezi, Egjipt dhe shtete të tjera në zhvillim, zhgënjimi i popullit me qeverinë është në rritje dhe po bëhen gati të luftojnë. - Në Kinë, ku dijenia për pabarazinë është gjithnjë në rritje, shteti po ndërton një sistem i cili përdor të dhënat që japin qytetarët për të përmbajtur kërkesën e ardhshme për ndryshim. - Në Indi, mjetet që tani përdoren për të mundësuar shërbime bazike për njerëzit që nuk i kanë pasur ndonjëherë, një ditë mund të shfrytëzohen për të shtrënguar kontrollin e partisë sunduese mbi pushtetin. Kur qeniet njerëzore ndihen të kërcënuara, ato e identifikojnë rrezikun dhe kërkojnë për aleatë. Ne përdorim armikun, të vërtetë ose imagjinar, për të mbledhur miq në anën tonë. Ky libër flet për mënyrat se si njerëzit do t’i interpretojnë këto kërcënime si luftë për mbijetesë. Flet për muret që qeveritë ndërtojnë për të mbrojtur ata që janë brenda nga ata që janë jashtë, si dhe për të mbrojtur shtetin nga qytetarët e tyre. Dhe flet se ç’mund të bëjmë ne për këtë.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Minerva ()
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-265-08-1
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 0
  • Përmasat e librit: 150 x 215 x 22 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania