Blije këtë produkt
800 Lekë

Errësira që na ndan ( Botuar nga: Dituria në 2010 )

Autori:  Renate Dorrestein
Përkthyesi:  Albana Pupi

Në famullinë e vjetër të një fshati modern holandez, Loesi gjashtëvjeçare jeton me nënën artiste dhe me Lukosat, dy burra babaxhanë, për të cilët të gjithë mendojnë se janë qiraxhinjtë e piktores. E gjithë bota rrotullohet rreth Loesit: ajo është qendra e vëmendjes, nga çdo fjalë e saj varen gjithë bashkëmoshatarët duke e zgjedhur në heshtje si prijësen dhe organizatoren e tyre për lojërat argëtuese dhe kurthet e papritura. Lumturia e saj është e pacak dhe do kulmojë kur të takojë Tomasin, i cili së bashku me familjen do vendosen në këtë vend. Së bashku, ata përjetojnë çaste të vërteta lumturie, që do kurorëzohen me një miqësi të fortë. Por magjia e këtyre çasteve do shndërrohet në një tragjedi të vërtetë kur babai i Tomasit do gjendet i vrarë, kurse nëna e Loesit do dënohet me burg për këtë vrasje të pakuptueshme. Thashethemet dhe spekulimet marrin dhenë. Asgjë nuk është më e qartë. Askush nuk ndihet më i sigurt, dhe aq më pak Loesi. Cila është e vërteta?

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2010)
  • Botuar në: 2010
  • ISBN-13: 978-99943-46-94-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 288
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 20 mm

Njihu me Autorin

Renate Dorrestein -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania