titleToAlt
Ata që përkrahën globalizimin, dikur premtuan një botë të mbushur me fitues, një botë në të cilën tregtia e lirë do të vinte në lëvizje të gjitha anijet e botës, dhe e majta dhe e djathta ekstreme do t’u hapnin rrugën vlerave liberale të përqafuara universalisht. Vitet e fundit e kanë thyer këtë fantazi, pasi ata që kanë paguar çmimin për fitimet nga globalizmi, u janë drejtuar politikanëve populistë dhe nacionalistë për t’i shprehur zemërimin politikës, medias dhe elitës së korporatave, të cilët ata i fajësojnë për humbjet e tyre. Shtetet e Bashkuara zgjodhën një president proteksionist kundër emigracionit, i cili premtoi se do të “vendoste Amerikën në vend të parë” dhe u ktheu shpinën aleancave dhe traktateve. Në Europë, partitë politike anti-establishment fituan një popullaritet që nuk ishte parë prej dekadash. Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga Bashkimi Europian. Dhe siç tregon Ian Bremmer në këtë libër që të hap sytë, populizmi po përhapet ende. Globalizmi krijon plot fitues dhe humbës, dhe ata që nuk kanë fituar gjë duan ta korrigjojnë këtë. Ata kanë parë të ardhmëritë e tyre të vjetrohen. Ata dëgjojnë zëra të rinj dhe shohin fytyra të reja që i mbështesin. Ata ndiejnë kulturën e tyre që ndryshon. Ata nuk besojnë në atë çfarë lexojnë. Ata kanë filluar ta kuptojnë botën si një betejë për të ardhmen e cila na vendos në konflikt “ne” kundër “atyre”. Bremmer vë në dukje dallgën tjetër të populizmit global, atë që godet kombet në zhvillim përpara se ata të zhvillohen plotësisht. Ashtu si në Europë dhe në Amerikë, qytetarët duan siguri dhe mirëqenie, dhe po ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer me qeveritë të cilat nuk janë të afta t’ua mundësojnë këto. Për të mbrojtur veten, shumë qeveri ndërtojnë mure, si dixhitale, ashtu dhe fizike. Për shembull... - Në Brazil dhe në shtete të tjera që po zhvillohen shpejt, qytetarët krijojnë trazira kur pritshmëritë më të larta për një qeveri më të mirë nuk përmbushen – disfavori që vjen nga sukseset e qeverive në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria. - Në Meksikë, Afrikën e Jugut, Turqi, Indonezi, Egjipt dhe shtete të tjera në zhvillim, zhgënjimi i popullit me qeverinë është në rritje dhe po bëhen gati të luftojnë. - Në Kinë, ku dijenia për pabarazinë është gjithnjë në rritje, shteti po ndërton një sistem i cili përdor të dhënat që japin qytetarët për të përmbajtur kërkesën e ardhshme për ndryshim. - Në Indi, mjetet që tani përdoren për të mundësuar shërbime bazike për njerëzit që nuk i kanë pasur ndonjëherë, një ditë mund të shfrytëzohen për të shtrënguar kontrollin e partisë sunduese mbi pushtetin. Kur qeniet njerëzore ndihen të kërcënuara, ato e identifikojnë rrezikun dhe kërkojnë për aleatë. Ne përdorim armikun, të vërtetë ose imagjinar, për të mbledhur miq në anën tonë. Ky libër flet për mënyrat se si njerëzit do t’i interpretojnë këto kërcënime si luftë për mbijetesë. Flet për muret që qeveritë ndërtojnë për të mbrojtur ata që janë brenda nga ata që janë jashtë, si dhe për të mbrojtur shtetin nga qytetarët e tyre. Dhe flet se ç’mund të bëjmë ne për këtë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka një qëllim serioz: të nxjerrë në shesh supozimet që qëndrojnë pas dogmave mbizotëruese ekonomike të sotme.Ekonomisti I duartrokitur, Ha-Joon Chang na tregon me mprehtësi e me një mendje ironike se të gjitha zgjedhjet ekonomike janë edhe zgjedhje politike dhe ka ardhur koha të jemi të ndershëm për to. 23 Çështje për Kapitalizmin të Cilat Nuk ua Thonë, zbulon se si funksionon kapitalizmi global dhe se si nuk funksionon ai.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për “Politikat Ekonomike”, instrumentet dhe efektet në zhvillimin ekonomik e social të çdo vendi është diskutuar e diskutohet shumë. Politikat ekonomike të majta, të djathta, të qendrës, liberale, socialiste, socialdemokrate etj. Ideologjia dhe pozicioni politik duket se dominon frymën dhe zgjedhjen e politikave ekonomike të çdo vendi, të zhvilluar apo në zhvillim. Cilat politika ekonomike duhet të rekomandohen? Një pikëpyetje e madhe mbetet, një dilemë e vazhdueshme shoqëron përmbajtjen e tyre: cila është më e mira, më eficiente, më ndikuese në forcimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies së një vendi? Ludwig von Mises u jep një përgjigje brilante këtyre dilemave. Ludwig von Mises tregon se në shoqërinë e sotme globale gjithçka është rezultat i ideve. Merita e çdo klase politike, qeverie apo intelektualëve të çdo vendi është lufta ndaj ideve të këqija, ndaj ideve të gabuara në politikat publike. “Duhet të zëvendësojmë idetë e gabuara me ide të drejta e progresive "... duhet të mënjanojmë teoritë dhe idetë që mbështesin e justifikojnë dhunën... duhet të kundërshtojmë logjikën fiskale të konfiskimit të pasurisë, manipulimin autoritar të çmimeve, inflacionin dhe gjithë arsenalin e të këqijave nga të cilat po vuajmë". Rruga më e suksesshme drejt progresit nuk është socializmi apo autoritarizmi etatik, por ekonomia e lirë, tregu i lirë, liria e sipërmarrjes, demokracia funksionale etj. , me një fjalë, zbatimi korrekt i ligjeve, rregullave dhe institucioneve të kapitalizmit. Gjithkush duhet të bindet se kjo është rruga e vetme dhe më e sigurt e zhvillimit ekonomik e social të çdo vendi, kjo është ideja më progresive e kohës moderne.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë terren gjithnjë në rrëshqitje e rrokullisje drejt greminës së Revolucionit Ekonomik të  Tregjeve të Lira të Milton Fridmanit, Alternativa Historike e Naomi Klein na paraqitet si një kundërshti e atij miti të krijuar, realizuar nëpërmjet një lëvizjeje triumfuese madhështore dhe paqësore. Që nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale. Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në  The Guardian , kur ka konkluduar: Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. Doktrina Shok është njëri nga këto libra të pakët.Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante...Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë .William S. KOWINSKI,  San Francisco Chronicle
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionerët ashtu edhe për firmën. Autori përdor gjithë përvojën e tij ndërkombëtare për t'i ndihmuar pronarët në këtë periudhë të jetës dhe të karrierës së tyre, për t'i peshuar mirë të gjitha çështjet e përfshira. Libri është i pasur në shembuj dhe me këshilla praktike mbi mënyrat si të kapet kufiri më i lartë i të ardhurave të transaksionit dhe se si të kristalizohet vlera.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri të Kuptojmë Bursën ka ndihmuar të gjithë lexuesit e saj, që nga investitorët fillestarë e deri tek veteranët e Wall Street-it, për të kupluar me saktësi se si funksionon tregu dhe sesi të përcaktojnë se çfarë aksionesh të blejnë dhe cilat prej tyre ti shmangin. Ribotimi i përsëritur i këtij libri që ndodhet ne top-sell-ing guidë, është shume i lehtë për tu lexuar, praktik dhe i ndihmon lexuesit të njihen me të rejat e fundit të tregut të Bursës së Wall Street.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
E ardhmja është zgjedhja që bëjmë ne, jo një fatalitet. Të injorosh problemet që kemi sot, do të thotë të humbasësh shansin për t'i ndryshuar. Një libër i guximshëm, ku Thomas Friedman është një interpretues i rëndësishëm i botës së çoroditur në të cilën jetojmë. Bazuar në një punë kërkimore të hollësishme, godet ai vazhdimisht në shenjë. Libri përmban mjaft fakte tepër të rëndësishme, por, ç'është më e rëndësishmja merret me çështjen më të rëndësishme të kohës sonë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër përshkruan si të përballojmë këtë krizë të shumëfishtë, kryesisht në nivelin individual dhe me përdorinimin e minimumit të kapitalit. Libri hedh një vështrim në kulturat e kohëve para-industriale si dhe në kulturat tradicionale të kohëve moderne për tu përgatitur për realitetin dhe të ardhmen post-karbon.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Botimi vjen në momentin e duhur, i shkruar me profesionalizëm të arrirë nga një ekspert i mirënjohur i ekonomisë dhe financave publike me shumë përvojë, autor i një sërë librave dhe analizash të ekonomisë, financave tona dhe atyre globale. Në të gjejmë një kombinim optimal të analizës së krizës së Eurozonës dhe të ndikimit të saj në ekonominë tonë dhe masave antikrize, vlerat e së cilave janë të dobishme jo vetëm për ekspertët e ekonomisë dhe të financave, drejtuesit e biznesit, publikun e gjerë, por edhe për vendimmarrësit politike për të përshtatur sjelljen e tyre ndaj fenomeneve të kësaj krize.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania