Blije këtë produkt
1500 Lekë

Historia e vendeve të ulta Nga shekulli i XVI deri në ditët tona ( Botuar nga: Dituria në 2019 )

Autori:  Friso Wielenga
Përkthyesi:  Kujtim Ymeri

Janë të rrallë librat që ofrojnë një vështrim të përgjithshëm të historisë së Vendeve të Ulëta. Këtë boshllëk e plotëson Historia e Vendeve të Uleta: Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë deri në ditët e sotme, shkruar nga Friso Wielenga. Ai ofron një përmbledhje moderne dhe të integruar të historisë së Vendeve të Ulëta , duke filluar nga periudha në të cilën vendi mori formën e një entiteti gjeografik, administrativ e politik dhe vë në diskutim supozimin se historia holandeze që nga shekulli i 16 karakterizohej nga konsensusi politik dhe toleranca fetare. Meqënëse Ëielenga përdor pozicionin gjeografik të Vëndeve të Uleta dhe marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare, për ta kuptuar më mirë të kaluarën, pjesërisht të trazuar, dhe të tashmen e këtij vendi të vogël në Detin e Veriut, vendin kryesor në libër e zënë politikat e brendshme dhe të jashtme, të ndërthurura me zhvillimet ekonomike dhe kulturore në vija të përgjithshme. Historia e Vendeve të Uleta është një studim autentik, gjithëpërfshirës dhe i thelluar, me vlerë të madhe për studiuesit dhe studentët e historisë moderne europiane.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-292-07-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 434
  • Përmasat e librit: 140 x 209 x 27 mm

Njihu me Autorin

Friso Wielenga -

Friso Wielenga (lindur me 1956) eshte lektor i historise ne VU (Vrije Universiteti) ne Amsterdam dhe ne Universitetin e Bonit. Mori doktoraten me 1989 ne VU Amsterdam dhe nga viti 1990 deri me 1999 ishte profesor i asociuar ne Universitetin e Utrehtit. Gjate periudhes 1992-1997 ai e bashkonte kete post me drejtimin e ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania