titleToAlt
Si destabilizonte NATO qeveritë e majta Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë? Të vërtetat që në shqip thuhen për herë të parë. Besojmë se të paktë janë lexuesit shqiptarë që e njohin historinë e "Gladios", e cila u përhap në formën e një skandali që shqetësoi të gjithë Evropën Perëndimore në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur në Itali për herë të parë, u bë e njohur ekzistenca e një rrjeti sekret, i cili paraqiste një natyrë të frikshme dhe të mistershme fuqie. Në ato vite, dritaret për në botën perëndimore ishin ende të pahapura për ne shqiptarët, por dikush e kujton akoma bujën që shkaktoi në vitin 1991, situata e sikletshme e kryeministrit italian të kohës, Xhulio Andreoti, pavarësisht se për ne, emra të tillë si Propaganda Due (P2) apo Licio Gelli, si dhe fjalë të tilla si “Lozha Masonike”, ishte e vështirë të kuptoheshin thelbësisht. Ky skandal u përhap shumë shpejt dhe u pa se përfshiu çuditërisht edhe shtete si Franca, Spanja, Portugalia, Danimarka, Suedia, Greqia madje edhe Turqia. “Gladiatorët”, u përdorën nga CIA, MI6, MOSAD, etj deri në vende si Irani apo Nikaragua dhe e veçanta është se në nevojën për të rekrutuar brenda këtyre ushtrive sekrete, njerëz që nuk rrezikonin të kishin prirje të majta, ato u kthyhen në organizata të mirëfillta ekstremiste të djathta, në të cilat gjetën strehë jo vetëm elementë të rrezikshëm terroristë, por edhe ish-fashistë, ish-nazistë si dhe neofashistë me bindje ekstremiste.
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania