titleToAlt
Erik Larson është pranuar gjerësisht si një mjeshtër i tregimtarisë nonfiction dhe në librin e tij të ri, autori i bestseller-it "Djalli në qytetin e bardhë", i referohet një historie të rëndësishme të zhvilluar gjatë ngjitjes së Hitlerit në pushtet. Në vitin 1933, në Berlin, William E. Dodd u bë ambasadori i parë amerikan në Gjermaninë e Hitlerit, një vit që u vërtetua të ishte një pikë kthese në histori. Dodd, një profesor dhe njeri i urtë nga Chicago, vjen në Gjermani së bashku me të shoqen, të birin dhe vajzën e tij, bukuroshen shpërthyese Martha. Fillimisht, Martha është e joshur nga madhështia dhe dëfrimet si dhe nga zyrtarët e rinj simpatikë të Rajhut të Tretë, me entuziazmin e tyre infektues për ta rikthyer Gjermaninë në superfuqi botërore. E dashuruar pas "Gjermanisë së re," ajo kalon nga një lidhje dashurore në tjetrën, duke përfshirë këtu edhe atë me shefin e parë të Gestapos, të nderuarin Rudolf Diels. Por ndërsa provat e persekutimit të çifutëve shtoheshin dhe konfirmoheshin nga dëshmitë e drejtpërdrejta, babai i saj telegrafon shqetësimin e tij në atdhe, tek një Departament Shteti gjerësisht indiferent. Dodd vështron i alarmuar ndërsa çifutët sulmohen, shtypi censurohet dhe drafte ligjesh të reja frikësuese fillojnë të qarkullojnë. Ndërsa ai vit i parë kalon dhe hijet thellohen, familja Dodd përjeton ditë plot emocion, intrigë, romancë dhe përfundimisht horror, kur një hov kulmor dhune dhe vrasjesh demaskon karakterin dhe ambicien e pamëshirshme të Hitlerit. I mbuluar nga një atmosferë e rëndë e kohës si dhe nga portretet e paharrueshme të Göring-ut të tmerrshëm dhe joshësit - e në të njëjtën kohë gjëmëmadhit - Goebbels, libri "Në kopshtin e egërsirave" paraqet një perspektivë tronditëse dëshmitarësh okularë të ngjarjeve, ndërsa ato zhvillohen në kohë reale, duke prezantuar një epokë të një nuance dhe kompleksiteti të papritur. Rezultati është një vepër verbuese dhe joshëse që flet me volume të tërë rreth faktit se përse bota nuk e njohu rrezikun e kobshëm të pozuar nga Hitleri derisa Berlini dhe e gjithë Europa, ishin mbytur në gjak dhe terror.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë terren gjithnjë në rrëshqitje e rrokullisje drejt greminës së Revolucionit Ekonomik të  Tregjeve të Lira të Milton Fridmanit, Alternativa Historike e Naomi Klein na paraqitet si një kundërshti e atij miti të krijuar, realizuar nëpërmjet një lëvizjeje triumfuese madhështore dhe paqësore. Që nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale. Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në  The Guardian , kur ka konkluduar: Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. Doktrina Shok është njëri nga këto libra të pakët.Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante...Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë .William S. KOWINSKI,  San Francisco Chronicle
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në kushtet kur ende nuk kemi mbërritur që të shkëpusim penjtë nga letërsia e mëparshme, pra të kemi një mendim autonom përmbi të, e detyrimisht edhe nga mendësia e leximit sociologjik dhe biografik të shkencës së atëhershme, por edhe sepse nuk ka ngjarë ende një hop cilësor, shkrimtarie letrare, nuk ka gjasa që të lëvrohet edhe një kritikë letrare e ndryshme, sepse pararoja e mendimit, e ndryshimit dhe e dinamikës së përhershme, ka pak lidhje me mykun e akademizmit, të djeshëm dhe të sotëm shqiptar. Këtu paraqitet një pjesë e vogël, e trajtimeve dhe shqyrtimeve letrare dhe kulturologjike, e artikujve letrare, e materialeve të botuara në shtypin e shkruar, si dhe duke sjellë pranë lexuesit disa tipe dhe mënyra komunikimi, me trajtesa dhe intervista mbi letërsinë dhe çështje të ndryshme, shqyrtime tekstologjike dhe kulturologjike, ku natyrisht është përzgjedhur pjesa që e ka më të theksuar tehun e analizës kritike, madje edhe kritikën e thekur ndaj realitetit letrar dhe kulturor.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
I botuar për herë të parë në vitin 1988, "Të marrësh dashurinë që do", ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje, dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Edicioni i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të reja dhe me një parathënie të detajuar. Filozofia e përditësuar e Dr. Hendrix ndihmon për të eliminuar gjithë negativitetin e ndërveprimit të së përditshmes tek çiftet, dhe lejon iexuesit e këtij edicioni që të përfitojnë nga zbulimet e tij të vazhdueshme gjatë një pune prej dy dekadash.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
luzionet monetare nuk janë një dukuri e re dhe as e panjohur. Gjatë pesë apo gjashtë shekujve të fundit, ato janë shfaqur valë valë, njëra pas tjetrës duke krijuar përshtypjen se askush nuk ka dashur të mësojë e të nxjerrë konkluzionet e duhura si për shkaqet e lindjes së tyre ashtu dhe për pasojat, shpesh katastrofike për shtete, kontinente apo mbarë globin. Duket sikur krizat monetare e financiare kanë qenë e do të jenë bashkudhëtaret e përhershme të zhvillimit dhë kapitalizmit. Në të gjitha rastet, konkluzioni mbi shkaqet e tyre ishte pothuajse i njëjtë: neglizhimi i fenomenit të spekulimit financiar si pasojë e euforisë për mundësisë pa Iimit që e krijon paraja dhe tregu financiar. Aq e vërtetë është kjo, sa në shumicën e librave apo studimeve në këtë lushë, fjalia e fundit është pothuajse e njëjtë në formën e pyetjes lakonike: Cila pritet të jetë kriza e radhës?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë normat zakonore të tij shprehje të brendshme dhe të vetvetishme të vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato, njohja e tyre do të mund të na dritësojë dhe të na prijë për të njohur vlerat psikologjike të popullatave malësore, apo të mbarë popullsisë shqiptare nëse dëshirohet më tej, ngaqë ato shprehin me to pjesën më të mirë të mbetur më të pastër dhe të paprishur, pavarësisht invazionit turk.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kanuni në përgjithësi shërben për të shprehur, më tepër se normat që përmbahen në një kod të shkruar apo të përcjellë ndër breza, gjithë tërësinë e normave zakonore sipas të cilave është rregulluar jeta e popullatave të malësisë së Shqipërisë së Veriut. Malësori, cilitdo bajrak apo fis t'i përkasë, kur pyetet mbi një institucion të caktuar, tregon elementët e tij dhe thotë "Kështu e don Kanuni”.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vjen më në fund në duart e lexuesve dhe studiuesve një tjetër botim shumë i rëndësishëm, sic është libri “Lekë Matranga”, nga autori arbëresh Matteo Mandala. Kjo vepër konsiderohet të ketë vlerë të madhe historike dhe gjuhësore, pasi është shkruar duke u bazuar në dorëshkrimet e Lekë Matrangës, që datojnë në vitin 1592, disa vite pas “Mesharit” të Gjon Buzukut. Vetë Mandala thotë se kjo vepër është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare. Ky libër me vlerë të madhe për studiuesit e gjuhës shqipe, vjen sot duke iu përmbajtur personazheve dhe mënyres origjinale të të trajtuarit të tyre nga Lekë Matranga.
Çmimi: 4000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është përshkrimi më shterues i jetës dhe vepres së Nolit, Eshtë një kryevepër në llojin e vet. Eshtë një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje per çdo aspekt te jetës së tij: si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i Nasho Jorgaqit meriton vleresimin më të lartë. Si Sherlok Holmsi akademik, Nasho Joigaqi, hedh syrin e tij të kthjellët dhe mendjen e tij pjellore. Rrallë ndodh për një shkenctar të kombinojë objektivitetin me zemërgjerësinë siç ndodh me studimet e tij (mbi Nolin). Ky libër është vëllimi i parë.
Çmimi: 1790 Lekë
titleToAlt
Ky libër është përshkrimi më shterues i jetës dhe vepres së Nolit, Eshtë një kryevepër në llojin e vet. Eshtë një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje per çdo aspekt te jetës së tij: si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i Nasho Jorgaqit meriton vleresimin më të lartë. Si Sherlok Holmsi akademik, Nasho Joigaqi, hedh syrin e tij të kthjellët dhe mendjen e tij pjellore. Rrallë ndodh për një shkenctar të kombinojë objektivitetin me zemërgjerësinë siç ndodh me studimet e tij (mbi Nolin). Ky libër është vëllimi i dytë.
Çmimi: 1590 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania