Blije këtë produkt
1000 Lekë

Djali i Magjistares ( Botuar nga: Bota Shqiptare në 2019 )

Autori:  Kelly Barnhill
Përkthyesi:  Nikolla Langore

"Nga reja shpërtheu rrufeja që u drejtua mu në zemër të Nedit. Ai nuk pati kohë as të thërriste, as të lëvizte. Vetëm se ndjeu magjinë t'i ngjitej në lëkurë e t’i përhapej në të gjithë trupin duke vluar, rrëshqitur e futur thellë, aq thellë sa nuk kuptonte më ku mbaronte ajo e ku flllonte ai vetë." Kur Nedi dhe binjaku i tij rrëzohen nga trapi në lumin e tërbuar e të magjepsur, shpëton vetëm Nedi. Fshatarët janë të bindur se shpëtoi gjallë djali i gabuar. Dhe duket qartë që Nedi po rritet i dobët e i metë. Më të shumtën e kohës qëndron brenda shtëpisë e oborrit të familjes së tij. Por kur një Mbret Bandit vjen të vjedhë magjinë që i është besuar nënës së Nedit, magjistares, është Nedi ai që e shpëton magjinë dhe mbledh forcat për të mbrojtur familjen e fshatin e tij. Ndërkohë, në një tjetër mbretëri përtej pyllit që kufizohet me fshatin e Nedit, jeton Ejni, vajza e shkathët dhe praktike e Mbretit Bandit. Atë e ndjekin pas fjalët e fundit të së ëmës: "Djali i gabuar do të të shpëtojë ty jetën dhe ti do t'i shpëtosh atij jetën". Por kur rrugët e Ejnit dhe Nedit takohen, a do të besojnë ata sa duhet njëri-tjetrit që të mund të kalojnë përmes pyllit të pabesë e të ndalojnë luftën që po përgatitet të shpërthejë? Me penë të shkathët, shkrimtarja e njohur Kelly Barnhill përdor elementet e përrallave klasike me temë magjike: gurë që flasin, një ujk që bëhet mik me njeriun e një mbret te ri lakmitar dhe i ndërthur ato në një rrëfim plot bukuri që flet për të mirën e të keqen, për dashurinë dhe urrejtjen për magjinë dhe forcën e miqësisë. -

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-00-327-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 416
  • Përmasat e librit: 139 x 205 x 30 mm

Njihu me Autorin

Kelly Barnhill -

Kelly Barnhill është shkrimtare e librave për fëmijë, e romaneve dhe e librave fantastiko-shkencorë. Romani i saj Vajza që piu hënën fitoi Newbery Medal për vitin 2017. Barnhill është pranuar anëtare e Fondacionit Jerome, e Këshillit Shtetëror të Arteve dhe McKnight Writing Fellow në letërsinë për ...

Më shumë rreth autorit

Përfitoni ulje nëse blini dhe këto libra:

titleToAlt
Çdo vit, banorët e Protektoratit lënë një foshnjë si kurban për magjistaren që jeton në pyll. Ata shpresojnë se ky kurban do ta zbutë magjistaren që të mos terrorizojë qytetin e tyre. Por magjistarja e pyllit, Ksani, është e mire. Ajo banon në një shtëpi me Përbindëshin e Moçalit dhe me Dragoin Modestisht të Vogël.Ksani i shpëton foshnjat dhe ua jep ato familjeve në anën tjetër të pyllit, duke i ushqyer gjatë rrugës me dritë yjesh. Një vit, Ksani e ushqen gabimisht foshnjën me dritë hëne në vend të dritës së yjeve, duke e mbushur atë fëmijë të zakonshëm me magji të j ashtëzakonshme. Ksani vendos ta rrisë si fëmijën e saj vajzën, të cilën e quan Luna. Ndërsa Luna i afrohet të trembëdhjetave, magjia e saj fillon të shfaqet, me pasoja të rrezikshme. Ndërkohë, një djalë i ri nga Protektorati, është i vendosur të çlirojë banorët e qytetit, duke e vrarë magjistaren. Aty pranë mblidhet një tufë e madhe zogjsh vdekjeprurës, që nuk kuptohet çfarë qëllimi kanë. Një vullkan, i heshtur për shekuj të tërë, buçet e dridhet nën sipërfaqen e tokës dhe gruaja me zemër tigri sillet rrotull ...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
«Çfarë të bëj që prindërit të mos më rrinë më si çekan mbi kokë?!» «E di që s'duhet të marr drogë, por kur jam me shokët, dorëzohem dhe thjesht bëj atë që bëjnë gjithë të tjerët.» «Kam nisur një dietë të re. Më duket se është e pesta për këtë vit.» «Më duket se do të ngel në provime.» «Më duket se shoku im më i ngushtë ka probleme me alkoolin.» A të duken gjëra të njohura këto? Të jesh adoleshent është fantastike, por është edhe një periudhë sfiduese dhe stresuese. Gjithçka, që nga planet se ç'duhet të veshësh në një festë e deri te si duhet të sillesh me një shok të alkoolizuar, mund të duket e ndërlikuar dhe sikur të zë frymën. Por tani ke ndihmë. Zbavitës, i drejtpërdrejtë dhe praktik, libri "7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm" është një guidë që të ndihmon hap pas hapi se si të përmirësosh besimin te vetja, të lidhësh miqësi, t'i rezistosh presionit të bashkëmoshatarëve, të arrish synimet, të shkosh mirë me prindërit e shumë më tepër.
Çmimi: 1200 Lekë
Detaje:
Cmimi: 3200 Lekë

Ulje:- 10 %

Cmimi i ri: 2880 Lekë
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania