titleToAlt
“Në pritje të një bebeje”, është një guidë e plotë mbi shtatzëninë dhe problemet e saj. Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojne të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dijnë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mire e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Ky libër bestseller në shumë vende të botës, zgjidh problemet në prostatë me anë të regjimit në ushqyerje, masazhit, bimëve mjekësore, homeopatisë dhe shumë etodave mjekësore. Prostata është një organ shumë i rëndësishëm prej të cilit burrat marrin vitalitet, energji krijuese, impulse seksuale dhe pa të cilin shëndeti i përgjithshëm dhe cilësia e jetës rrezikohen tej mase. Për fat të keq, çdo vit, mijëra burra i nënshtrohen heqjes me kirurgji të prostatës ose iu nënshtrohen rrezatimeve të rrezikshme: dy mënyra drastike ndërhyrjeje, të cilat, nëse arrijnë ta zgjidhin problemin e shfaqur, nuk arrijnë kurrë ta eliminojnë shkakun dhe, mbi të gjitha, përcaktojnë një përkeqësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës, me një rrezik të lartë për impotencë dhe inkontinencë. “90 ditë për të shëruar prostatën”, jo vetëm që ofron një tablo të plotë të teknologjive më të fundit mjekësore tradicionale, por edhe paraqet me shumë qartësi mundësi të reja dhe të sigurta kurimi pa efekte anësore. “90 ditë për të shëruar prostatën” ndër të tjera, na mëson: Të kuptojmë se çfarë e shkakton kancerin, duke përfshirë toksinat nga ushqimi, nga medikamentet, nga pesticidet dhe nga parazitët, që mund të hiqen qafe fare lehtësisht; T'iu kundërvihemi efekteve kancerogjene të toksinave dentare me prejardhje nga infeksionet e fshehura, nga mjekimi i kanaleve dhe nga mërkuri i pranishëm në 50% të amalgamës së mbushjeve dentare; Të pastrojmë dhe të forcojmë organet jetësore, duke përfshirë zorrën e trashë dhe prostatën; Të përmirësojmë jetën seksuale dhe të bëhemi më të fortë fizikisht dhe mendërisht; Të mos kemi mundësi të sëmuremi, duke riekuilibruar pehashin qelizor. Një kapitull i veçantë i kushtohet personalizimit të programit të shërimit për ta përshtatur me kërkesat dhe karakteristikat e çdo lexuesi.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania