Blije këtë produkt
800 Lekë

Falmi sytë e tu ( Botuar nga: Morava në 2013 )

Autori:  Torsten Pettersson
Përkthyesi:  Jonila Spiro

Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera. Janë mbytur, janë lakuriq, pa sy dhe me një germë të skalitur në bark: nënshkrimi i frikshëm i një vrasësi serial. Pranë njërës prej viktimave është gjetur një kryq: mos ndoshta vrasësi është një fetar fanatik? Njëri nga të dy burrat ishte homoseksual: mos ndoshta vrasësi është një manjak seksual? Dhe pastaj: fakti që dy nga viktimat kishin shkruar biografinë e vet, mos ndoshta është një e dhënë e mundshme, që duhet ndjekur? I vendosur në Skandinavinë e ftohtë, ky triller mizor dhe i pamëshirshëm i ofron lexuesit një perspektivë brengosëse mbi natyrën njerëzore, një histori që të lë pa frymë.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Morava (2013)
  • Botuar në: 2013
  • ISBN-13: 978-9928-120-98-4
  • Nr. faqe: 347
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 25 mm

Njihu me Autorin

Torsten Pettersson -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania