titleToAlt
Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij. Si u krijua universi? A do të mbijetojë njerëzimi në planetin tokë? A ekziston jetë inteligjente përtej sistemit tonë diellor? A mund të na e kalojë ndonjëherë në zgjuarsi inteligjenca artificiale? Përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Stephen Hawking e zgjeroi kuptimin tonë për universin dhe zbuloi disa nga misteret më të mëdha të tij. Por edhe pse puna e tij teorike mbi vrimat e zeza, kohën imagjinare dhe universet e shumëfishtë ia çoi mendjen në pikat më të largëta të hapësirës, Hawking besonte se shkenca luan një rol themelor në ndreqjen e problemeve këtu në tokë. Dhe tani, ndërsa përballemi me ndryshime shkatërrimtare – përfshi ndryshimin e klimës, kërcënimin e luftës bërthamore dhe zhvillimin e super-inteligjencës artificiale – Stephen Hawking e kthen vëmendjen te çështjet më urgjente për njerëzimin. Gjithëpërfshirës, stimulues nga ana intelektuale, i argumentuar me pasion dhe i mbushur me humorin e tij karakteristik, PËRGJIGJE TË SHKURTRA PËR PYETJET MADHORE, libri i fundit i një prej mendjeve më të mëdha të historisë, është një këndvështrim personal mbi sfidat me të cilat përballemi ne si racë njerëzore dhe se ku ne, si planet, do të shkojmë më tej.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmbledh më shumë se 20 artikuj, ligjërata dhe biseda të prof. Fei Xiaotong, nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 2000. Tema e tyre qëndrore është se si qytetërimet do të bashkëjetonin në kontekstin e globalizimit të shpejtë. Fei propozon konceptin e tij "të vetëdijes kulturore", të përmbledhur shkurtimisht në aksiomën secili vlerëson më të mirën e vet, vlerëson më të mirën e të tjerëve, të gjithë vlerësojnë së bashku më të mirën për një harmoni më të madhe të të gjithëve". Ky koncept është rezultat i një pune studimore shumëvjecare në këtë fushë, dhe përfaqëson një sintezë të formimit të tij perëndimor dhe mendimit tradicional kinez.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në vizionin e Oshos, Zarathustra është, si të thuash, një njeri i përparuar dhe i shquar: njeri, i cili mund të qeshë e të derdhë lot njësoj si secili prej nesh, i cili mund të përjetojë tmerrin dhe teprinë e ndjenjave, krenarinë dhe vetëmohimin, dobësinë dhe fuqinë. Ai flet me ne fare haptas, duke ia lënë plotësisht gjykimit tonë, të jemi dakord apo jo, ta mbështesim atë apo të ecim në rrugën tonë. Dhe çdo gjë që na ka mësuar ai, na e ka mësuar si mik, duke çarë përmes të gjitha hyrjeve dhe daljeve drejt rrugës së të vërtetës, duke parë me vëmendje të përqendruar çdo hap dhe kthesë. Kështu që çdo bisedë e Oshos bëhet mësim për një temë të veçantë, kurse çdo temë është një hap në thellësi të udhëtimit. Kështu lindi "Perëndia që mund të vallëzojë" - njeriu që bëhet Perëndi, njeriu që guxoi të hiqte të gjitha prangat e virtyteve të rreme e të vlerave, i cili merr guximin të vallëzojë në pafajësinë tokësore dhe nga gëzimi i tepërt, duke kënduar "të shenjtën" po të vetë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pjesa më e madhe e njerëzimit duhet ta mësojë nevojën e kuptimit të drejtë të botës. Vetëm atëherë njeriu mund të bëhet me të vërtetë njeri. Tani njeriu mbetet njeri vetëm nga emri; në fakt ai ende nuk është shndërruar në njeri, meqenëse i mungojnë cilësitë e nevojshme: nuk ka dhembshuri, nuk ka dashuri, i mungon meditimi. Mungojnë lutja, mirënjohja, as festë nuk ka. Kryesorja është të kuptohet drejt e gjithë situata. Po si ka vepruar deri më tani njeriu? Çfarë nuk ka bërë drejt? Pse ka aq vuajtje rreth e rrotull? Pse nuk e shohim kurrë thelbin e vërtetë të problemit?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çështja e martesës mund të përkthehet tek kjo alternativë: ose burri dhe gruaja, të konsideruar në shpërfaqjen e tyre të trefishtë fizike, intelektuale dhe morale, janë në të gjitha aftësitë të barabartë: prandaj, për këtë arsye duhet të jenë njësoj edhe në familje, edhe në luftë; pra, në çdo funksion publik dhe shtëpiak. Ky libër flet për diferencat gjinore dhe shumë më tepër në të gjitha fushat e funksionimit njerëzor.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libri "Feja: Nëse ka zot ..." është i pari që ai shkroi drejt e në anglisht dhe përbën një përmbledhje të thelbit të mendimit të tij filozofik për sa i takon fesë, duke parashtruar nga një kënd shikim historik argumentet pro e kundër ekzistencës së Zotit gjatë rrjedhës së shekujve, duke nisur nga epikurianët deri te Niçja, apo hulumtimet bashkëkohore antropologjike.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Lumturia e frikës" Është një vepër filozofike, pa personazhe a më saktë me personazhe të nxjerra nga vetëdija, janë ideorë, koncepte abstrakte: Frika dhe Liria dhe gjyqi i tyre quasi sokratik, i pazakontë, në një mjedis me ideale mashtruese dhe ideale zhgënjyese ose me ideale të bjerrura, pa ideale fare dhe me përzierjen alarmante të të gjithave. Lexohet me ëndje për idetë që përçon brenda një kornize klasike, por me një tendosje egërshane.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri “Gjeniu i madh Edgar Kejsi”, është një libër ku autori ka dhënë shpjegime dhe ka bërë parashikime për: rimishërimin, vendndodhjen e kapsulës së të fshehtës së njerëzimit, qëllimin e ndërtimit të piramidave, ndikimin e meditimit dhe të ëndrrave në jetën e njerëzve, raportin e trupit me shpirtin, çfarë ndodh me shpirtin pas vdekjes, përshkrimin e jetës në kontinentin e zhdukur të Atlantidës, ndryshimet që do të ndodhin në planetin tonë dhe të ardhmen e njerëzimit.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania