titleToAlt
...po jua dhurojmë bashkërisht poezitë dhe pikturat, që dhe pse nuk janë bërë enkas për to, japin gjëndje të përbashkëta plot dritë... Kështu shkruan Edlira Zhiti në esenë e saj që shoqëron këtë përmbledhje me poezi nga Visar Zhiti dhe me piktura nga djali i tyre, Atjoni. Pra, tre autorë në një libër, që është për të gjitha moshat, shfletohet me ëndje dhe nga të rriturit ashtu siç ngazëllen të vegjlit dhe adoleshentët, duke patur brenda dhe një si udhëzues të vogël për marrëdhëniet e para të një mamaje me fëmijën, se si mund të rritet, me përkushtim nga një dashuri prindërore e shenjtë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Faslli Haliti eshte nje ylber i jashtezakonshem me nje ngjyre te zeze qe ylberet e zakonshem nuk e kane. Tere poetet e medhenj te shekujve e kane pasur nje ngjyre te zeze ne jeten e tyre qe nga Vijoni dhe deri te Lermonto-vi, bile harrova Arkilokun buka e te cilit rrinte ne maje te shtizes. Une nuk i permenda me kot keta emra, pasi te tere ata qe e njohin poezine e dine miku im i dashur, Faslli Haliti, hyn ne radhet e ketyre te medhenjve. Une' vete si patriot i pranoj gjenite e kombit tim, gje qe e ben çdo popull. Frederik Rreshpja
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Violet Ambrose, përballet me dy çështje kryesore: Jay Heaton dhe aftësinë e saj sekrete. Ndërsa gjashtëmbëdhjetë-vjeçarja ndihet konfuze në lidhje me ndjenjat e reja për shokun e saj më të mirë që nga fëmijëria, ajo gjithashtu është e shqetësuar nga "fuqia" e saj, me të cilët mund të perceptojë trupat e vdekur, jo të gjithë të vdekurit por ata të cilët janë vrarë. Që kur ishte vajzë e vogël, ajo ndiente gjurmët që të vdekurit linin pas në këtë botë ... dhe shenja që i lidhnin me vrasësit e tyre.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania