Blije këtë produkt
1000 Lekë

Jeta ime jo aq e përsosur ( Botuar nga: Dituria në 2019 )

Autori:  Sophie Kinsella
Përkthyesi:  Agim Doksani

Kejti, 26 vjece, është një vajzë fshati që ëndërron të bëhet një londineze me L të madhe. Ajo e adhuron jetën e metropoleve të mëdha, gjithë shkëlqim, por çështja është se nuk ia mban xhepi. Si shumë njerëz të moshës së vet, ajo bën punë afatshkurtra, të keqpaguara, bashkëjeton në një hapësirë të vogël me shoqe të padurueshme, që i hanë shpirtin me gërmëre, vishet me gjëra të lira, ushqehet si zogth. Por pavarësisht nga të gjithë këto, ajo nuk dorëzohet. Dhe, për më tepër, Kejti i lë të tjerët të besojnë se jeta e saj është fantastike, duke postuar në Instagram foto rrëzë-llitëse, kur e vërteta është krejt ndryshe. Ajo do të donte të bëhej si Demetra, madje të ishte Demetra, menaxherja e saj në agjencinë e famshme të marketingut, ku ajo tani punon, një 40-vjeçare e realizuar në profesion dhe në jetë, plot magji, plot vetëbesim dhe shumë egocentrike: gruaja me jetë të përkryer. Por kur befas Kejti mbetet pa punë përsëri, fati hyn në mes dhe i trazon kartat në lojë... Jeta ime jo aq e përsosur është një komedi që luan me shumë zgjuarsi me temën e dukjes. Sa njerëz në botë përpiqen të japin një imazh të vetes që nuk përkon aspak me të vërtetën?

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-292-09-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 399
  • Përmasat e librit: 140 x 207 x 33 mm

Komente editoriale

Komente nga Autore [Shtepia botuese]
"Një tjetër roman i jashtëzakonshëm i Kinsellës... një kombinim i përkryer i çasteve të këndshme, humorit të hollë me disa çështje të thella të familjes dhe marrëdhënieve romantike."

Booklist

"Jeta imejo aq epërsosur është një roman që lexohet i gjithi me një frymë dhe na kujton se kurrë nuk duhet të heqim dorë nga ëndrrat. Dhe sidomos, që jeta e përsosur nuk ekziston". 

JojoMoyes

"Kejti është një heroine fitimtare... Kinsella krijon personazhe të shumanshme, të pazakonta. Është një kënaqësi e vërtetë ta lexosh këtë libër".

Kirkns Reviews

Njihu me Autorin

Sophie Kinsella -

Madeleine Sophie Wickham (Madeleine Sophie Townley, lindur më 12 dhjetor 1969) është një shkrimtare Angleze e chick lit e cila njihet më së shumti për emrin e saj artistik Sophie Kinsella.Ndërkohë që punonte si juriste financiare, në moshën 24 vjeç, ajo shkroi novelën e saj të parë. Festa e Tenisit ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania