Blije këtë produkt
2500 Lekë

Enciklopedi për vreshtarinë dhe verëtarinë ( Botuar nga: Vllamasi në 2012 )

Autori:  Andrea Shundi

Prof. Dr. Andrea Shundi ka veprimtari eksperimentuese, studimore dhe praktike në agronomi nga viti 1956 e në vazhdim. Bashkëpuntor shkencor në Institutin e Kërkimeve Bujqësore, kryespecialist në institucione dhe ekonomi bujqësore të rretheve Kukës, Lushnjë, Tiranë. Drejtor i drejtorisë së punës shkencore në Ministrinë e Bujqësisë, kryeredaktor i "Buletini i Shkencave Bujqësore", ligjërues akademik dhe dekan i fakultetit të agronomisë në UB Tiranë, sekretar shkencor i seksionit të shkencave natyrore-teknike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe kryeredaktor i revistës "The Albanian Journal for Natural and Technical Sciences", anëtar i redaksisë së bujqësisë dhe hartues i një varg artikujve në "Fjalor Enciklopedik Shqiptar" (1985 dhe 2008). Nga viti 1998 jeton në SHBA, me veprimtari studimore dhe botuese të begatë, atje dhe në Shqipëri e Kosovë. Shquhet me botimin e 43 librave dhe në vitet 2000 spikatin: "Bujqësia dhe veprimi agronomik në troje shqiptare", "Vreshtaria praktike", "Vreshtaria dhe verëtaria shqiptare", "Fjalor shtjellues për vreshtarinë dhe verëtarinë", "Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës", "Fjalor enciklopedik për vreshtarinë dhe verëtarinë", albumi "Vreshta dhe kantina shqiptare", "Wisdom from vine and wine", "Prodhimi foragjer në zonën e ftohtë", "Jetë agronomike". Ka kumtuar në 61 tubime teknike e shkencore në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare përfshirë pesë seminaret ndërkombëtare të organizuara nga VCR-ltali; bashkëorganizues i dy konferencave për shkencat bujqësore (Tiranë 1975 dhe 1991); bashkëorganizues i nëntë seminareve mbarëkombëtare për vreshtarinë-verëtarinë (2002-2010) që janë zhvilluar në Shqipëri e Kosovë. Nderuar me Urdhërin "Mjeshtër i Madh i Punës" të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ne enciklopedi spikasin:3200 artikuj, 3800 sinonime të termave përkatës nëpër Shqipëri e Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare: Çamëri, Mal i Zi, Maqedoni e në diasporë; 750 fjalë të urta, 550 terma, sinonime të arbëreshëve, arbërorëve, arbënorëve; shtjellohen 135 kultivarë dhe ekotipe vendës të hardhisë, 15 institucione shqiptare dhe ndërkombëtare, 38 vreshta e kantina të shquara; 60 agronomë, enologë dhe somelje të shquar. Çdo term në gjuhën shqipe ka në krah barazvlerësit në anglisht e italisht.

Çmimi: 2500 Lekë
Blije këtë produkt
2500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Vllamasi (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-140-78-4
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 869
  • Përmasat e librit: 181 x 260 x 39 mm

Njihu me Autorin

Andrea Shundi -

Prof. Dr. Andrea Shundi lindi në Tiranë më 1934. Mbas përfundimit të gjimnazit, studimet për agronomi i kreu në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Nga 43 vjet veprimtari (1956-99) deri sa doli në pension, gjysmën e zhvilloi në institucione shkencore: Instituti i Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania