Blije këtë produkt
1000 Lekë

Gjeneza Besimit, Riskut, Kredisë ( Botuar nga: Geer në 2018 )

Autori:  Robert LukajBajram Muqa

Autorët e mirënjohur në fushën e praktikës bankare dhe sidomos të asaj mikrofinanciare, kanë për qëllim të japin një panoramë të qartë për lexuesit në lidhje me konceptin e besimit, riskut dhe kreditit. Besimi është virtyt dhe si ai duhet formuar dhe trajtuar. Njerëzit janë qenie të përkohshme, por besimi mbi paranë dhe kredinë është jo sa jeta e një bankieri apo konsumatori, por ai vazhdon dhe do të vazhdojë gjithnjë Gjithashtu, me kujdes trajtohen aspekte të rëndësisë së rrezikut dhe riskmbajtjes nga ana e institucioneve kredidhënëse dhe individëve me të cilët ato kanë marrëdhënie. Mirëbesim do të thotë se është dhënë një farë konfidence dhe është mbështetur me një farë besimi. "Besimi është një grumbull premtimesh për të paguar". 'Paraja dhe Kredia', është kapitulli i fundit i librit i cili fillon me historikun e parasë, evoluimi i parasë dhe format që ka marrë ajo si dhe shkëmbimi në vetvete për të ardhur tek kohët moderne. I dizenjuar posacërisht për komponentin e "Biznesit Bankar" por edhe më gjerë, ky libër ofron një prezantim të përshtatshëm për ata studentë të fakultetit ekonomik dhe vecanërisht të degëve financë-bankë të cilët pretendojnë që të fillojnë një karrierë në fushën bankare. Po kështu ky libër do të shërbejë për zgjerimin e dijeve për bankierët dhe oficerët apo analistët e kredisë në institucionet financiare jobanka e ato mikrofinanciare. Edhe qytetari i thjeshtë do të gjej tek ky libër njohuri bazë mbi besimin, riskun, paranë dhe kredinë, dhe do i shërbejnë atij për të kuptuar dhe ndihmuar në zgjidhjen e shumë çështjeve të përditshme.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Geer (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-07-591-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 444
  • Përmasat e librit: 165 x 241 x 23 mm

Njihu me Autorin

Robert Lukaj -

Prof.Aso.Dr.Bajram MUQA dhe Dr.Robert LUKAJ jane respektivisht Drejtor Ekzekutiv dhe Drejtor i Menaxhimit te Riskut ne Fondin BESA, nje institucion financiar jo banke shume i suksesshem ne tregun e kredise dhe sidomos ne ate te kredive SME. Gjithashtu ata jane drejtues te istitucioneve studimore dhe shkencore ABC ...

Më shumë rreth autorit

Bajram Muqa -

Prof.Aso.Dr.Bajram MUQA dhe Dr.Robert LUKAJ jane respektivisht Drejtor Ekzekutiv dhe Drejtor i Menaxhimit te Riskut ne Fondin BESA, nje institucion financiar jo banke shume i suksesshem ne tregun e kredise dhe sidomos ne ate te kredive SME. Gjithashtu ata jane drejtues te istitucioneve studimore dhe shkencore ABC ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania