titleToAlt
Ata që përkrahën globalizimin, dikur premtuan një botë të mbushur me fitues, një botë në të cilën tregtia e lirë do të vinte në lëvizje të gjitha anijet e botës, dhe e majta dhe e djathta ekstreme do t’u hapnin rrugën vlerave liberale të përqafuara universalisht. Vitet e fundit e kanë thyer këtë fantazi, pasi ata që kanë paguar çmimin për fitimet nga globalizmi, u janë drejtuar politikanëve populistë dhe nacionalistë për t’i shprehur zemërimin politikës, medias dhe elitës së korporatave, të cilët ata i fajësojnë për humbjet e tyre. Shtetet e Bashkuara zgjodhën një president proteksionist kundër emigracionit, i cili premtoi se do të “vendoste Amerikën në vend të parë” dhe u ktheu shpinën aleancave dhe traktateve. Në Europë, partitë politike anti-establishment fituan një popullaritet që nuk ishte parë prej dekadash. Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga Bashkimi Europian. Dhe siç tregon Ian Bremmer në këtë libër që të hap sytë, populizmi po përhapet ende. Globalizmi krijon plot fitues dhe humbës, dhe ata që nuk kanë fituar gjë duan ta korrigjojnë këtë. Ata kanë parë të ardhmëritë e tyre të vjetrohen. Ata dëgjojnë zëra të rinj dhe shohin fytyra të reja që i mbështesin. Ata ndiejnë kulturën e tyre që ndryshon. Ata nuk besojnë në atë çfarë lexojnë. Ata kanë filluar ta kuptojnë botën si një betejë për të ardhmen e cila na vendos në konflikt “ne” kundër “atyre”. Bremmer vë në dukje dallgën tjetër të populizmit global, atë që godet kombet në zhvillim përpara se ata të zhvillohen plotësisht. Ashtu si në Europë dhe në Amerikë, qytetarët duan siguri dhe mirëqenie, dhe po ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer me qeveritë të cilat nuk janë të afta t’ua mundësojnë këto. Për të mbrojtur veten, shumë qeveri ndërtojnë mure, si dixhitale, ashtu dhe fizike. Për shembull... - Në Brazil dhe në shtete të tjera që po zhvillohen shpejt, qytetarët krijojnë trazira kur pritshmëritë më të larta për një qeveri më të mirë nuk përmbushen – disfavori që vjen nga sukseset e qeverive në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria. - Në Meksikë, Afrikën e Jugut, Turqi, Indonezi, Egjipt dhe shtete të tjera në zhvillim, zhgënjimi i popullit me qeverinë është në rritje dhe po bëhen gati të luftojnë. - Në Kinë, ku dijenia për pabarazinë është gjithnjë në rritje, shteti po ndërton një sistem i cili përdor të dhënat që japin qytetarët për të përmbajtur kërkesën e ardhshme për ndryshim. - Në Indi, mjetet që tani përdoren për të mundësuar shërbime bazike për njerëzit që nuk i kanë pasur ndonjëherë, një ditë mund të shfrytëzohen për të shtrënguar kontrollin e partisë sunduese mbi pushtetin. Kur qeniet njerëzore ndihen të kërcënuara, ato e identifikojnë rrezikun dhe kërkojnë për aleatë. Ne përdorim armikun, të vërtetë ose imagjinar, për të mbledhur miq në anën tonë. Ky libër flet për mënyrat se si njerëzit do t’i interpretojnë këto kërcënime si luftë për mbijetesë. Flet për muret që qeveritë ndërtojnë për të mbrojtur ata që janë brenda nga ata që janë jashtë, si dhe për të mbrojtur shtetin nga qytetarët e tyre. Dhe flet se ç’mund të bëjmë ne për këtë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vlerësimi i botimit të parë të librit "Organizatat Ndërkombëtare": "Një vlerë e shtuar shumë e nevojshme në fushën e organizatave ndërkombëtare. lan Hurd hulumton teoritë kyçe dhe çështjet praktike të organizatave ndërkombëtare me një shkrim të qartë, përfshirës dhe tërësor." Jon Pevehouse, University of Wisconsin "Kjo hyrje e shkëlqyer në organizatat ndërkombëtare e një prej studiuesve të rinj më premtues të kësaj fushe është tekst themelor për çdo kurs të institucioneve ndërkombëtare; ai është lehtësisht i kuptueshëm, gjithëpërfshirës në mbulimin e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe i mirë-strukturuar sipas detyrimeve që lindin për shtetet prej traktateve themeluese të organizatave ndërkombëtare, respektimin në praktikë të këtyre detyrimeve nga shtetet dhe aftësisë së organizatave ndërkombëtare për të imponuar respektimin e rregullave të tyre." Ulrich Sedelmeier, Lektor Senior i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, London School of Economics and Political Science. Botimi i dytë i këtij teksti universitar të rëndësishëm është plotësuar me shumë materiale të reja, përfshirë seksione të reja për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, NATO-n, Bashkimin Europian, marrëveshjet flnanciare të Euro-Zonës dhe raste të reja studimore. Ndryshe nga tekstet e tjera të kësaj fushe, Ian Hurd i çon lexuesit pas kuintave të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, duke i ftuar të shtrojnë pyetje si: Cilat janë detyrimet ligjore që u japin organizatave ndërkombëtare pushtet në arenën ndërkombëtare? Si e garantojnë organizatat ndërkombëtare bindjen e anëtarëve dhe respektimin e rregullave të tyre? Si i imponojnë rregullat e tyre organizatat ndërkombëtare? Hurd i shqyrton këto çështje përmes analizës në thellësi të rasteve studimore nga organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme të botës, që shtrihen gjatë gjithë kapitullit. Kjo u mundëson studentëve të lidhin teoritë themelore të organizatave ndërkombëtare me të drejtën, praktikën dhe filozofinë e organizatave ndërkombëtare më të mëdha, përfshire :Organization Botërore të Tregtisë, Fondin Monetar Ndërkombëtar ,Bankën Botërore ,Kombet e Bashkuara ,Organizatën Ndërkombëtare të Punës ,Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë , Gjykatën Ndërkombëtare Penale ,Bashkimin Europian , Bashkimin e Kombeve të Azisë Juglindore ,Bashkimin Afrikan. I shkruar me saktësi dhe tërheqës, i pasuruar me seksione pyetjesh, shtojca ligjore dhe sugjerime për lexime të mëtejshme në çdo kapitull, ky tekst është një lexim themelor për të gjithë studentët që ndjekin kurset e organizatave ndërkombëtare dhe qeverisjes globale.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
"A gjendemi në Rrugicën e Maces?" - pyet Manuel Montobbio në faqet e para të këtij libri të shkëlqyer. "Përtej metaforës, ndodhemi të paktën përballë katër pasqyrave konkave dhe konvekse, përballë lenteve, përmes të cilave shohim veten, të tjerët dhe botën. Shohim botën e Perëndimit dhe konstruksionin e universalitetit të tij të pretenduar; shohim botën e Orientalizmit dhe orientalizmat, nëpërmjet të cilave që nga Perëndimi shohim Lindjen, pohojmë dhe përkufizojmë Tjetrin; shohim botën e Oksidentalizmit dhe oksidentalizmat, përmes të cilave të tjerët shohin dhe përkufizojnë Perëndimin; shohim botën e "vlerave aziatike", deklarimi i të cilave që nga Azia pretendon të mbështesë dhe të afirmojë një universalitet apo vlera kolektive ndryshe nga vlerat e deklaruara si universale prej Perëndimit dhe për Perëndimin."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për mbi katër dekada, “Politika ndërmjet Kombeve” është konsideruar nga shumë njerëz si teksti kryesor i politikës ndërkombëtare. Tani në botimin e tij të gjashtë, temat e tij kryesore, që përfshijnë edhe interesin kombëtar dhe pushtetin, janë të zakonshme për zbatuesit e politikës së jashtme. Në të njëjtën kohë ka filluar të ndihet edhe vlera e tij për një publik akoma më të gjerë.
Çmimi: 1450 Lekë
titleToAlt
Në librin “Fillesat e rendit politik”, Francis Fukuyama, na jep një përmbledhje gjithëpërfshirëse se si janë zhvilluar institucionet e sotme kryesore politike. Ai fillon me politikën e stërgjyshërve tanë të parë dhe e vazhdon historinë me daljen e shoqërive fisnore, kijimin e shtetit të parë moden në Kinë, filimin e rendit ligjor në Indi dhe Lindjen e Mesme, si dhe zhvillimin e llogaridhënies politike të Evropës në prag të Revolucionit Francez.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Është një vepër e veçantë dhe e jashtëzakonshme: rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Eshtë një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të përsosur mes tyre. Vetëm kur çdo pikë të jetë lidhur me tjetrën, do të na shfaqet para syve kuadri i përgjithshëm mahnitës. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të mbetemi gojëhapur ndërkohë që, faqe pas faqeje, lcke na zbulon të vërtetat rreth çdo gjëje, nga ngjarjet e historisë së lashtë deri te Interneti holografik që sundon në realitetin tonë. Konspiracioni global, që synon vendosjen e një shteti oruellian, nuk është thjesht "teori". Përkundrazi, është një fakt që mbështetet nga një varg i pafundmë provash dhe përvojash të përditshme. Një rrjet familjesh të lidhura mes tyre, origjinat e të cilave vijnë që nga epokat e largëta, po manipulon ngjarjet përmes politikanëve kukulla dhe personazheve të njohura, dhe po përpiqet kështu të vendosë në mbarë botën një tirani të përgatitur prej kohësh. Por ditët e qëndrimit të tyre në hije tashmë kanë marrë fund. David lcke hedh dritë mbi popullin e hijeve dhe i jep fund kësaj fshehtësie kaq thelbësore për suksesin e tyre. Kush jemi? Ku gjendemi? Përse bota është kështu si është? Vazhdo të lexosh. David lcke është studiues i historisë së fshehtë dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencier. Pasi ka punuar për kanalin BBC dhe media të tjera, sot zëri i tij përfaqëson një nga alternativat më domethënëse ndaj informacionit zyrtar. Në të gjithë botën numërohen miliona lexues të këtij autori dhe veprave të tij të shumta: "Sekreti më i madh", " Dashuria e pafundme është e vërteta e vetme, gjithçka mbetet është vetëm iluzion", "Liza në botën e çudirave dhe shkatërrimi i Kullave Binjake", "Bijtë e Matriksit", "Unë jam vetvetja, Unë jam i lirë", "Kronika nga spiralja e kohës"etj.
Çmimi: 2100 Lekë
titleToAlt
Në vitin 740 të erës sonë, në një tokë të rrethuar nga Deti i Zi dhe Deti Kaspik të njohur me emrin Kazaria, që sot kryesisht i përket Gjeorgjisë por arrin edhe në Rusi, Poloni, Lituani, Hungari dhe Rumani, ka zanafillën raca moderne hebreje. Një racë moderne hebreje që aksidentalisht nuk është hebreje. Si mund të ndodhë kjo? Populli i Kazarisë ishte një popull i dobët. Ata kishin myslimanët nga njëra anë dhe kristianët në anën tjetër, dhe në mënyrë konstante i trembeshin sulmeve pushtuese. Ky popull nuk i përkiste asnjë feje dhe praktikonte adhurimin e idhujve, gjë që e bënte më të favorizuar për t'u sulmuar nga popuj që dëshironin t'i konvertonin në një nga besimet e njohura fetare. Mbreti i Kazarisë, Bulan, vendosi që për të mbrojtur vendin nga sulmet, populli kazar duhet të konvertohej në një nga fetë e njohura, por në cilën? Nëse ata konvertoheshin në myslimanë, do të rrezikonin sulmet nga kristianët, e nëse konvertoheshin në kristianë do të ishin objekt i sulmeve të myslimanëve. Por ai njihte një fe tjetër që mund të ndërmjetësonte mes myslimanëve dhe kristianëve. Ky ishte judaizmi. Mbreti Bulan vendosi që nëse mësonte popullin e tij të konvertoheshin në hebrenj, ai nuk do të kishte konflikte as me kristianët e as me myslimanët, pasi të dy këto popullsi tregtonin me hebrenjtë, dhe e realizoi këtë. Mbreti Bulan kishte të drejtë. Ai jetoi për ta parë vendin e tij të jetonte në paqe duke u konvertuar në judaizëm, sipas parimeve të librit të shenjtë të Talmudit. Por megjithatë, ai nuk arriti të jetojë për të parë shumë gjëra të tjera që erdhën më pas. Ai nuk jetoi për të parë se të konvertuarit e vendit të tij do të përfaqësonin sot 90 për qind të hebrenjve të planetit, që do ta quanin veten e tyre hebrenj ashkenazi, kur në fakt nuk janë as hebrenj por një racë popujsh aziatikë të konvertuar në fenë hebreje e që vazhdojnë të flasin një gjuhë judike, totalisht të ndryshme nga hebraishtja. Ai nuk jetoi për të parë sesi populli i tij do t'i bindej pasardhësve të një njeriu shumë më të fuqishëm se ai, të lindur vetëm 1000 vjet më vonë në Gjermani, që do të sillte në jetë dinastinë Rotshilde. Ai nuk jetoi për të parë sesi dinastia do të uzurponte pasurinë e botës me anë të mashtrimit dhe intrigës e sesi do të merrnin në kontroll burimet dhe të gjithë rezervat financiare të planetit me anë të joshjes dhe ryshfetit. Më tej, ky popull kërkoi një atdhe të tijin në Palestinë duke pretenduar se ishte vendi i tij i lindjes dhe u sigurua që çdo kryeministër i vendit që prej konceptimit të tij në vitin 1948 të ishte një hebre ashkenazi, megjithëse atdheu i vërtetë i ashkenazëve, Kazaria, është një tokë rreth 1000 kilometra larg Izraelit. Mbreti i lashtë nuk jetoi për të parë sesi populli i tij do të përmbushte profecinë e Sinagogës së Satanit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Liderët tanë nuk zgjidhen për inteligjencën apo arritjet e tyre por sepse ata janë në gjendje të fitojnë besimin e njerëzve dhe janë gjithnjë të gatshëm ta tradhtojnë atë. Ata zgjidhen nga një kult i vogël satanik, bankierët kabalistë dhe frimasonët, të cilët kanë në kontroll financat botërore dhe median. "Liderët" tanë s'janë gjë tjetër veçse anëtarë të rinj të këtij kulti ndërkombëtar të njohur me emrin Urdhri i lluminatëve. Ne e kemi zëvendësuar udhëheqësin me karikaturën e një qeverie thotë me prepotencë plani i tyre madhor, " me një president të marrë nga turma, nga mesi i krijesave tona kukulla". Shumë "liderë", ruajnë linjën e tyre duke marrë pjesë në rituale të tmerrshme okulte ku përfshihen sakrifikime njerëzore, orgji seksuale, pedofili, përdhunime, torturë dhe vrasje. Qëllimi i lluminatëve është të degradojë e të skllavërojë njerëzimin mendërisht dhe shpirtërisht, nëse jo fizikisht. Influenca e këtij grupi është si një kancer që shtrihet në të gjithë shoqërinë. Ajo ka marrë kontrollin e shumë organizatave në dukje dashamirëse (si organizatat bamirëse dhe shoqatat profesionale) dhe të shumices së lëvizjeve politike, veçanërisht të sionizmit, komunizmit, socializmit, liberalizmit, neo-konservatizmit dhe fashizmit. Kjo është arsyeja pse shoqëritë duket se drejtohem nga njerëz të pashpirt me fytyra të ngrehura që nxjerrin vetëm fjalë pa rëndësi dhe ndjellin ligësinë.lluminatët kanë marrë kontrollin e të gjitha feve dhe të institucioneve ku përfshihet dhe një që e deklaron veten "të zgjedhur nga Zoti". Faktikisht, liderët e këtij grupi luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e rrjetit satanik. Por sa herë që kritikët sugjerojnë se "Të Zgjedhurit" po keqdrejtohen apo po tradhtohen, ata akuzohen për "racizëm" - një mënyrë kjo shumë e thjeshtë për të neutralizuar rezistencën. Kështu që vëmendja ndaj një nga problemeve më urgjente shpejt ç'vlerësohët në "paragjykim". Dhe "Të Zgjedhurit" vazhdojnë të mbeten gurë shahu, mish për top apo një tip mburoje njerëzore për liderët e tyre mashtrues e diabolikë.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania