titleToAlt
Libri "Kristoforidhi, një vështrim rinjohës" ka disa vlera që janë rezultat i kërkimit të autores. Shumica e burimeve: arkivistike dhe bukinistike, botohen për herë të parë. Autorja ka këshilluar në tërësi fondin e K. Kristoforidhit në AQSH, i cili është një fond modest krahasimisht me veprimtarinë e shumanshme të autorit, por, siç dëshmohet nga ky punim, ka anët e veta të shpërfillura për shumë arsye. Këtij fondi ajo i ka shtuar dokumente të administruara nga arkivi i muzeut etnografik të qytetit të Elbasanit, në mënyrë të vecantë të fondit të familjes Deliana. Veç kësaj, studiuesja, me një zell për t'u vlerësuar, që mund të shpjegohet dhe me profilin e saj si gazetare, ka arritur të krijojë mirëbesim dhe në trashëgimtarë të tjerë të burimeve që i takojnë dorës së vetë Kristoforidhit ose dhe të letërkëmbyesve me të: veprimtarë të periudhës romantike dhe postromantike. Kështu,dora-dorës është krijuar një koleksion dokumentesh që, të shpërndara siç kanë qenë deri më tani nëpër zyra e familje andej e këndej, duke përligjur vetëm prej tyre titullin e studimit: "Një vështrim rinjohës". Ky ka qenë dhe qëllimi i kërkimit: që të ndryshohet mendimi se Kristoforidhin e njohim, nuk ka më ç'thuhet për të, sidomos në pikëpamjen e lidhjeve të tij me albanologë dhe shoqata ndërkombëtare. Ndryshimi i mendimit nis qysh me gjenealogjinë e Kristoforidhëve, me historinë e patronimit, me përhapjen e tyre në Elbasan e gjetkë, me lidhjet farefisnore nëpër Shqipëri dhe rne të dhëna biografike të atij vetë.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania