titleToAlt titleToAlt
Në këtë terren gjithnjë në rrëshqitje e rrokullisje drejt greminës së Revolucionit Ekonomik të  Tregjeve të Lira të Milton Fridmanit, Alternativa Historike e Naomi Klein na paraqitet si një kundërshti e atij miti të krijuar, realizuar nëpërmjet një lëvizjeje triumfuese madhështore dhe paqësore. Që nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale. Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në  The Guardian , kur ka konkluduar: Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. Doktrina Shok është njëri nga këto libra të pakët.Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante...Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë .William S. KOWINSKI,  San Francisco Chronicle
Çmimi: 1500 1200 Lekë
titleToAlt
Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij, ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështje të rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit. Këtë histori autoritative, Roger Backhouse e ofron që nga Grekët e Lashtë e deri në shekullin XXI. Ekonomiksi lindi ngadalë por si një disiplinë e spikatur, jashtë teologjisë, filozofisë së moralit, administrimit dhe ligjit. Ai ka qenë thellësisht i influencuar prej teorive shkencore si ato të Njutonit dhe Darvinit, prej metodave të matematikës, siç është "Teoria e Lojrave", prej teknikave statistikore dhe avantazheve teknologjike. Dhe ai gjithmonë është përplasur për çështjet praktike të mirëqenies dhe luftës, kolonializmit dhe zhvillimit, kolapsit të komunizmit dhe tranzicionit të demokracisë kapitaliste. Me analizimin e figurave të mirënjohura duke përfshirë Adam Smithin, Maltusin, Marksin dhe Kejnesin në pozicionin e tyre historik, Backhouse sjell disa ide mbi tema të rëndësishme të patrajtuara më parë. Kjo përfshin rëndësinë e Islamit në Mesjetë; ngritjen e Ekonomiksit në SHBA; debatet e çështjeve midis dy Luftërave Botërore mbi sfidën e socializmit kundrejt tregut; ndikimin e Luftës së Dytë Botërore; dhe shtimin e fushave me brendi ekonomiksin në shekullin XX. Historia e Teorive Ekonomike ofron një panoramë përmbyllëse të këtij subjekti të rëndësishëm.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në librin “Ditari i një ekonomisti”, të autorit Mitrush Kuteli është përfshihet botimi “Tri problema në lidhje me Bankën Kombëtare” (Konstancë, Shtypshkronja “Albania”, 1932), i vetmi libër shqip i shkruar nga Dr. Pas, ku ekonomisti bën tri analiza bazë: “Problema e Monedhës së Vogël”, “Problema e Fitimeve” dhe “Kapitali, Aksionet dhe Privilegji” të Bankës së Shtetit Shqiptar, institucioni ku Kuteli punoi si konsulent dhe më vonë drejtor i Drejtorisë Qendrore së saj. Botimi është i pajisur edhe me disa raporte zyrtare: “Raport mbi Çështjet Monetare-Financiare për t’u shqyrtuar prej Komisionit Shqiptaro-Gjerman”, “Mendime për Kombëtarizimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis”, “Raport mbi disa masa valutare për t’u marrë për mbrojtjen e interesave të ekonomis Kombëtare”. Ka aty letra drejtuar Rexhep Mitrovicës – Kryetar i Këshillit të Ministrave, Rrok Gerës, dhe në fund kujtime, ku flitet edhe për rëndësinë që Dr. Pasko i jepte monedhës shqiptare duke dënuar spekulimet. Ditari është mbajtur nga 2 nëntori deri më 24 dhjetor të 1943-it, në kohën kur Komisioni i Bankës së Shqipërisë ishte në bisedime me pushtuesin gjerman.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmbledh: • Një sintezë leksionesh të strukturuara. • Pjesë nga libra të autorëve të mëdhenj klasikë. • Fenomenet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale. • Shembuj që ilustrojnë dhe konkretizojnë analizën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Romiti i bën Paolo Madron-it një rrëfim të kthjellët dhe herë pas here të pamëshirshëm, që duke ripërshkuar fillin e kujtimeve na lejon t'i lexojmë nën një dritë të re 50 vitet e ftindit të kapitalizmit italian në mënyrë që të rimarrim hovet pozitive duke shmangur gabimet e bëra gjatë rrugës.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania