Author Page

Irakli Koçollari


Dr. Irakli Koçollari ka një karrierë të pasur në fushën e diplomacisë ku ai ka shërbyer në detyra të larta pranë shërbimeve diplomatike Shqiptare në Evropë. Dr. Koçollari ka shërbyer në detyra të larta në institucionet shtetërore, përfshi këtu edhe në shërbimet e inteligjencës ku ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ai Gjithashtu ka punuar si këshilltari kryeministrit si dhe ka qenë Inspektor i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare.

Në fushën akademike Dr. Koçollari njihet për një numër të madh botimesh në fushën e filozofisë të së drejtës e të historisë, për të cilën e ka ndihmuar fakti se si një polyglot që është ai ka njohuri të mira të disa gjuhëve të vjetra si latinisht, greqishtja e lashtë etj. Është studiues i fushës së historisë dhe jurisprudencës. Ai ka botuar një numër të madh librash të formatit shkencor. Është autor i një numri kumtesash dhe referatesh në konferenca dhe simpoziume jashtë vendit si dhe autor i botimit të mjaft shkrimeve të tjera në fushën e historisë dhe të drejtës në periodikët shkencor brenda vendit. Dr. Koçollari është studiues i kodifikimeve Mesjetare Shqiptare dhe autor i monografive të botuara për Statutet Mesjetare dhe kanonikët e panjohur të kësaj kohe. Libri i tij “Policia Sekrete e Ali Pashës” ka marrë çmimin e parë si libri më i mirë i vitit 2010 për tërë ahpësirën e botimeve shqiptare.

View author books

All rights reserved. © 2015 Library Albania