titleToAlt
Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionerët ashtu edhe për firmën. Autori përdor gjithë përvojën e tij ndërkombëtare për t'i ndihmuar pronarët në këtë periudhë të jetës dhe të karrierës së tyre, për t'i peshuar mirë të gjitha çështjet e përfshira. Libri është i pasur në shembuj dhe me këshilla praktike mbi mënyrat si të kapet kufiri më i lartë i të ardhurave të transaksionit dhe se si të kristalizohet vlera.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri të Kuptojmë Bursën ka ndihmuar të gjithë lexuesit e saj, që nga investitorët fillestarë e deri tek veteranët e Wall Street-it, për të kupluar me saktësi se si funksionon tregu dhe sesi të përcaktojnë se çfarë aksionesh të blejnë dhe cilat prej tyre ti shmangin. Ribotimi i përsëritur i këtij libri që ndodhet ne top-sell-ing guidë, është shume i lehtë për tu lexuar, praktik dhe i ndihmon lexuesit të njihen me të rejat e fundit të tregut të Bursës së Wall Street.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
T'i bindësh njerëzit për një pikëpamje që ne kemi dhe t'i bësh ata të mbështetin gjykimin tonë me paratë e tyre është i gjithë thelbi i suksesit në botën e biznesit. Dhe pjesa më e vështirë e procesit të bindjes është ai çasti i shkurtër por intensiv, kur të duhet të paraqesësh rastin tënd te një klient i mundshëm. Ky libër flet pikërisht se si mund t'ia dalësh mbanë kësaj. Ka dhjetëra libra mbi mënyrat se si të motivoni stafin tuaj, si ta udhëhiqni, si të veproni më me efikasitet, apo si ta shndërroni të gjithë organizatën.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Në librin “Ditari i një ekonomisti”, të autorit Mitrush Kuteli është përfshihet botimi “Tri problema në lidhje me Bankën Kombëtare” (Konstancë, Shtypshkronja “Albania”, 1932), i vetmi libër shqip i shkruar nga Dr. Pas, ku ekonomisti bën tri analiza bazë: “Problema e Monedhës së Vogël”, “Problema e Fitimeve” dhe “Kapitali, Aksionet dhe Privilegji” të Bankës së Shtetit Shqiptar, institucioni ku Kuteli punoi si konsulent dhe më vonë drejtor i Drejtorisë Qendrore së saj. Botimi është i pajisur edhe me disa raporte zyrtare: “Raport mbi Çështjet Monetare-Financiare për t’u shqyrtuar prej Komisionit Shqiptaro-Gjerman”, “Mendime për Kombëtarizimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis”, “Raport mbi disa masa valutare për t’u marrë për mbrojtjen e interesave të ekonomis Kombëtare”. Ka aty letra drejtuar Rexhep Mitrovicës – Kryetar i Këshillit të Ministrave, Rrok Gerës, dhe në fund kujtime, ku flitet edhe për rëndësinë që Dr. Pasko i jepte monedhës shqiptare duke dënuar spekulimet. Ditari është mbajtur nga 2 nëntori deri më 24 dhjetor të 1943-it, në kohën kur Komisioni i Bankës së Shqipërisë ishte në bisedime me pushtuesin gjerman.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
luzionet monetare nuk janë një dukuri e re dhe as e panjohur. Gjatë pesë apo gjashtë shekujve të fundit, ato janë shfaqur valë valë, njëra pas tjetrës duke krijuar përshtypjen se askush nuk ka dashur të mësojë e të nxjerrë konkluzionet e duhura si për shkaqet e lindjes së tyre ashtu dhe për pasojat, shpesh katastrofike për shtete, kontinente apo mbarë globin. Duket sikur krizat monetare e financiare kanë qenë e do të jenë bashkudhëtaret e përhershme të zhvillimit dhë kapitalizmit. Në të gjitha rastet, konkluzioni mbi shkaqet e tyre ishte pothuajse i njëjtë: neglizhimi i fenomenit të spekulimit financiar si pasojë e euforisë për mundësisë pa Iimit që e krijon paraja dhe tregu financiar. Aq e vërtetë është kjo, sa në shumicën e librave apo studimeve në këtë lushë, fjalia e fundit është pothuajse e njëjtë në formën e pyetjes lakonike: Cila pritet të jetë kriza e radhës?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmbledh: • Një sintezë leksionesh të strukturuara. • Pjesë nga libra të autorëve të mëdhenj klasikë. • Fenomenet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale. • Shembuj që ilustrojnë dhe konkretizojnë analizën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka si objektiv të bëjë një analizë rigoroze të përmbajtjes dhe natyrës së Evropës ekonomike dhe sociale që po ndërtohet aktualisht, me qëllim vënien në dukje të forcave dhe dobësive që mund të shpjegojnë krizën e besimit që po kalon. Ai ka gjithashtu për qëllim të tregojë sfidat e ndryshme, raportet e forcave dhe skenarët që do të përcaktojnë Evropën e së nesërmes: Midis zonës së shkëmbimit të lirë dhe hapësirës politike të integruar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Botimi vjen në momentin e duhur, i shkruar me profesionalizëm të arrirë nga një ekspert i mirënjohur i ekonomisë dhe financave publike me shumë përvojë, autor i një sërë librave dhe analizash të ekonomisë, financave tona dhe atyre globale. Në të gjejmë një kombinim optimal të analizës së krizës së Eurozonës dhe të ndikimit të saj në ekonominë tonë dhe masave antikrize, vlerat e së cilave janë të dobishme jo vetëm për ekspertët e ekonomisë dhe të financave, drejtuesit e biznesit, publikun e gjerë, por edhe për vendimmarrësit politike për të përshtatur sjelljen e tyre ndaj fenomeneve të kësaj krize.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania