Blije këtë produkt
1200 monedha

Gjuha e Albanve ose Shkiptarve ( Botuar nga: Turdiu në 2018 )

Përkthyesi:  Albert Gjoka

Autori i librit, Joseph Ritter von Xylander, e studjoi në mënyrë shkencore gjuhën shqipe dhe e dokumentoi atë në Akademinë e Shkencave të Stokholmit, në Suedi, duke qënë edhe bashkëpunëtor shkencor i saj në fushën e gjuhësisë dhe strategjisë ushtarake.Autori, për studimin e gjuhës shqipe, u mbështet jo vetëm tek ato pak shkrime të vjetra të asaj kohe, por, siç shprehet ai vetë, shfrytëzoi kryesisht Dhjatën e Re, të redaktuar nga Kryepeshkopi Grigor Gjirokastriti dhe pa kontributin e madh të këtij libri, nuk do të kishte qënë i mundur studimi i gjuhës shqipe nga ana e Xylander-it. Por, ndonëse vepra e Xylander-it bënte pjesë tek dokumentat e vjetër dhe të rrallë për gjuhën shqipe, ai deri më sot nuk kishte patur vendin që meritonte, në kontributin e dhënë për njohjen dhe studimin esaj, e cila kishte shërbyer si bazë për studjuesit e mëvonshëm. Librin "Gjuha e Albanëve ose Shkiptarëve", ia dedikojmë të gjithë shqiptarëve, që në shekuj, si brënda dhe jashtë territorit të Shqipërisë kontribuan, luftuan dhe shumë prej tyre dhanë edhe jetën për ta mbrojtur, përhapur dhe mbajtur të gjallë gjuhën shqipe. Së fundmi shprehim respektin dhe mirënjohjen e madhe kundrejt të gjithë studiuesve të huaj që kanë kontribuar në ndriçimin e historisë së gjuhës dhe popullit tonë.

Çmimi: 1200 monedha
Blije këtë produkt
1200 monedha

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Turdiu (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-4392-5-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 322
  • Përmasat e librit: 143 x 204 x 20 mm

Njihu me Autorin

Joseph Ritter von Xylander -

Joseph Ritter von Xylander, e studjoi në mënyrë shkencore gjuhën shqipe dhe e dokumentoi atë në Akademinë e Shkencave të Stokholmit, në Suedi, duke qënë edhe bashkëpunëtor shkencor i saj në fushën e gjuhësisë dhe strategjisë ushtarake. J. R. von Xylander, Lindi në 4 shkurt 1794 në Mynih dhe vdiq ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania