Blije këtë produkt
750 Lekë

Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe (Tekst mësimi për shkollat e mesme, me pjesë të zgjedhura) ( Botuar nga: IDK në x )

Autori:  Eqrem Çabej

Ky tekst është përftesë e dijes po edhe e pasionit të Çabejt 27-vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua më 1936 nga Ministria e Arsimit. Pra u hartua si një tekst shkollor gjuhe e letërsie për nxënësit e shkollave të mesme. Autori nëpërmjet këtij teksti nuk ndërhyn në lirinë e arsyetimit të nxënësve, por ndihmon në formimin e vetëdijes me larushinë e përzgjedhjes dhe renditjen e pjesëve, sikundër dhe me shtjellimet filologjike, etimologjike e gramatologjike në fund të faqeve. Kësisoj edukimi kulturor, e veçanërisht ai letrar, bëhet shprehje e një procesi dinamik, përmes të cilit dëshmohet si kombi lufton për veten, e në këtë mënyrë projekton vetveten në kohë të reja. Në shtjellimin e këtij teksti Çabej nuk mjaftohet me përpilimin shterp të së shkuarës, që cek data a thjesht kujton emrat e heronjve të saj, përkundrazi ai zgjedh të rikrijojë me anamorfozë shpirtin e lashtë të kombit në të tashmen.

Çmimi: 750 Lekë
Blije këtë produkt
750 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: IDK (x)
  • Botuar në: x
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-35-02-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 210
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 15 mm
  • Pesha: 360 g

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania