Blije këtë produkt
1200 960 Lekë

Djaloshi që vinte nga përtej detit ( Botuar nga: Ombra GVG në 2019 )

Autori:  Gjergji Mihallari

Andreas i ishte komunikuar për të përgatitur dhe derdhur në bronz një nga veprat e tij, fituese e konkursit kombëtar. Kjo ishte hera e dytë kur do të udhëtonte përsëri për në vendin fqinj, përtej detit. Në këtë udhëtim do ta shoqëronte edhe Elena. Të dy udhëtuan me avion drejt vendit tjetër, disa ditë; pasi ishte nisur maketi i veprës. Andrea kishte bujtur në pension dhe Xhuzepinës i kishte prezantuar Elenën, me fjalët "Mikja ime; kjo është gruaja ime". Tek përshëndeteshin i kishte përshpëritur dobët pranë veshit, që Elena nuk duhej të dinte asgjë rreth lidhjes së tij me Aurelian. Xhuzepina kishte pohuar heshtjen, duke i rrahur shpatullat dhe buzëqeshur. Zemra e një gruaje është streha më e sigurtë e të fshehtave dhe sekretit që servir jeta. Ajo eshtë oaz ku rriten ndjenjat e bukura dhe fisnike por njëkohësisht është edhe kapaku i një pusi të thellë. Xhuzepina u lumturua për mikun e saj që kishte gjetur një liman të qetë, pas një udhëtimi në një det të trazuar të jetës.

Çmimi: 1200 960 Lekë
Blije këtë produkt
1200 960 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-06-232-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 452
  • Përmasat e librit: 131 x 205 x 34 mm

Njihu me Autorin

Gjergji Mihallari -

GJERGJI MIHALLARI Lindur ne 4 dhjetor 1964 ne Korce. Pas mbarimit te studimeve ne Fakultetin Ekonomik te UT ne vitin 1987, emerohet me pune ne qytetin e Korces, ku vazhdon edhe sot te punoje. Libra te botuar: 1. Sekret dashurie (poezi) 1993 2. Vrasje dashurish (roman) 2000 3. Enigma dhe endrra (poezi) 2001 4. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania