Faqja e autorit

Evgjeni  Harizi


Evgjeni Harizi lindi në Pojan të Fierit më 1939. Studimet e larta i kreu pjesërisht në Rusi dhe më pas në Universitetin e Tiranës në vitin 1963 si Inxhiniere Teknologe e Ushqimit Social. Pas emërimit në Ndërmarrjen e Ushqimit Social në Tiranë, ku punoi disa vjet si teknologe vazhdoi si pedagoge në Shkollën e Ushqimit Social në Tiranë.

Gjatë këtyre viteve ka përgatitur disa botime, midis tyre "Si të gatuajmë", bashkautore e librit "Arti i Kuzhinës dhe Teknologjia e Përgatitjes së Gjellëve për Kuzhinierët", etj... si dhe ka përgatitur tekstet mësimore për Shkollën e Mesme Teknologjike, Dega e Ushqimit Social. Sot është pensioniste dhe vazhdon të bashkëpunojë në përpilimin e librave të artit të kuzhinës.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania