titleToAlt
Komente mbi librin "Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s'ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre. Ai shikon ata me dhembje, jo me përbuzje: pa libra, ata janë të dënuar të kalojnë "një jetë pa përgjigje... dhe shumë shpejt edhe pa pyetje"." The Guardian "Me një humor ngacmues që do t'i bëjë lexuesit nga 7 deri në 77 vjeç të qeshin, ky roman – ese është një apel për lirinë dhe të drejtat e lexuesit." Le Figaro "Çka është për t'u admiruar te Pennac – u, vetë shkrimtar, mësues letërsie, lexues i pangopur i romaneve, është fakti që ai nuk dëshiron kurrsesi që të rinjtë e sotëm të jenë të mërzitur nga libri. Ai e di se për t'ia arritur kësaj, mjafton të zbatosh një pedagogji të bazuar në entuziazmin ngjitës." L'Express "Një libër frymëzues dhe i freskët, që s'duhet të dalë kurrë nga qarkullimi." Nacional Literacy Trust Fragment nga libri Të drejtat e lexuesit 1. E drejta për të mos lexuar. 2. E drejta për të kapërcyer disa faqe. 3. E drejta për të mos e mbaruar një libër. 4. E drejta për të rilexuar. 5. E drejta për të lexuar çfarëdo qoftë... Me zë fillimisht të pasigurt, ai i kishte lexuar duke ngecur të dyja rrokjet, veçmas: "Ma-ma". Dhe, përnjëherësh: – M a m a! Kjo klithmë gëzimi kremton kurorëzimin e udhëtimit intelektual më madhështor që mund të merret me mend, një lloj hapi i parë në Hënë, kalimin nga arbitrariteti grafik më i plotë te kuptimi më i ngarkuar me emocion! Ura të vogla, dredha, rrathë... dhe... mama! Kështu e ka të shkruar, para syve, por kjo çel brenda atij! Nuk është një kombinim rrokjesh, nuk është një fjalë, nuk është një koncept, nuk është një mama, është mamaja e vet, e tij, një shndërrim magjik, që thotë jashtëzakonisht më shumë gjëra, sesa fotografia më besnike, thjesht ca rrathë të vegjël, gjithsesi, ca ura të vogla... por që, befas – dhe përgjithmonë! – kanë reshtur së qeni vetvetja, së qeni asgjë, për t'u bërë ajo prani, ai zë, ai parfum, ajo dorë, ai prehër, ajo pafundësi hollësish, ajo gjithçka aq thellësisht absolute dhe aq absolutisht pa asnjë lidhje me atë çka është shtrirë atje, mbi shinat e faqes, midis katër mureve të klasës... Guri filozofik. As më shumë, as më pak. Ai sapo ka zbuluar gurin filozofik.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Lindja e Shqipërisë" eksploron se si mundi të lindte për herë të pare Shqipëria e pavarur në vijim të shembjes së Perandorisë Otomane më 1912-n. Nicola Guy analizon rolin që kanë luajtur nacionalistët dhe jonacionalistët shqiptarë, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha dhe burrat e shtetit të vendeve fqinje në krijimin dhe përcaktimin e kufijve të shtetit të ri. Gjithashtu, ajo shqyrton implikimet e përdorimit të gjuhës si kriter bazë për përcaktimin e kombësisë shqiptare, njëkohësisht ilustron pamjaftueshmërinë e përdorimit vetëm të teorive të nacionalizmit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare për shpjegimin e çështjes ende të pazgjidhur shqiptare.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sekrete bukurie dhe mirëqenieje Për të gjitha femrat që kujdesen për formën, bukurinë dhe mirëqenien e tyre • Më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore të ilustruara, për të arritur formën ideale. • Këshilla dietetike dhe disa meny "dietash të veçanta" (me tregues të ulët glicemik, dieta bimore, me shumë proteina); • Të rejat e fundit të teknologjisë për të rënë nga pesha (pajisje për të rregulluar format, zgjidhje kozmetike, mjekësore, estetike dhe kirurgjikale) në shtëpi ose në qendrën e bukurisë. • Këshilla për t'u ndier mirë (masazhe, relaksim, kirurgji plastike) dhe "për të përkëdhelur" trupin e mendjen. • ... gjithashtu edhe disa këshilla se si të vishemi për të nxjerrë në pah sa më bukur trupin dhe për të fshehur defektet tona.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare. Carnegie, me shembujt nga jeta e personaliteteve më të njohur, në Amerikë dhe Evropë, tregon se zbatimi i rregullave të arta të komunikimit, ka ndihmuar mijëra personazhe të arrijnë famë dhe pushtet. Djali i varfër u bë President i Amerikës - Abraham Linkolni. Shkrimtari, vepra e parë e të cilit nuk u pëlqye nga askush, ia doli të jetë mbret i leximit të të gjithëve - Çarls Dikensi. Këshillat e këtij libri do t'ju ndihmojnë edhe ju të kuptoni mesazhin e Carnegie: Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga çfarë mendon dhe si komunikon!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Libri më i ri publicistik i përkthyesit, shkrimtarit dhe publicistit Amik Kasoruho, “Pa mëri” (publicistika e jetës sime)”, përmbledh shkrime dhe intervista të autorit të dhëna gazetarëve të ndryshëm shqiptarë. Libri ka strukturë të ndërtuar vetëm përmes shkrimeve, letrave dhe intervistave. Vlera e këtij libri është se një përkthyes i ri mundet të gjejë këshilla të thjeshta dhe të mençuna për të ardhmen e tij, një gazetar i ri mundet të mësojë si të eksplorojë në botën e një njeriu që për shkak të jetës, rrethanave, punës dhe vullnetit ka krijuar një profil të veçantë dhe të tejmbushur me tituj librash të përkthyer, libra të botuar në Shqipëri dhe jashtë saj. Komente editoriale Redaktori i këtij libri, Alfred Lela, për autorin thotë se, si i tillë me dhimbjen, por i papërkulur, me moshën, por i paplakur, Amik Kasoruho na dëshmon me anë letrash dhe gjestesh se ai është “Nji njeri i letrave dhe një gentëllmen”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Menstruacionet, gjinekologu, seksi, kontraceptivët, riprodhimi, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, aborti, menopauza...Të gjitha këto çështje si dhe shumë të tjera, vijnë në këtë libër-manual si një bisedë miqësore midis një mamaje gjinekologe dhe vajzës së saj gazetare. Stili praktik e bën këtë manual të nevojshëm për të gjithë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme? Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty. Në botën e gjerë të letërsisë jo-artistike, Malcom Gladwell-i është një talent pothuajse i jashtëzakonshëm. “Sekretet e Suksesit” është një libër shumë i këndshëm që të bën të mendosh mbi teoritë e tij origjinale me ditë të tëra pasi ta kesh lexuar.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania