titleToAlt
"A gjendemi në Rrugicën e Maces?" - pyet Manuel Montobbio në faqet e para të këtij libri të shkëlqyer. "Përtej metaforës, ndodhemi të paktën përballë katër pasqyrave konkave dhe konvekse, përballë lenteve, përmes të cilave shohim veten, të tjerët dhe botën. Shohim botën e Perëndimit dhe konstruksionin e universalitetit të tij të pretenduar; shohim botën e Orientalizmit dhe orientalizmat, nëpërmjet të cilave që nga Perëndimi shohim Lindjen, pohojmë dhe përkufizojmë Tjetrin; shohim botën e Oksidentalizmit dhe oksidentalizmat, përmes të cilave të tjerët shohin dhe përkufizojnë Perëndimin; shohim botën e "vlerave aziatike", deklarimi i të cilave që nga Azia pretendon të mbështesë dhe të afirmojë një universalitet apo vlera kolektive ndryshe nga vlerat e deklaruara si universale prej Perëndimit dhe për Perëndimin."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për mbi katër dekada, “Politika ndërmjet Kombeve” është konsideruar nga shumë njerëz si teksti kryesor i politikës ndërkombëtare. Tani në botimin e tij të gjashtë, temat e tij kryesore, që përfshijnë edhe interesin kombëtar dhe pushtetin, janë të zakonshme për zbatuesit e politikës së jashtme. Në të njëjtën kohë ka filluar të ndihet edhe vlera e tij për një publik akoma më të gjerë.
Çmimi: 1450 Lekë
titleToAlt
Është një vepër e veçantë dhe e jashtëzakonshme: rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Eshtë një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të përsosur mes tyre. Vetëm kur çdo pikë të jetë lidhur me tjetrën, do të na shfaqet para syve kuadri i përgjithshëm mahnitës. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të mbetemi gojëhapur ndërkohë që, faqe pas faqeje, lcke na zbulon të vërtetat rreth çdo gjëje, nga ngjarjet e historisë së lashtë deri te Interneti holografik që sundon në realitetin tonë. Konspiracioni global, që synon vendosjen e një shteti oruellian, nuk është thjesht "teori". Përkundrazi, është një fakt që mbështetet nga një varg i pafundmë provash dhe përvojash të përditshme. Një rrjet familjesh të lidhura mes tyre, origjinat e të cilave vijnë që nga epokat e largëta, po manipulon ngjarjet përmes politikanëve kukulla dhe personazheve të njohura, dhe po përpiqet kështu të vendosë në mbarë botën një tirani të përgatitur prej kohësh. Por ditët e qëndrimit të tyre në hije tashmë kanë marrë fund. David lcke hedh dritë mbi popullin e hijeve dhe i jep fund kësaj fshehtësie kaq thelbësore për suksesin e tyre. Kush jemi? Ku gjendemi? Përse bota është kështu si është? Vazhdo të lexosh. David lcke është studiues i historisë së fshehtë dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencier. Pasi ka punuar për kanalin BBC dhe media të tjera, sot zëri i tij përfaqëson një nga alternativat më domethënëse ndaj informacionit zyrtar. Në të gjithë botën numërohen miliona lexues të këtij autori dhe veprave të tij të shumta: "Sekreti më i madh", " Dashuria e pafundme është e vërteta e vetme, gjithçka mbetet është vetëm iluzion", "Liza në botën e çudirave dhe shkatërrimi i Kullave Binjake", "Bijtë e Matriksit", "Unë jam vetvetja, Unë jam i lirë", "Kronika nga spiralja e kohës"etj.
Çmimi: 2100 Lekë
titleToAlt
Elisabetta de Paulay, vajza e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Budapestit, debutonte fare e re në skenë në rolin e Zhulietës së tragjedisë shekspiriane. Detyrohet të largohet nga Hungaria pas revolucionit të Bela Kunit, duke braktisur kështu skenën pas sukseseve të panumërta, për të nisur një jetë të re, përkrah bashkëshortit të saj Vittorio Cerruti, në atë kohë ambasador i Italisë në Pekin. Karriera diplomatike e ambasadorit do ta çonte nga Pekini në Moskë, nga Rio de Zhaneiro në Berlin e Paris. Ishin vite intensive për diplomacinë italiane dhe ajo me një finesë të shkëlqyer përballoi ngjarjet në sallonet më të rëndësishme të historisë, duke grumbulluar një material të çmuar. Falë kulturës, inteligjencës, humorit, elegancës dhe angazhimit të saj, luajti rolin zyrtar në marrëdhëniet e ngatërruara diplomatike të kohës. Ashtu siç thotë Elisabetta Cerruti në këto kujtime: "... ishte ulur pranë tyre, në ato ditë të stuhishme për botën". Lexuesi ka mundësinë që, nëpërmjet penës së shkathtë të autores, me ngjarje, situata e dialogë realë apo tablo tejet interesante e të vërteta, të njohë shumë njerëz të pushtetshëm të kohës, si Hitleri, Himleri, Stalini e Musolini, apo bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me këtë botim synohet të analizohen dhe të paraqiten në një mënyrë të përmbledhur zhvillimet më të spikatura të jurisprudencës së GJEDNJ në lidhje me nenin 8 të Konventës që ka të bëjë me të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij; ka qenë trishtim që ka ardhur nga një luftë e përgjithshme që të torturon ditë për ditë me bombardimet e me të vrarët në luftë; ka qenë fatkeqësi natyrore që ka krijuar një vështirësi tërësore për të vijuar jetën si një ecuri biologjike; apo, ka qenë, më në fund, një rrjedhojë normale e jetës e cila, si rregull, për të gjithë, ka udhëtarë të përbashkët: trishtimin, tmerrin dhe gabimin? Të gjitha këto mund të jenë, por, gjithsesi, unë në këtë Vëllim do t'i qëndroj pandarësisë se gjithçka e trishtë ka pasur një kuptim që vjen e krijohet nga kushtet detyruese të jetës që të imponojnë të tjerët. Kur jeta është imponim, ajo ka në brendësi të vet gjithmonë trishtimin, por, kur e di këtë, varet tërësisht nga ti nëse je apo jo i aftë për të dalë nga ky trishtim dhe për të qëndruar në një kohë që, ndonëse ikën për të të konsumuar jetën, nuk mund të ikë nëse ti ke ditur që ta mbushësh me mendimin tënd, me idetë e tua, dhe, më në fund, me krijimin tënd.Trishtimi në fakt, është injorancë, sepse të kap atëherë kur ti nuk je në gjendje të kuptosh fenomenin: tmerri është frika, që vjen nga kujtimi i vdekjes, sidomos kur ajo të kujton se është shumë pranë dhe kur e di se atë mund të ta shkaktojnë të tjerët që i janë imponuar jetës tënde; kurse, gabimi, është rasti i mosfunksionimit intelektiv të asaj që i themi zgjedhje. Cila prej tyre duhet të më përkasë mua? Është e vështirë, po në fund të fundit, pse duhet të imponohem? Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania