Faqja e autorit

Isuf Kalo


PROF. DR. ISUF KALO lindi nëTepelenë në vitin 1942. Kreu Fakultetin e Mjekësisë nëTiranë në vitin 1964. U specializua në endokrinologji dhe diabetologji. Është ndër themeluesit dhe novatorët e këtij specialiteti në Shqipëri. Disa vite ka drejtuar Katedrën dhe Shërbimin e Sëmundjeve Endokrine në Fakultetin e Mjekësisë dhe Spitalin Universitar tëTiranës. Është Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor • dhe i laureuar me titullin "Punonjës i Shquar i Shkencës Shqiptare", si dhe anëtar themelues i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkences. Është mjeku i pare shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kopenhagën si drejtues i Programit Europian për Diabetin dhe i Departamentit të Cilësisë të Sistemeve Shëndetësore në Europe. Ai është themelues i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, ku ka iniciuar vizione, ide dhe metoda bashkëkohore përsistemin tonë shëndetësor. Ka qenë konsulent i Bankës Botërore në projekte shëndetësore, konsulent i pesë ministrave të Shëndetësisë, lektor në Universitetin e Dubrovnikut, ekspert i Ministrisë së Shëndetësisë sëTurqisë për programin e diabetit. Ka themeluar shoqatat mjekësore "Hypokrati"dhe "Jetë dhe shëndet" Është autor i shumë veprave në shtypin mjekësor vendas dhe të huaj. Është anëtar nderi në shoqata mjekësore ndërkombëtare, si dhe të vendeve të veçanta të Europës.
Prof. Dr. Isuf Kalo është Dekan themelues i Fakultetit të Shkencave MjekësoreTeknike në Universitetin Europian tëTiranës, si dhe kryeredaktor i revistës shkencore mjekësore "Medicus".

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania