titleToAlt
Dokumentet që sjell ky punim janë një copëz e "këtij mozaiku" të madh, që "stuhitë" e kohëve e kanë shpënë larg në Arkivat Britanike. Ato vijnë për herë të parë për të plotësuar sadopak të panjohurat e shumta që ka "mozaiku i lashtë" i historisë së vendit tonë. Fondi i tyre na bën me dije për anë dhe çështje tërësisht të panjohura të një figure pak të njohur, shumë të debatuar, por që zë një vend të rëndësishëm në historinë e vendit tonë, Ali Pashës. Veç lëvizjeve pak të ndriçuara me karakter politik, ushtarak, diplomatik, apo ekonomik të këtij hegjemoni, dokumentet e arkivave britanike të këtij botimi sjellin edhe të dhëna me mjaft interes rreth përpjekjeve të këtij burri për mëvetësi dhe indipendencë. Këto dokumente vënë përpara drojës pretendimet e historiografisë tradicionale vendase apo të huaj për fillesat e nacionalizmit dhe përpjekjet gati një shekull më parë të këtij hegjemoni për një shtet të mëvetësuar dhe indipendent.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar. Pa jetëshkrimin e tyre e tyre, historia e kombit shqiptar do të ishte e cunguar. Kjo farë krenare, e cila, sipas burimeve greke, përllogaritet të jetë rreth 3 milion në Greqinë e sotme, vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë si një pjesë vitale e atij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruajtjes së identitetit. Për historinë, rrugën, kontributet dhe identitetin e arvanitasve, sot ka më shumë anë të errëta, të panjohura, të pandriçuara sa me të drejtë çdokush mund të shtrojnë pyetjet: Si u gjend tërë kjo masë e madhe e popullsisë arbërore në këto vise? Kur shkoi, ku u vendos dhe ku gjendet ajo aktualisht? Në ç'kushte dhe për ç'arsye ndodhi ky emigrim? Si u pritën ata nga vendasit? Ç'ngjau me ta në rrjedhat e shekujve?
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania