Blije këtë produkt
1800 Lekë

Fjalor i gjuhës shqipe - Fjalori i `54-ës ( Botuar nga: Çabej në 2006 )

Autori:  Grup autorësh

Hartuesit e këtij fjalori, pesë dijetarë themelorë të kulturës shqiptare të shekullit XX, Cipo, Çabej, Domi, Krajni, Myderrizi, përpos që hartuan të parin fjalor të gjuhës shqipe, lanë si trashëgimi edhe një prerje të hollësishme sinkronike të shqipes së deratëhershme, madje mund të thuhet se ky pasqyrim ka mbërritur sot krejt i qartë, thuajse në trajtën e një arkivi fotografik të kësaj pasurie të çmuar. Në këtë kuptim, Fjalori i 54-ës e përmbush më së miri lidhjen e tij organike me fjalorët pararendës të Gazullit e Tases, të dy të botuar po nga Botime Çabej. Pra sot ai merr vetiu një vlerë tjetër po aq të madhe: vlerën burimore në studimin diakronik të lëndës shqipe të dokumentuar. Me bindjen se një fjalor nuk u shërben vetëm studimeve empirike të gjuhëtarëve, por në radhë të parë përdoruesve të gjuhës, nuk mund të lihet pa nxjerrë në pah edhe larmia e madhe e fjalëve e sinonimeve mbarëshqipe që përmban ky fjalor.

Çmimi: 1800 Lekë
Blije këtë produkt
1800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Çabej (2006)
  • Botuar në: 2006
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99927-33-49-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 652
  • Përmasat e librit: 165 x 240 x 30 mm

Njihu me Autorin

Grup autorësh -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania