titleToAlt
Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne Ushtria mongole e udhëhequr nga Genghis Khan nënshtroi më shumë toka dhe njerëz në njëzetepesë vite, sesa romakët në katërqind vite. Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike. Që nga ngjitja e tij përmes kulturës fisnore, e deri te lulëzimi i qytetërimit që solli perandoria mongole, kjo vepër e shkëlqyer revizionizmi historik, nuk është asgjë më pak se historia epike se si u krijua bota moderne.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në një administratë që nuk njihet për qetësinë e saj, asnjë kometë nuk u ngjit më lartë, nuk ndriti më shumë, dhe nuk u fik në mënyrë më spektakolare sesa Anthony Scaramucci. Për njëmbëdhjetë ditë (jo dhjetë, siç është raportuar gjerësisht, dhe këtë ai do t'ia thotë cilitdo që është i gatshëm të dëgjojë), ai drejtoi departamentin më të rëndësishëm të komunikimeve në të gjithë botën, atë të Shtëpisë së Bardhë. Në fund të qëndrimit të tij të shkurtër - disa prej ditëve më kaotike dhe formuese të administratës Trump - nga një përfaqësues i presidentit për mediat televizive dhe radiot që njihej pak, ai u bë i njohur nga të gjithë njerëzit me emrin "Mooch". Ngjitja dhe rënia e Mooch-it, që tërhoqi vëmendjen e kombit, u shpalos si një dramë Shekspiriane me regjisor Martin Scorsese-n. Në zërin e tij të paimitueshëm, Anthony zbulon detajet pikante pas qëndrimit të tij të stuhishëm si drejtor i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai i tregon të gjitha dhe nuk i kursen ndjenjat askujt - përfshi njerëzve më të pushtetshëm të vendit. Nëse lëvizjet politike kuptohen më mirë përmes jetës së dikujt, atëherë nuk ka jetë më të mirë se ajo e Mooch-it, për të treguar ngjitjen e Donald Trump-it në Amerikë. Nga një shpërndarës i gazetës Neivsday të Long Island-it, me shpërndarjen më të madhe në Port VVashington, te Mjeshtër i Universit, siç i përshkruante njerëzit si puna e tij autori Tom Wolfe në librin Bonfire of the Vanities, jeta e Anthony-t ka qenë mishërim i Endrrës Amerikane. Megjithatë, ai e ka pranuar dhe vetë se u përfshi kaq shumë në karrierën dhe jetën dinamike, saqë harroi rrënjët e tij të klasës punëtore. Ai nuk ishte i vetmi që e shpërfilli këtë klasë. Lagje si ajo ku u rrit kishte në të gjithë vendin, të mbushura me njerëz që kishin humbur optimizmin, që ishin të papunë, ose që paguheshin pak, e që shpërfilleshin nga elitat dhe politikanët - derisa erdhi Donald Trump. Vetëm kur iu bashkua fushatës Donald Trump për President, si përfaqësues për median dhe këshilltar ekonomik, iu hapën sytë ndaj gjendjes së vështirë të klasës së mesme. U desh një ndërtues miliarder që jetonte në një kullë në Fifth Avenue, që t'i tregonte se çfarë i ldshte ndodhur lagjes në të cilën ai ishte rritur, dhe komuniteteve të ngjashme në mbarë Amerikën. Ishte ai momenti kur Anthony kuptoi se Donald Trump dhe politikat e tij ekonomike, ishin shansi më i mirë për të ardhmen e vendit. Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
... Deri sot në arkivat osmane nuk ishin gjendur dokumente mbi Sabatai Zevin. Kjo është edhe arsyeja që mbi Sabatai Zevin ishin thurur aq shumë teori konspiracioni, saqë është pretenduar se i gjithë dokumentacioni mbi Zevin që ndodhej në arkivat osmane ishte zhdukur. Libri që keni në dorë provon se teza të tilla nuk qëndrojnë dhe se, nëse Arkivi Osman do të hulumtohet me imtësi, do të jetë e lehtë gjetja e dokumenteve tëe shumta mbi Sabatai Zevin. Në këtë punim gjithashtu janë trajtuar edhe çështje si emigrimi i hebrenjve në Turqi, aktivitetet e tyre në vendin tonë dhe personalitete të njohura hebrenjsh që dolën në skenë. Të gjithë këta u trajtuan sipas periudhave përkatëse. Ndërsa pjesa që flet mbi mjekët hebrenj është edhe e para e llojit të vet të cilën e kemi përpiluar në mënyrë të detajuar duke shfrytëzuar burimet e dorës së parë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ikonomi … ka gërshetuar në një jo vetëm këmbnguljen e studiuesit , por edhe pragmatizmin dhe kureshtjen e etshme të gazetarit. Gazeta Mapo Libri i Ilir Ikonomit … është botim me rëndësi të madhe kombëtare . Gazeta Shqip Punim i mrekullueshëm, i shkruar në mënyrë elegante . Top Chanel Autori e ndriçon këtë figurë natyrshëm pa rënë në kurthin e idolatrisë , por dhe pa cinizëm dhe dashakeqësi . Tirana Observer
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër, i konsideruar si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër, i konsideruar si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde. Botimi i këtij libri, ku Adolf Hitleri farkëtoi si një bombë me sahat, tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, eugjenizmin, racizmin etj. - është i rëndësishëm pasi ky libër përcaktoi historinë e Europës. Autori i këtij libri pasi shkatërroi, dogji me dhjetëra kombe dhe vrau dhjetëra milionë njerëz, çoi në shkatërrim total dhe vetë kombin e tij. Adolf Hitleri ishte demagogu më i madh që ka parë bota deri më sot, sundues tiran, një figurë e tmerrshme, një monstër që urdhëroi krimet më makabre. Mendja e tij e sëmurë, në emër të pastërtisë së racës, projektoi dhe urdhëroi eliminimin e 6 milionë hebrenjve të pafajshëm. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional-socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t'i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit. Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi me përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Haremi është një fill i kuq që vjen që nga lashtësia, që i përket kulturës së Lindjes së Afert që prej rreth dymijë vjetësh përpara Krishtit. Është një institucion shoqëror, që lëviz me periudhat e veta, i aftë t' i mbijetojë shpërbërjes otomane dhe fundit të shembullit të tij historik më të famshëm, atij të Topkapisë. Është një botë grash, që jeton akoma sot në kasollet apo në shtëpitë prej rëre të shkretëtirës verioro-afrikane, që përbëhet prej taracave të bardha të shtëpive marokene dhe prej peisazheve të kaltra të detit të Tunizisë.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
"...çdo diskutim mbi një alfabet të gjuhës sonë është një çeshtje shkencore dhe zgjidhja e problemit duhet të bëhet vetëm nga personat kompetentë në këtë çeshtje, diskutimet e të cilëve nuk mund të ndikohen nga paragjykimet, cilatdo qofshin këto, as edhe nga interesat që ndjekin disa njerëz. Vetëm në këtë rast vendimi do të jetë i ndriçuar, i bazuar dhe në përputhje me shkencën gjuhësore." (1898) "Ky është qëllim' i besës: në duam të kënaqim Perëndinë, të kemi dashuri me njëri-tjetrin, në duam të rrojmë njerëzisht të kemi qytetërim, dhe në duam të jetojmë kombërisht duhet të rrokim qytetërimin e Perëndimit, meqënëqë gjëndemi ndë palc' të Evropësë!" (1908) "Jemi të mërzitur, jemi të lodhur pa dobi, duke u grindur me bisedime të politikës që nuk mbarojnë kurrë. Politika! fort mirë; po na duet dhe letratura, për Zonë! Kemi nevojë të dëfrejmë dopak, të jetojmë edhe me ëndërra. ...Për shumicën e shqiptarëve politika është një punë fort e lehtë dhe u vërtetoj se në këtë botë të rrëme, zanati m'i lehtë është të bënesh ministrë; s'ke nevojë të dish asnjë punë, asnjë mjeshtëri me themel... Një herë, në një kohë, populli lypte nga qeveritarët të jenë, sidomos, atdhetarë të vërtetë. Jo, sot s'është nevojë... S'ka pra m'i lehtë zanat se politika, o vëllezër shqipëtarë! (1922)
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çfarë ndodhi me të vërtetë në bunkerin e Berlinit, në atë katakomb tragjik, ku Hitleri kaloi vitet e fundit të jetës? Autorët kanë mbledhur dokumente dhe dëshmi, kanë bërë një hulumtim delikat dhe kompleks, që zgjati për më shumë se dy vjet, rezultatet e të cilit u lejuan atyre të paraqesin një tablo të plotë, gjithë vërtetësi dhe dramacitet, për ngjarjet që paraprinë dhe ndoqën "orën zero" të Kancelarisë së Rajhut III. Pjesa më e madhe e paraleleve historike të bëra mbi personin e Hitlerit, janë të pasakta. Nuk ishte Kaligula, as Neroni dhe as një Genghis Khan. Vetë Hitleri mendonte se mund të krahasohej në maksimum me Perikliun ose me Frederik Barbarosën. Mbase është më i përshtatshëm një krahasim që vjen nga letërsia: Rikardi III i Shekspirit, një figurë kjo e një ligësie me të vërtetë të fuqishme. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional-socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Rruga e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t'i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër tregon historinë e jashtëzakonshme të liderit të Francës moderne. De Gol është padyshim figura më e shquar e historisë franceze të shekullit të XX. Emri dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me momente të tilla sikurse ishin gjendja kritike në prag të Luftës së Dytë Botërore, organizimi dhe udhëheqja e rezistencës franceze kundër pushtuesit fashist, reformimi i strukturave dhe krijimi i shtetit të ri francez, që njihet ndryshe si Republika e V.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky botim mund të konsiderohet deri diku një libër historie. Por ama, vetëm deri diku, sepse ai është bazuar fort në historitë e pasuesve të familjeve austro-shqiptare, që ende jetojnë në Shqipëri. Në disa raste bëhet fjalë për brezin e tretë, apo edhe të katërt, kështu që kujtimet janë shumë të vagullta, por mbase pikërisht andaj edhe shumë të bukura. Në të tjera histori bëhet fjalë për pasues të brezit të dytë, kështu që kujtimi i protagonistëve të këtyre historive ka ardhur mes nesh, në njëfarë mënyre, sikur ata të ishin ende gjallë. Libri ynë me histori fatesh austro-shqiptare nuk pretendon assesi të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. Kështu që, shumë herë ka qenë e pamundur që nga thënie të shkëputura e konfuze të ngrihet historia e vërtetë, ajo që solli në Shqipëri austriake e austriakë të dikurshëm. Në raste të tjera, pasardhësit e këtyre familjeve kanë kohë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kërkesave tona për t'u lidhur me ta iu përgjigj vetëm heshtja. Jeta e sotme, e vrullshme, bën të vetën. Libri përmban copëza lumturie jetëshkurtër, qeshje të dashuruarish ëndërronjës, drithërima të frikësuarish, fate të mbara e të mallkuara, hedhje kuturu në vorbullat e jetës, aventura pa shpjegim, jetë të shkurtra e të gjata, ditë të vezulluara dhe të errëta, njësoj sikurse është vetë jeta.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Elisabetta de Paulay, vajza e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Budapestit, debutonte fare e re në skenë në rolin e Zhulietës së tragjedisë shekspiriane. Detyrohet të largohet nga Hungaria pas revolucionit të Bela Kunit, duke braktisur kështu skenën pas sukseseve të panumërta, për të nisur një jetë të re, përkrah bashkëshortit të saj Vittorio Cerruti, në atë kohë ambasador i Italisë në Pekin. Karriera diplomatike e ambasadorit do ta çonte nga Pekini në Moskë, nga Rio de Zhaneiro në Berlin e Paris. Ishin vite intensive për diplomacinë italiane dhe ajo me një finesë të shkëlqyer përballoi ngjarjet në sallonet më të rëndësishme të historisë, duke grumbulluar një material të çmuar. Falë kulturës, inteligjencës, humorit, elegancës dhe angazhimit të saj, luajti rolin zyrtar në marrëdhëniet e ngatërruara diplomatike të kohës. Ashtu siç thotë Elisabetta Cerruti në këto kujtime: "... ishte ulur pranë tyre, në ato ditë të stuhishme për botën". Lexuesi ka mundësinë që, nëpërmjet penës së shkathtë të autores, me ngjarje, situata e dialogë realë apo tablo tejet interesante e të vërteta, të njohë shumë njerëz të pushtetshëm të kohës, si Hitleri, Himleri, Stalini e Musolini, apo bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mary Edith Durhami është një mal i lartë, tepër i lartë për t'u ngjitur. Të mendosh për veprimtarinë dhe veprën e saj është një tronditje e thellë shpirtërore. Të shkruash sa dhe si duhet është një ndërmarrje e mundimshme, që do shumë kohë. Por nderimi dhe dashuria që ne shqiptarët kemi për të, janë nxitje e frymëzim detyrues. Në pamundësi për t'i ngritur një monument, i kushtohet ky libër, në shenjë mirënjohjeje shqiptare, me shumë nderime dhe dashuri. Nga ky libër, shqiptarët do të mësojnë më shumë të vërteta nga historia e tyre, më shumë të dhëna për kombin dhe për vetveten, për qëndrimet e sjelljet e fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha, në fillim të shekullit XX.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidherime të një gruaje unike, 30 vjet pas vdekjes së saj. Adhurimi për Callas-in e ka bërë autorin të kërkojë me kureshtje dhe dashuri mes qindra letrave me autografe, që Hyjnorja i shkruante në fillim në një kopje, para se t'ua niste miqve të saj më të afërm, dhe në shumë raste, vetes së saj në formën e një ditari personal. Mbështetur në këto materiale me rëndësi të veçantë dhe të pabotuara më parë, Signorini ka rrezikuar duke braktisur rrugën e zakonshme për shkrimin e një biografie, ndërsa ndërton jetën e këngëtares legjendare nëpërmjet letërkëmbimeve të saj emocionuese. Dhc ia del të shkruajë një roman drithërues, ku bashkë me Callas-in marrin jetë edhe ikonat e pavdekshme, si Marilyn Monroe, Grace Kelly, Marlene Dietrich... Suksesi i madh artistik i Maria Callas-it u shoqërua gjithmonë nga një jetë privatc e pafat. Një nga plagët e saj më të dhimbshme ishte raporti i vështirë me Aristotele Onassis-in. Një dashuri si në përralla, e stuhishme dhe e sëmurë, që shpejt u përball me ndërtuesin e paskrupullt të anijeve, me të cilin Maria pati edhe një fëmijë, që çifti e mbajti gjithmonë sekret. "Tepër krenare, tepër e brishtë" tregon një histori tragjike të dashurisë dhe vdckjes, shpesh e shënuar nga prani turbulluese dhe të padukshme, që marrin jetë për herë të parë në faqet e këtij libri. Një roman pasionant, ku Callas-i herë-herë merr pamjen e heroinave të saj, atyre që përgjatë gjithë jetës artistike iu dha zë, shpirt dhe ndjenja.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Biografia e plotë e yllit më të dashur të filmave Amerikanë. E gjithë bota e adhuron për buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse dhe mënyrën se si i jep dritë ekranit me filma si "Erin Brokoviç", "Buzëqeshja Mona Liza" dhe sigurisht, "Gruaja e Bukur". Por deri më sot gazetat sensacionale kanë botuar vetëm copëza nga jeta e vërtetë e Xhulia Robertsit. Biografi i njohur Xhejms Spada ka krijuar një portret të pasur dhe të hulumtuar deri në hollësi të Xhulias si aktore dhe si grua. Spada ka rrëmuar deri në zanafillën e prindërve të Xhulias në Xhorxhia për të nxjerrë në dritë të dhëna që të lënë me gojë hapur për prejardhjen e saj nga një familje e çrregullt, për fëmijërinë e saj të trazuar dhe jetën e hershme dashurore. Zbulimet që ka bërë mund të shpjegojnë arsyen se përse Xhulia i kaloi të njëzetat dhe fillimin e të tridhjetave duke u dashuruar pas një aktori në çdo film ku ka luajtur.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër rrëfen një talent të mrekullueshëm, lindur pa privilegje, në luftë me sfidat e veta, synimet, dramat familjare, tragjeditë e kohës. Një jetë e Coco-s, e Gabrielle-s, në të cilën Signorini futet me shkathtësi e xhentilesë, derisa arrin të kapë anët e karakterit, ndjenjat e thella, krijueshmërinë magjepsëse.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Besojmë se ky botim në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të luajë rolin e tij njohës dhe edukativ, si një përpjekje pozitive në afirmimin e vlerave, fakteve e dokumenteve historike. Është një nderim dhe mirënjohje ndaj përkushtimit të asaj pjese të kujtesës kombëtare, e cila mbas epokës heroike skënderbejane të shekullit XV, përbën një kulminacion të ri të historisë në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar, afirmon dinjitetin, forcën krijuese, kuptimshmërinë e sakrificave, vetëmohimin dhe shikimin largpamës të shqiptarëve, dashurinë e tyre për atdheun dhe kombin e vet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kërkesa për të hequr dorë nga iluzionet rreth gjendjes së vet është kërkesë për të hequr dorë nga një gjendje që ka nevojë për iluzione. Kritika ka flakur tej nga vargonjtë lulet false që i zbukuronin ato, jo që njerëzimi të vazhdojë t'i mbajë këta vargonj në formën e tyre të zhveshur nga çdo lloj gëzimi e çdo lloj kënaqësie, por që t'i flakë këta vargonj e të zgjatë dorën drejt një luleje të gjallë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një libër tepër i rëndësishëm për t'u lexuar nga kushdo që do të dijë e të kuptojë të shkuarën nga vijmë, jo thjesht një fotografi të një çasti të rëndësishëm të historisë sonë pak kohë përpara shpalljes së pavarësisë, por para së gjithash, realitetin njerëzor të një pjese të Shqipërisë para se ajo të bëhej e pavarur. Por, po ashtu, padyshim një libër që të ndihmon të kuptosh sa shumë fije të dukshme e të padukshme vazhdojnë të na lidhin me të shkuarën tonë, pa të cilat në fakt, është e pamundur të shpjegohet ajo që është Shqipëria e sotme me gjithë kundërthëniet e sfidat e saj dramatike.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Gjergj Kastrioti ynë është hero, jo vetëm i kombit shqiptar, por edhe i mbarë familjes së kombeve europiane. Ai është avokat i familjes dhe i qytetërimit europian; ai është i vetmi hero i kombit shqiptar dhe i familjes europiane, i cili e meriton plotësisht të quhet personalitet i veprave të virgjëra heroike.. Vlera e madhe që ka ky personalitet në historinë e kombit shqiptar dhe në themelimin dhe arkitekturën e shtetit të Arbrit janë të përjetshme dhe model për shumë popuj, kombe, politikanë, historianë, krijues, individë dhe shtete në mbarë botën demokratike dhe të qytetëruar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Me këtë vepër Barleti u ka lënë të gjallë breznive figurën e ndritur të Skënderbeut, princit të epiriotëve dhe mbrojtësit të flaktë të krishtërimit. Ky libër shquhet për përmbajtjen dhe vlerën edukative të veprës së përkthyer, për rolin që ajo ka luajtur, luan e do luajë në edukimin atdhtar të mbarë kombit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vjen më në fund në duart e lexuesve dhe studiuesve një tjetër botim shumë i rëndësishëm, sic është libri “Lekë Matranga”, nga autori arbëresh Matteo Mandala. Kjo vepër konsiderohet të ketë vlerë të madhe historike dhe gjuhësore, pasi është shkruar duke u bazuar në dorëshkrimet e Lekë Matrangës, që datojnë në vitin 1592, disa vite pas “Mesharit” të Gjon Buzukut. Vetë Mandala thotë se kjo vepër është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare. Ky libër me vlerë të madhe për studiuesit e gjuhës shqipe, vjen sot duke iu përmbajtur personazheve dhe mënyres origjinale të të trajtuarit të tyre nga Lekë Matranga.
Çmimi: 4000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është përshkrimi më shterues i jetës dhe vepres së Nolit, Eshtë një kryevepër në llojin e vet. Eshtë një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje per çdo aspekt te jetës së tij: si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i Nasho Jorgaqit meriton vleresimin më të lartë. Si Sherlok Holmsi akademik, Nasho Joigaqi, hedh syrin e tij të kthjellët dhe mendjen e tij pjellore. Rrallë ndodh për një shkenctar të kombinojë objektivitetin me zemërgjerësinë siç ndodh me studimet e tij (mbi Nolin). Ky libër është vëllimi i parë.
Çmimi: 1790 Lekë
titleToAlt
Ky libër është përshkrimi më shterues i jetës dhe vepres së Nolit, Eshtë një kryevepër në llojin e vet. Eshtë një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje per çdo aspekt te jetës së tij: si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i Nasho Jorgaqit meriton vleresimin më të lartë. Si Sherlok Holmsi akademik, Nasho Joigaqi, hedh syrin e tij të kthjellët dhe mendjen e tij pjellore. Rrallë ndodh për një shkenctar të kombinojë objektivitetin me zemërgjerësinë siç ndodh me studimet e tij (mbi Nolin). Ky libër është vëllimi i dytë.
Çmimi: 1590 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania