Faqja e autorit

Gaqo Bushaka


Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re" për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë.

Ka shkruar përmbledhjet me përralla: Arushi që kërkonte babanë, Në ishullin e dallëndysheve, Amaneti i dhelprës, Përralla u la për nesër. Vepra që e bëri tepër të njohur ishte trilogjia Aventurat e Çufos, pjesë përbërëse e së cilës janë përrallat: Çufoja dhe Bubi kaçurrel, Pushimet e Çufos, Çufoja në shtëpinë e çudirave.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania