titleToAlt
Metoda e Lacan-it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhishkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta"; një Tjetër ku kjo e vërtetë përurohet; një dëshirë që çlirohet që andej dhe që nuk mund të nxirret më vete veçse me çmimin e një humbjeje, gjithmonë; dhe ideja se të gjitha këto paradokse i përgjigjen një logjike, të dallueshme nga çfarë e quajnë "psikizëm".
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej A. Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944-1945 janë hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944,nga vetë autori ; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959, është qëmtuar ndër arkiva. Nga kjo mori e materialeve të grumbulluara u përzgjodhën ato pjesë që pasqyrojnë më mirë idetë dhe zbulojnë aspektet e kësaj figure poliedrike, si historian, eseist, diplomat, gazetar, si tribun e si njeri i thjeshtë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Libri “Autobiografia e popullit në vargje”, përmban shënime që janë botuar e shkruar në shtypin letrar të viteve ’70, nga autori Ismail Kadare. Këto shënime sillen të ribotuara pa ndryshime për lexuesin sot.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësoi Shqipërinë e Zogut në Uashington,1926-1939, e deri sa vdiq në vitin 1942. Bazuar në dëshmi të arkivave amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse së Konicës me Zogun, me qeverinë e SHBA-së, miqësinë dhe polemikat mes tij dhe Nolit, si dhe një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Botimi i Dhiatës së re shqip më 1827 ishte fryt i fillimeve të rilindjes ballkanike. Ringjallja e popujve të Ballkanit, natyrisht, do të ndodhte kur Perandoria Osmane po merrte të tatëpjetën, por njëkohësisht ajo nuk u bë pa ndihmën e kulturës europiane që nga iluminizmi e deri te romantizmi, që nga rrjedhojat e Revolucionit Francez e deri te ardhja e Bajronit në Shqipëri te Ali Pashë Tepelena. Këtë libër e bënë shqiptarët me ndihmesën e drejtpërdrejtë të europianëve; e përdorën shqiptarët, madje duke e kthyer në pikënisjen e një tradite, dhe mori vlerësimin më të lartë të shkencës evropiane.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dr. Nikolla meriton përgëzimet tona për njëpunë me vlerë. Ai ashtë në pragun e një karriere që sjell përfitim për të gjithë shqiptarët, duke përfshirw edhe "fajtorët". Shteti zhvillon një veprimtari të gjerë ideologjike e kulturore për edukdmin komunist të punonjësve, për formimin e njeriut të ri. Shteti kujdeset në mënyrë të veçantë për zhvillimin dhe edukimin e gjithashëm të brezit të ri në frymën e socializmit e të komunizmit. Arsimi në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërise organizohet e drejtohet nga shteti, është i hapur për të gjithë dhe jepet falas: ai ndërtohet mbi bazën e botëkuptimit marksist-leninist dhe ko-mbinon mësimdhwnien me punën prodhuese dhe edukimin fizik e ushtarak. Arsimi ndjek traditat më të mira të shkollës shqipe kombëtare e laike. Shteti organizon e drejton zhvillimin e shkencës e të teknikës.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania