Blije këtë produkt
1500 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Influenca e perandorisë Austro-Hungareze në ndërtimin e kombit shqiptar 1896-1908 ( Botuar nga: Dudaj në 2018 )

Autori:  Teodora Toleva
Përkthyesi:  Admira Nusha

Teodora Toleva ka mbrojtur Doktoraturën evropiane në Histori para komisionit të përbërë nga përfaqësues të Universitetit të Barcelonës, Universitetit të Londrës dhe Universitetit të Vjenës në shtator 2008. Studimet e saj i ka përqendruar te "Çështja Lindore", veçanërisht te çështja maqedonase, armene dhe shqiptare. Me interes për Dr. Tolevën janë studimi i Monarkisë së Habsburgëve dhe dukuria e emigracionit në histori. Gjatë shekullit XIX, për të krijuar shtetet e veta, kombet etnike luftojnë kundër perandorive, ndërsa gjatë shek. XX shtetet krijojnë kombet politike. Debati rreth çështjes se cili komb është etnik (natyral) apo politik (artificial) nuk pushon, sepse lidhet dhe me një çështje tjetër: sa historik dhe "shtetbërës" është një komb? Në Ballkan të paktën katër kombe janë politike - kombi shqiptar, kombi turk, kombi maqedonas dhe kombi boshnjak, gjë që tregon qëndrueshmërinë e procesit historik. Prej tyre tri të fundit kanë "etërit" e tyre: Qemal Ataturkun dhe Josip Titon, ndonëse jo të gjithë i quajnë këta "të ligjshëm". Ne këtë punim dr. Teodora Toleva ka ngërthyer dhe ka zbuluar me zotësi të gjitha aspektet e planeve dhe veprimeve të shumanshme të diplomacisë austro-hungareze, të cilat nxisnin aspiratat kombëtare të shoqërisë së ndarë shqiptare. Më së shumti, ato plane dhe veprimtari u shërbenin në mënyrë direkte ose indirekte interesave strategjike të kësaj fuqie të madhe në Ballkan. Misioni i Austro-Hungarisë në këtë drejtim është kompleks asaj i duhej të përballonte një varg faktorësh të jashtëm, të cilët pengonin realizimin e qëllimeve të saj politike (interesat e fuqive të tjera të mëdha në rajon, pozitat e Perandorisë Osmane, aspiratat e shteteve të reja kombëtare në Ballkan), si dhe faktorët e shumtë të brendshëm dezintegrues në shoqërinë shqiptare, të cilët kushtëzonin ndarjen tradicionale të saj dhe zgjimin e vonuar të ndërgjegjes mbarëkombëtare (struktura sociale fisnore, ndarja gjuhësore, copëtimi territorial, mungesa e gjuhës unike letrare dhe e një alfabeti të përbashkët, ndarja në tri fe, prapambetja ekonomike e shpirtërore, etj). Në misionin e vet, Austro-Hungaria e ka shumë të qartë se, për momentin, ndërhyrja aktive në favor të proceseve kombëtare-integruese në popullsinë shqiptare do të luajë rolin kryesor për zhvillimin dhe konsolidimin e ndërgjegjes kombëtare ndër elitën shqiptare, si edhe për drejtimin e këtyre proceseve në hullinë e interesave të veta strategjike në Ballkan, duke eliminuar konkurrencën e faktorëve të tjerë të jashtëm që kishin ushtruar dhe ushtronin ndikim mbi shoqërinë shqiptare.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë
Të dashur klientë ju informojmë se shporta është momentalisht e çaktivizuar për shkak të disa përmirësimeve në sistem.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-0-565-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 496
  • Përmasat e librit: 160 x 235 x 30 mm
  • Pesha: 700 g

Njihu me Autorin

Teodora Toleva -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania