titleToAlt
Veprimet që veprojnë përmbi kombet, kaq të shumta janë, të largëta e të mpleksura, sa shumë herë, shkoqitja e këtyre është e pamundshme. Por megjithëkëtë, kjo gjë s'na ndalon dot të mejtohemi për shkoqitjen e tyre. Se historia e kombeve të sotëm dhe ajo e kombeve të shkuar që kanë ardhur mbi faqen e dheut, studimi i klimës, i vendit, mbi njerëzit, mbi kombet, na kanë zbuluar mjaft të vërteta, për të dhënë kurajo të shkoqitim këto ngjarje. Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e tij, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë, se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot? Arbëri e vjetër, meqenëse fjala Shqipëri është fjalë e re, ndaj vjetërsisë së kombit tonë, për Shqipërinë e vjetër përdorim fjalën Arbëri; se kjo fjalë i kap të gjitha viset që kanë pasë ndenjur qëmoti, gjithë vëllazëritë arbnore. Arbëria ndahej në tri pjesë të mëdha: Iliria, Epiri, Maqedonia.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të djelë për të djelë çunat e asaj Korçës jetike Shqiptare i merrnin dhe i çonin në Bobushticë edhe u mësonin marrshin e Greqisë. "se gnorizo apo tin kopsi" "tu spathiu tin tromeri" "se gnorizo apo tin opsi" "pu me via metra ti gji". Kur dilte Hoxha në minare, oficeri grek mështillte çunat dhe u thoshte: Këta u kanë vrarë, e u kanë prerë, përgatituni për ti luftuar deri sa të zhduken. Po të vërejmë një hartë etnografike të shtypur nga Ministria e arsimit e Greqisë për shkollat greke, shohim me ngjyrë greke jo vetëm Korçën, Gjirokastrën, e Çamërinë, por edhe Durrësin edhe Elbasanin. Më 1885 një grup idealist frëng- italian edhe anglez, vendosën që të bëjnë propagandë për një konfederatë Ballkanike. Grumbull u nisën e shkuan në Athinë; një grup politikanësh grek të kryesuar nga një politikan i famshëm i quajtur Vurgari. Kur anglezët biseduan për krijimin e shtetit shqiptar, kryetari grek me gjak në fytyrë thotë: Ç' është ajo Shqipëri! Shqipëria është e destinuar të jetë me Greqinë.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania