Blije këtë produkt
1000 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Dita e mbetur ( Botuar nga: Pegi në 2018 )

Autori:  Kazuo Ishiguro
Përkthyesi:  Parid Teferiçi

Në romanin "Dita e mbetur", mazhordomi Stivens rrëfen jetën e tij, sikur të shkruante një ditar. Ngjarjet zhvillohen nga mesi i viteve '30, deri në të tashmen, diku rreth vireve '70. Stivensi, një njeri i përmbajtur, që krenohet me sjelljen e tij prej xhentëlmeni të mirëfilltë, të vetmen përparësi ka t'i shërbejë sa më me dinjitet punëdhënë'sit të tij. Nëpërmjet ngjarjeve që tregon, por sidomos, nëpë'rmjet asaj çka nuk pë'rmendet, dalin në pah, pak e nga pak, dilemat e jetës së tij, zgjedhjet e bëra dhe pë'rligjjet me të cilat rreket të bindë lexuesin se ajo qe rrëfen ishte rruga e vetme e mundshme. Mbi te gjitha, në roman dalin në pah ndjenjat e papranuara dhe të papërjetuara pë'r zonjën Kenton, guvernanten, e cila, ndryshe nga Stivensi, është e ndërgjegjshme për pasojat dramatike që do te ketë vetëmohimi i tij mbi jetën e të dyve. "Dita e mbetur" fitoi çmimin Man Booker Prize në 1989. Mbetet një prej veprave letrare më të njohura dhe të respektuara në Angli. Ndë'r të tjera, ky roman. është pë'rfshirë në listen e përpiluar nga gazeta The Guardian^ "Libra pa të cilët nuk mund të" jetohet", si dhe është përshkruar nga revista The Economist s\ vepra më e famshme e autorit fitues të çmimit "Nobel", Ishiguro. Romani i tretë i Kazuo Ishiguros, "Dita e mbetur", është një roman ëndrre: një komedi argëtuese mbi mirë'sjelljen formale që shndërrohet pothuajse si me magji në një përsiatje të thellë dhe prekëse mbi personalitetin, klasat dhe kulturën. New York Times Gjendemi përballë imazhit vërtet të plotë të një burri që orvatet dëshpë'rimisht t'i mbajë përbrenda emocionet e veta. "Dita e mbetur" bën gjënë më të mrekullueshme që mund të bëjë një vepër letrare: të ndiesh që ke ndër duar jetën e dikujt. Dhe kur i afrohesh fundit, të duket vërtet se po humb një mik; në këtë rast, një mik që kapardiset në mënyrë qeshai'ake, tepër serioz dlie konformist, por një mik sidoqoftë. Do të doje ta përqafoje, vetëm se atij nuk do t'i pëlqente aspak. Guardian KAZUO ISHIGURO është fituesi i çmimit "Nobel" në letërsi, në vitin 2017. Vëpra e tij është përkthyer në mbi 40 gjuJh.ë. Titujt "Mos më ler të shkoj" dhe "Dita e mbetur" kanë shitur më shumë se 1 milion kopje në mbarë botën, si dhe janë ekranizuar me sukses. Vepra të tjera të rë'ndësishme janë The Buried Giant, A Pale View of the Hills dbe An Artist of the Floating World.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pegi (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-233-27-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 278
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 20 mm
  • Pesha: 310 g

Njihu me Autorin

Kazuo Ishiguro -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania