titleToAlt
Me poshtë do të gjeni thjesht shënimet e një kompozitori për shkrimtarin më të madh të letrave shqipe, me një fokus të vetëm: muzika në procesin krijues dhe në krijimtarinë letrare të Kadaresë, përmes një leximi muzikologjik dhe etnomuzikologjik të saj. Është një proces i vështirë, pasi duke pasur në thelb të kuptuarit e procesit shumëpërmasor të krijimit, jemi të një mendjeje me Helena Kadarenë kur thotë se "zanafillën e rrënjëve të një vepre shkrimtari nuk donte ta shpjegonte, sepse edhe të donte, s'do të dinte, edhe të dinte, s'duhej se kjo bënte pjesë në urdhrat e artit"
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër ambicioz e sqarues ofron një analizë të ideve estetike dhe intelektuale që drejtuan krijimtarinë letrare gjatë 150 viteve të fundit. Calinescu, diskuton me mendjemprehtësi të rrallë dhe elegancë rreth marrëdhënieve komplekse midis konceptesh që përdoren rëndom, por rrallëherë janë përcaktuar saktësisht. Duke vepruar kështu ai u jep një ndihmë të veçantë studimeve bashkëkohore dhe kritikës. Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i "modernitetit".
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Libri “Autobiografia e popullit në vargje”, përmban shënime që janë botuar e shkruar në shtypin letrar të viteve ’70, nga autori Ismail Kadare. Këto shënime sillen të ribotuara pa ndryshime për lexuesin sot.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania