Blije këtë produkt
1250 Lekë

Hija e Erës ( Botuar nga: Dituria në 2001 )

Autori:  Carlos Ruiz Zafon
Përkthyesi:  Ardian Klosi

Në Barcelonën e vitit 1945, një mëngjes vjeshte, pronari i një dyqani librash të përdorur shoqëron djalin e tij njëmbëdhjetëvjeçar, Danielin, në Varrezën e Librave të Harruar, një vend i fshehtë ku mbulohen nga harresa mijëra vëllime, kujtimin e të cilëve e ka fshirë koha, dhe i kërkon Danielit të zgjedhë një libër, për të cilin do t’i duhet të kujdeset gjatë gjithë jetës. Hija e erës është libri që djali zgjedh, një libër “i magjepsur”, por që do të shënojë, në të mirë e në të keq, pjesën tjetër të jetës së tij, duke e futur në një botë misteresh dhe intrigash, që lidhen me figurën e Hulian Karaksit, autorit të librit. Pra, libri rrëfen jetën e Danielit dhe ndërthurjen e historive të tij personale me ato të shkrimtarit Hulian, që shëmbëllen pothuajse si një alterego e djaloshit. Në këtë mënyrë gërshetohen lloje të ndryshme letrare: trilleri, romani (dashuri dhe pasion), saga familjare dhe një meditim për letërsinë dhe rolin e librave në jetën e njerëzve, por pa rënë në pedantizëm. Struktura qarkore e librit, në fund arrin t’i qetësojë ankthet e lexuesit, por gjithsesi lë pas boshllëkun e krijuar nga gjithë ato personazhe të cilat mund t’i prekim me dorë pasi janë krijuar me shumë mjeshtëri nga një shkrimtar që i shtriu rrënjët në letërsinë për të rritur.

Çmimi: 1250 Lekë
Blije këtë produkt
1250 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2001)
  • Botuar në: 2001
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99927-59-75-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 455
  • Përmasat e librit: 138 x 208 x 35 mm

Njihu me Autorin

Carlos Ruiz Zafon -

arlos Ruiz Zafón lindi në Barcelonë më 1964. Deri më 1993 ka jetuar në Los Anxhelos. Romani i tij i parë, Princi i mjegullës (1993), fitoi çmimin si romani më i mirë për të rinj. Më 1999 botoi romanin Marina, më 2001 librin Hija e erës, që shënoi miliona kopje të shitura anekënd botës, dhe më pas ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania