titleToAlt
Temat e botuara në këtë libër kanë si bosht kryesor të ashtuquajturin Epir gjatë shekujve, duke nisur nga koha e pellazgëve e ri në kohët e reja. Duke qenë se për çështjet e trajtuara janë botuar shumë shkrim e me qëndrime të ndryshme nga autorë të ndryshëm, është parë e nevojshme që të merren në shqyrtim ato të autorëve më të njohur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me këtë vepër Barleti u ka lënë të gjallë breznive figurën e ndritur të Skënderbeut, princit të epiriotëve dhe mbrojtësit të flaktë të krishtërimit. Ky libër shquhet për përmbajtjen dhe vlerën edukative të veprës së përkthyer, për rolin që ajo ka luajtur, luan e do luajë në edukimin atdhtar të mbarë kombit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër jep arritjet e fundit me një liri veprimi mbresëlënëse, gjithashtu rrëmon brenda tyre me një shpirt që rrallë është pare. Bashkimi i gjuhës shkencore me një gjuhë ndihmëse për publikun e zakonshëm është një detyrë jo e lehtë, por Detektivi i Kozmosit është prova që kjo mund të bëhet.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Historiku e kinematografisë botërore është një libër me vlera njohëse në fushën e historisë e të zhvillimit të kinematografisë botërore dhe si i tillë përmban në vetvete dobinë e të botuarit në këtë kohë krize për filmin. Ky libër rendit kronologjikisht lindjen dhe zhvillimin e kinematografisë,por shpesh për kinematografi të veçanta hedh dritë jo vetëm në evenimente të saj, valë apo rryma, por edhe në periudha të thella krize, pa harruar shkolla të fuqishme filmi,personalitetet më në zë në këtë fushë të cilët me veprat e tyre filmike hapën rrugë të reja, apo eksperimentuan me sukses.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kjo metodë ju ofron: • Një paraqitje të përgjithshme të veçorive strukturore të gjuhës shqipe, të alfabetit, të morfologjisë dhe sintaksës së saj. • 17 mësime praktike me temë nga jeta e përditshme. • Një leksik tematik plotësues me rreth 1000 lema dhe shprehje të gjuhës së folur. • Tabela të zgjeruara gramatikore të lakimeve dhe zgjedhime në gjuhën shqipe.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Fillimi i historisë sonë, origjina e gjithësisë, për të cilën na flet shkenca prej disa vitesh, është shpërthimi i dritës në errësirën e kohërave. Por përpara se të interesohemi për këtë dukuri, ju lind pyetja se çfarë kishte përpara fillimit të universit dhe pastaj shumë pyetje të tjera. Në qoftë se doni të merrni përgjigje për pyetjet tuaja në librin “Historia më e bukur e botës” do të gjeni disa opinione të gërshetuara midis shkencës,fesë dhe gjithça tjetër midis të dyjave.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Libri i famshem albanologjik i anglezit Morton Frederick Eden , Shqipëria: Pakënaqësitë e saj dhe origjina e tyre, përkthim i hershem i Skënder Luarasit i cli u pergatit per botim nga Petro Luarasi. Gjendemi në pragun e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kur përfaqësuesit më të lartë të republikës kërkojnë me këmbëngulje studimin, publikimin e saktë të historisë kombëtare, vlerësimin si duhet të ngjarjeve kulmore të saj dhe nderimin e personaliteteve kontribues shqiptarë e të huaj. Krahas Atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit, i cili ngrehu sërish pas shekujsh robërie simbolin kombëtar, flamurin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, synohet të ndriçohen, siç e meritojnë, veprimtaritë e qindra atdhetarëve të shquar, nga tërë trevat etnike shqiptare e diaspora, të cilët me sakrifica e therrori të tejskajshme programuan, përgatitën dhe realizuan dëshirën shumëshekullore të popullit shqiptar për pavarësi. Gjithashtu synohet të njihen dhe të vlerësohen edhe të gjithë ata që kontribuan për ideimin, themelimin, ndërtimin dhe forcimin e shtetit sovran shqiptar.
Çmimi: 200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania