titleToAlt
Pas kapitullimit të Gjermanisë në Luftën II Botërore, James Milano, oficer i shërbimit sekret të ushtrisë amerikane/ drejtoi një grup te cilit iu besua detyra e shërbimeve sekrete, në periudhën e pasluftës në Austri. Duke shpikur teknikat e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dhe duke improvizuar metoda inteligjente, majori dhe grupi i tij krijuan konfuzion në forcat sovjetike dhe hapën rrugën e arratisjes per dezertorët Nga rrëfimet mahnitëse të James Milanos del në dritë një botë e errët, protagonistët e së cilës janë spiunët, prostitutat, kriminelët, refugjatët dhe heronjtë. "Ato ishin goditje që rvuk u dëgjuan askund, breshëri të Luftës së Ftohtë/ të shtëna në heshtje dhe me mjeshtëri nga oficerët e shërbimit sekret ushtarak, që vetëm pak muaj më pare kishin qene ne front. J. Milano ishte arkitekt i "Shtegut të minjve", këtij rrjeti tepër sekret, që i çonte dezertorët sovjetikë në një vend të sigurt në Perëndim. Zotësia e oficerëve e veprimet e guximshme përzihen me doza humori në këtë tregim të vërtetë e tërheqës, që jep mjaft të dhëna, që historia i ka lënë jashtë/' - Joseph P. DeSario Bashkautor i Crusade: Undercover Against the Mafia and KGB Koloneli James V. Milano, oficer i shërbimeve sekrete gjatë Luftës II Botërore, komandoi Shërbimin e Fshehtë të Ushtrisë për një vit e gjysmë pas luftës. Nga viti 1947 deri më 1950 ai ishte shef i operacioneve të forcave të dislokuara amerikane. Milano u tërhoq nga Ushtria më 1966. Patrick Brogani është korrespondent nga Uashingtoni për The Herald (Glasgou). Eshtë autor i një sërë librash të tjerë si: Deadly Business: The Story of Sam Cummings and Interarms, The Fighting Never Stopped dhe Captive Nations: Eastern Europe, 1945-1989.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dikush mund të pyesë se çfarë kanë të përbashkët Parlamenti me një dhomë, rafti për tharjen e pjatave dhe tekstet e mesazheve. Apo çfarë lidhje ekziston midis pakos së lindjes, ksilitolit, saunës dhe vaktit falas në shkollë. Përgjigjja është e thjeshtë: të gjitha këto janë risi sociale finlandeze. Në Finlandë, si kudo gjetkë, atributet për arritjet ekonomike u takojnë risive teknike, por vetëm së fundi risitë sociale janë konsideruar si baza e harmonisë shoqërore. Barazia gjinore, arsimimi falas, siguria shoqërore universale dhe demokracia parlamentare, si dhe stabiliteti shoqëror që ata krijuan më pas, kanë siguruar mirëqenien e Finlandës. Ky libër, i cili është serioz dhe argëtues njëkohësisht, prezanton 100 risi sociale nga Finlanda.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, po nga vetë natyra dhe objekti i saj i parë: habia. Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë, domethënë për diçka që na pengon ta shohim dhe ta kuptojmë botën në çast. E para prej dukurive është vetë qenia, pra ekzistenca e materies dhe e botës. Prej kësaj çështjeje, kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Greqi ai lloj meditimi që, prej atëhere, nuk ka rreshtur së dhëni hov mendimit: filozofia. Historia e kësaj habie, vazhdimisht të trajtuar, përherë të gjallë, gjithmonë të riformuluar, Zhanë Hersh na e tregon duke u nisur prej disa filozofëve perëndimorë; para-sokratikët, Sokrati, Platoni, Aristoteli, epikureanët, stoikët, shën Agustini Thoma d'Akuini, Dekarti, Spinoza, Laibnici, Loku, Kanti, Hegeli, Konti, Marksi, Frojdi, Bergsoni, Kirkegori, Niçja, Haserli, Hajdegeri, Jaspersi. Gjithashtu, autorja na thotë se kjo histori e filozofisë është, ashtu siç ka qenë filozofia në të gjitha kohërat: aktuale.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky botim mund të konsiderohet deri diku një libër historie. Por ama, vetëm deri diku, sepse ai është bazuar fort në historitë e pasuesve të familjeve austro-shqiptare, që ende jetojnë në Shqipëri. Në disa raste bëhet fjalë për brezin e tretë, apo edhe të katërt, kështu që kujtimet janë shumë të vagullta, por mbase pikërisht andaj edhe shumë të bukura. Në të tjera histori bëhet fjalë për pasues të brezit të dytë, kështu që kujtimi i protagonistëve të këtyre historive ka ardhur mes nesh, në njëfarë mënyre, sikur ata të ishin ende gjallë. Libri ynë me histori fatesh austro-shqiptare nuk pretendon assesi të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. Kështu që, shumë herë ka qenë e pamundur që nga thënie të shkëputura e konfuze të ngrihet historia e vërtetë, ajo që solli në Shqipëri austriake e austriakë të dikurshëm. Në raste të tjera, pasardhësit e këtyre familjeve kanë kohë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kërkesave tona për t'u lidhur me ta iu përgjigj vetëm heshtja. Jeta e sotme, e vrullshme, bën të vetën. Libri përmban copëza lumturie jetëshkurtër, qeshje të dashuruarish ëndërronjës, drithërima të frikësuarish, fate të mbara e të mallkuara, hedhje kuturu në vorbullat e jetës, aventura pa shpjegim, jetë të shkurtra e të gjata, ditë të vezulluara dhe të errëta, njësoj sikurse është vetë jeta.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Elisabetta de Paulay, vajza e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Budapestit, debutonte fare e re në skenë në rolin e Zhulietës së tragjedisë shekspiriane. Detyrohet të largohet nga Hungaria pas revolucionit të Bela Kunit, duke braktisur kështu skenën pas sukseseve të panumërta, për të nisur një jetë të re, përkrah bashkëshortit të saj Vittorio Cerruti, në atë kohë ambasador i Italisë në Pekin. Karriera diplomatike e ambasadorit do ta çonte nga Pekini në Moskë, nga Rio de Zhaneiro në Berlin e Paris. Ishin vite intensive për diplomacinë italiane dhe ajo me një finesë të shkëlqyer përballoi ngjarjet në sallonet më të rëndësishme të historisë, duke grumbulluar një material të çmuar. Falë kulturës, inteligjencës, humorit, elegancës dhe angazhimit të saj, luajti rolin zyrtar në marrëdhëniet e ngatërruara diplomatike të kohës. Ashtu siç thotë Elisabetta Cerruti në këto kujtime: "... ishte ulur pranë tyre, në ato ditë të stuhishme për botën". Lexuesi ka mundësinë që, nëpërmjet penës së shkathtë të autores, me ngjarje, situata e dialogë realë apo tablo tejet interesante e të vërteta, të njohë shumë njerëz të pushtetshëm të kohës, si Hitleri, Himleri, Stalini e Musolini, apo bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në libër shqyrtohen planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë dhe të princave italianë.Një libër mjaft interesant ku autorit i është dashur të nxjerrë materjal të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit perëndimor
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një përjetim interesant i historisë së ndërlikuar, të lavdishme dhe tragjike të një qyteti me mësime pozitive dhe negative për kohën tonë. “Selaniku, qyteti i fantazmave” trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Se si kjo botë perandorake tolerante dhe aktive e kozmopolitane u shfaq dhe më pas u zhduk nën presionin e nacionalizmit, zjarrit dhe nga dy luftërat botërore, është tema e kësaj elegjie të mrekullueshme për atë që humbi, teksa Europa hyri në epokën e modernizmit.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përshkruhen mjaft mirë gjendja në Ballkanin e midis viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet. Luftërat janë përshkruar në aspektet e tyre strategjike, sikurse edhe në dramën që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë europiane. Një eksperiencë që pati rrjedhime të shumta në marrëdhëniet politike e kulturore midis vendeve ballkanike, shenjat dhe kuptimet e të cilave nuk pushojnë së rënduari edhe sot në procesin e integ-rimit europian të rajonit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pierre Milza, autori i librit ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadishullin si protagonist të historisë, që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje (nga etruskët deri në ditët tona) bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin, përbri ngjarjeve politike dhe ushtarake, gjithçka tjetër që ndihmon për të përcaktuar jetën e një trualli në harkun e tre mijë vjetëve: zakonet e vendit, konfliktet e brendshme, besimet fetare, organizimin shoqëror, prirjet demografike, kushtet shëndetësore, zbulimet shkencore, bujqësinë, industrinë, artizanatin, mendimin filozofik, ndikimet e huaja, artin e fisnikëve dhe atë të popullit, shkurt, kulturën në kuptimin e vet më të gjerë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta dhe dialogë me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të së drejtës. Ky vëllim përshkon të gjithë historinë e krishterimit me një vëmendje të orientuar qoftë në zhvillimin e institucioneve kishtare, qoftë në format e besimit të besuar dhe të jetuar. Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri te perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë të Historisë së arkitekturës moderne janë dokumentuar origjina e lëvizjes moderne (nga Revolucioni francez e këndej), periudha e parë pioniere me Arts and Crafts të Morris dhe Art Nouveau të arkitekteve Horta, van der Velde, Olbrich, Gaudi dhe Loos, periudha racionaliste e shënjuar nga Le Corbusier, Gropius dhe Bauhaus, Mies van der Rohe dhe nga ekspresionizmi i Mendelsohnit dhe, në fund stina organike, protagonist i së cilës është arkitekti i shquar, Alvar Aalto.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim të dytë, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright-it dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietila, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar, pa humbur identitetin e vet. Stimuli krijues është i orientuar drejt asaj që Ajnshtajni e quajti "hapësirë pa kuti, ngjarje e lokalizuar jo vetëm në kohë por edhe në hapësirë. Kjo është ëndrra dhe angazhimi i çliruar nga dogmat e klasicizmit, nga pengu i një vizioni statik, perspektiv, tredimensional, i trashëguar nga Rilindja. Hapësira si një mjet për emancipimin vetjak dhe të komunitetit, që reflekton e sfidon shoqërinë për të stimuluar rinovimin e saj.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Leximi i këtij libri do t’ju ndihmojë në zbulimin e një paqeje të brendshme. Në këtë udhërrëfyes të plotë ju do të gjeni: • Strategjitë qetësuese për të përballuar frikërat irracionale dhe ankthet që shkaktojnë dobësi. • Metodat për të interpretuar të kaluarën tuaj dhe për të kuptuar të tashmen, për të arritur paqen dhe perspektivën. • Teknikat e relaksimit, te të cilat mund të mbështeteni kur ndiheni në panik. Hapat praktikë për të ndaluar mendimet që janë vërtet të frikshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një himn për Shqipërinë. “Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse, si këto kopshte të "Trianonit" të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur” – shprehet autori.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër ambicioz e sqarues ofron një analizë të ideve estetike dhe intelektuale që drejtuan krijimtarinë letrare gjatë 150 viteve të fundit. Calinescu, diskuton me mendjemprehtësi të rrallë dhe elegancë rreth marrëdhënieve komplekse midis konceptesh që përdoren rëndom, por rrallëherë janë përcaktuar saktësisht. Duke vepruar kështu ai u jep një ndihmë të veçantë studimeve bashkëkohore dhe kritikës. Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i "modernitetit".
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një paraqitje e shkurtër e shekujve të historisë sonë, e krizave dhe mëdyshjeve të saj, e arritjeve social-ekonomike dhe e shpresës për ditë më të mira “Historia e Spanjës” nuk është vetëm historia e mbretërve dhe heronjve, por edhe ajo e parmendës dhe e kopeve, e udhëtimeve detare dhe e burokracisë, e ligjeve dhe librave, e mbi të gjitha, një kujtim për ata që vuajtën traumën e skllavërisë, shfrytëzimin apo dhimbjen, të cilët retorikat patriotike i kanë harruar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Mary Edith Durhami është një mal i lartë, tepër i lartë për t'u ngjitur. Të mendosh për veprimtarinë dhe veprën e saj është një tronditje e thellë shpirtërore. Të shkruash sa dhe si duhet është një ndërmarrje e mundimshme, që do shumë kohë. Por nderimi dhe dashuria që ne shqiptarët kemi për të, janë nxitje e frymëzim detyrues. Në pamundësi për t'i ngritur një monument, i kushtohet ky libër, në shenjë mirënjohjeje shqiptare, me shumë nderime dhe dashuri. Nga ky libër, shqiptarët do të mësojnë më shumë të vërteta nga historia e tyre, më shumë të dhëna për kombin dhe për vetveten, për qëndrimet e sjelljet e fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha, në fillim të shekullit XX.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshmërisë, në perspektivën e një historie të plotë. Mënyrat e jetesës dhe të prodhimit, besimet dhe praktikat fetare, krijimet artistike dhe letrare, ideologjitë, mendimet filozofike dhe progresi shkencor. Kësisoj kemi përpara një studim origjinal të plotë e shumëplanësh rreth qytetërimit të rajoneve që formojnë Francën, vështruar në veçanëtinë dhe në marrëdhëniet e tyre reciproke, brenda një kombi.
Çmimi: 2500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania