titleToAlt
Ikonomi … ka gërshetuar në një jo vetëm këmbnguljen e studiuesit , por edhe pragmatizmin dhe kureshtjen e etshme të gazetarit. Gazeta Mapo Libri i Ilir Ikonomit … është botim me rëndësi të madhe kombëtare . Gazeta Shqip Punim i mrekullueshëm, i shkruar në mënyrë elegante . Top Chanel Autori e ndriçon këtë figurë natyrshëm pa rënë në kurthin e idolatrisë , por dhe pa cinizëm dhe dashakeqësi . Tirana Observer
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në gjithë jetën dhe aktivitetin tim në biznes, mësimi më i madh dhe konkluzioni kryesor që kam nxjerrë është se, garantimi i lirive ekonomike e politike, veçanërisht liria e tregut dhe sipërmarrjes, aplikimi i drejtë dhe i saktë i rregullave dhe institucioneve të kapitalizmit janë rruga më e mirë dhe më e sigurt që një vend të zhvillohet shpejt duke rritur në mënyrë të qëndrueshme mirëqenien dhe cilësinë e jetës. Kapitalizmi është sistemi i konsumatorit mbret, i suksesit në treg vetëm falë cilësisë dhe standardeve të produkteve.e shërbimeve, i shpërblimit më të mirë të iniciativave dhe përpjekjeve të çdo individi të lirë, i mundësive të gjithkujt për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm, është sistemi që na, garanton prosperitetin dhe zhvillimin ekonomiko-social të shoqërisë sonë. Libri "Mentaliteti antikapitalist" Ludwig von Mises, bën pjesë në ata libra fondamentalë e të domosdoshëm për t'u lexuar gjerësisht,- të cilët kanë forcën dhe qartësinë e mendimit dhe analizës t'u japin një përgjigje të mrekullueshme shkaqeve dhe arsyes së "qëndrimeve antikapitaliste" në shoqërinë tonë, si. dhe të ndriçojnë mendjet dhe idetë e shumë njerëzve se "kapitalizmi, i kuptuar dhe zbatuar siç duhet, është rruga më e sigurt drejt suksesit, demokracisë dhe mirëqenies për çdo popull apo vend".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për “Politikat Ekonomike”, instrumentet dhe efektet në zhvillimin ekonomik e social të çdo vendi është diskutuar e diskutohet shumë. Politikat ekonomike të majta, të djathta, të qendrës, liberale, socialiste, socialdemokrate etj. Ideologjia dhe pozicioni politik duket se dominon frymën dhe zgjedhjen e politikave ekonomike të çdo vendi, të zhvilluar apo në zhvillim. Cilat politika ekonomike duhet të rekomandohen? Një pikëpyetje e madhe mbetet, një dilemë e vazhdueshme shoqëron përmbajtjen e tyre: cila është më e mira, më eficiente, më ndikuese në forcimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies së një vendi? Ludwig von Mises u jep një përgjigje brilante këtyre dilemave. Ludwig von Mises tregon se në shoqërinë e sotme globale gjithçka është rezultat i ideve. Merita e çdo klase politike, qeverie apo intelektualëve të çdo vendi është lufta ndaj ideve të këqija, ndaj ideve të gabuara në politikat publike. “Duhet të zëvendësojmë idetë e gabuara me ide të drejta e progresive "... duhet të mënjanojmë teoritë dhe idetë që mbështesin e justifikojnë dhunën... duhet të kundërshtojmë logjikën fiskale të konfiskimit të pasurisë, manipulimin autoritar të çmimeve, inflacionin dhe gjithë arsenalin e të këqijave nga të cilat po vuajmë". Rruga më e suksesshme drejt progresit nuk është socializmi apo autoritarizmi etatik, por ekonomia e lirë, tregu i lirë, liria e sipërmarrjes, demokracia funksionale etj. , me një fjalë, zbatimi korrekt i ligjeve, rregullave dhe institucioneve të kapitalizmit. Gjithkush duhet të bindet se kjo është rruga e vetme dhe më e sigurt e zhvillimit ekonomik e social të çdo vendi, kjo është ideja më progresive e kohës moderne.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar. Është kërkuar nëpër arkiva. Janë shfletuar më shumë se dyqind libra, botime të vjetra e të reja, që trajtojnë historinë e asaj periudhe. Janë nxjerrë të dhëna nga gazeta të panumërta austriake, angleze, rumune, gjermane, italiane, serbe, franceze, amerikane dhe shqiptare. Për fillimet e shtetit shqiptar është folur dhe do të fiitet shumë. Por udhëtimi i Ismail Qemalit për të shpallur pavarësinë do të mbetet fara e asaj historie të re, prandaj nuk do të harrohet kurrë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij; ka qenë trishtim që ka ardhur nga një luftë e përgjithshme që të torturon ditë për ditë me bombardimet e me të vrarët në luftë; ka qenë fatkeqësi natyrore që ka krijuar një vështirësi tërësore për të vijuar jetën si një ecuri biologjike; apo, ka qenë, më në fund, një rrjedhojë normale e jetës e cila, si rregull, për të gjithë, ka udhëtarë të përbashkët: trishtimin, tmerrin dhe gabimin? Të gjitha këto mund të jenë, por, gjithsesi, unë në këtë Vëllim do t'i qëndroj pandarësisë se gjithçka e trishtë ka pasur një kuptim që vjen e krijohet nga kushtet detyruese të jetës që të imponojnë të tjerët. Kur jeta është imponim, ajo ka në brendësi të vet gjithmonë trishtimin, por, kur e di këtë, varet tërësisht nga ti nëse je apo jo i aftë për të dalë nga ky trishtim dhe për të qëndruar në një kohë që, ndonëse ikën për të të konsumuar jetën, nuk mund të ikë nëse ti ke ditur që ta mbushësh me mendimin tënd, me idetë e tua, dhe, më në fund, me krijimin tënd.Trishtimi në fakt, është injorancë, sepse të kap atëherë kur ti nuk je në gjendje të kuptosh fenomenin: tmerri është frika, që vjen nga kujtimi i vdekjes, sidomos kur ajo të kujton se është shumë pranë dhe kur e di se atë mund të ta shkaktojnë të tjerët që i janë imponuar jetës tënde; kurse, gabimi, është rasti i mosfunksionimit intelektiv të asaj që i themi zgjedhje. Cila prej tyre duhet të më përkasë mua? Është e vështirë, po në fund të fundit, pse duhet të imponohem? Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar. Që të mund ta arrijë këtë ajo duhet të mbështetet në fakte të pakundërshtueshme e të dokumentuara me akte e dëshmi të besueshme dhe me një analizë të mirëfilltë shkencore e me ndershmëri. Publikimi i dokumentacionit historik do të pamundësojë hamendësimet apo sajimet për nga naiviteti dhe dashakeqësia. Ky ka qenë edhe synimi ynë në përgatitjen e këtij botimi, t'i japë lexuesit, mbështetur në dokumente autentike, një tablo të asaj që ndodhi, por jo opinonet apo kujtimet e protagonistëve, të dhëna në kohë të ndryshme shpesh dhe jo të njëjta. Këto materiale të pakundërshtueshme do të ndihmojnë dhe do të ndihmojnë në shkrimin e saktë të atyre ditëve të lavdishme të revoltës kundër komunizmit dhe përmbysjen e diktaturës nga studentët e Universitetit të Tiranës dhe të mbështetjes që i dhanë qysh në fillim kësaj lëvizjeje qytetarët e Tiranës të të gjitha shtresave. Dokumentet dhe materialet që po publikojmë japin mundësinë të vendosim saktësisht në kohë ngjarjet, të njohim protagonistët e atyre ditëve historike, të orientohemi për kërkime të mëtejshme që lidhen me ndodhitë e asaj periudhe historike, për sa kohë që janë gjallë dëshmitarët që dëshirojnë të flasin. Dhe dëshmitë janë të besueshme kur thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, dhe që gjejnë vërtetim në dokumentacionin autentik.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ata që kanë patur fatin e mirë të mos e kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945-1990, kur të lexojnë këtë kronike të ngjeshur, por tejet të saktë të asaj periudhe gati gjysmëshekullore, ka të ngjarë të mbledhin buzët me përçmim e të thonë: "Bah, ç'përralla po na treguaka ky!" Kurse ata që e kanë përjetuar në kurrizin e tyre, do të thonë: "S'paska rrëfyer as çerekun e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë!" Ndoshta kështu do të thonë. Amik Kasoruho depërton me pjekuri dhe kthjelltësi që hera herës të bën shumë përshtypje në ngjarje të koklavitura të viteve të para të kësaj historie, kur bizantinizmi i veprimeve të partisë së E. Hoxhës mbillte gënjeshtra e vdekje rreth e qark për të çarë rrugën drejt rrëmbimit të pushtetit, pa marrë parasysh se ku shkelte.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër sjell profilin e figurave kryesore të shtetit tonë nga Ismail Qemali, tek Ahmet Zogu; nga Fatos Nano tek Sali Berisha. Njëqind vjet më pas, koha ende s'i ka fashitur pasionet dhe kontraditat që shoqëruan krijimin e shtetit shqiptar. Njëqind vjet më pas, shqiptarët do të festojnë të gjithë bashkë krijimin e Shtetit të Shqipërisë. Do të nderojë ata që kontribuan për krijimin e këtij shteti dhe ata që i dhanë atij formë dhe jetë.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania