Blije këtë produkt
800 Lekë

E mban dot një të fshehtë ( Botuar nga: Dituria në 2007 )

Autori:  Sophie Kinsella
Përkthyesi:  Jorgji Qirjako

Ema Korigan është si çdo vajzë e kësaj bote. Ka një jetë të qetë, një punë si asistente marketingu në një kompani të rëndësishme shumëkom-bëshe, një të dashur simpatik. Por, si të gjitha vajzat, ëndërron një jetë ndryshe dhe ka të fshehtat e saj të vogla. Ose të paktën i kishte ... derisa, në udhëtimin e parë të punës përballoi një fluturim shqetësues dhe e kapi paniku. E pushtuar nga një nervozizëm i pakontrollueshëm, Ema ia zbraz të gjitha të fshehtat — por, vërtet gjithçka — udhëtarit ngjitur. Një amerikan që dëgjon për qejf sekretet e saj më intime. Në fund të fundit, ai s'është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai është... burri i avionit. Ajo i ka treguar gjithçka për veten. Do dijë ai t'ia ruajë të fshehtën?

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2007)
  • Botuar në: 2007
  • ISBN-13: 978-99943-46-01-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 336
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 23 mm

Njihu me Autorin

Sophie Kinsella -

Madeleine Sophie Wickham (Madeleine Sophie Townley, lindur më 12 dhjetor 1969) është një shkrimtare Angleze e chick lit e cila njihet më së shumti për emrin e saj artistik Sophie Kinsella.Ndërkohë që punonte si juriste financiare, në moshën 24 vjeç, ajo shkroi novelën e saj të parë. Festa e Tenisit ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania