titleToAlt
Arti i leximit të dorës jo vetëm që është një nga format më të vjetra të thënies së fatit, por është edhe një analizë karakteri mjaft më e thjeshtë nga sa keni kujtuar deri tani. Nuk përdoren as letra, as monedha e as tabela planetësh; vetëm dora dhe njohuritë që përmban ky libër. Në këtë udhërrëfyes të plotë dhe të ilustruar të autorit të njohur Richard Webster, do të mësoni për kuptimin e: vijave të mëdha dhe vijave të vogla, formës së dorës, gjatësisë së gishtave, shenjave dhe parregullsive, maleve të pëllëmbës, etj. Serioz apo kureshtar qoftë interesi juaj, ky libër hap një botë të re për ju, miqtë dhe familjen tuaj, si dhe për të ardhmen tuaj!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Sipas disa ekspertëve, praktikisht asnjë grua nuk është plotësisht e lirë nga e keqja e celulitit. Megjithëse ky pohim duket sikur është bërë nga burrat që kërkojnë vetëm përsosmërinë, që e shohin trupin e gruas si të idealizuar dhe të pandryshueshëm në kohë, të paprekshëm nga përvojat e jetës, fakti nuk mund t'i ngushëllojë ato gra të cilave iu duhet të bien ngadalë, por në mënyrë të pandalshme, në duart e këtij armiku me emrin celulit. Megjithatë, gratë e moshës së mesme tani mund të kenë shpresa. Celuliti nuk është një shenjë e kohës që kalon e nuk kthehet mbrapsht. Nuk është vula e moshës që shkon. Celuliti godet edhe vajzat e reja, madje në masë të konsiderueshme. Mund ta quajnë si një shoqërues të përhershëm dhe "natyror" të zhvillimit të trupit femëror. Një shoqërues që mbetet i mistershëm, sepse, pavarësisht shumë studimeve, ende nuk mund të thuhet se njihet qysh në rrënjë. Ky udhërrëfyes i vogël kërkon të shpjegojë atë që dihet deri më sot rreth celulitit: do të gjeni këtu edhe këshilla të çmuara per kurat, trajtimet, masat që mund të filloni të merrni për të parandaluar dhe kuruar celulitin.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çfarë ndodhi me të vërtetë në bunkerin e Berlinit, në atë katakomb tragjik, ku Hitleri kaloi vitet e fundit të jetës? Autorët kanë mbledhur dokumente dhe dëshmi, kanë bërë një hulumtim delikat dhe kompleks, që zgjati për më shumë se dy vjet, rezultatet e të cilit u lejuan atyre të paraqesin një tablo të plotë, gjithë vërtetësi dhe dramacitet, për ngjarjet që paraprinë dhe ndoqën "orën zero" të Kancelarisë së Rajhut III. Pjesa më e madhe e paraleleve historike të bëra mbi personin e Hitlerit, janë të pasakta. Nuk ishte Kaligula, as Neroni dhe as një Genghis Khan. Vetë Hitleri mendonte se mund të krahasohej në maksimum me Perikliun ose me Frederik Barbarosën. Mbase është më i përshtatshëm një krahasim që vjen nga letërsia: Rikardi III i Shekspirit, një figurë kjo e një ligësie me të vërtetë të fuqishme. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional-socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Rruga e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t'i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij, ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështje të rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit. Këtë histori autoritative, Roger Backhouse e ofron që nga Grekët e Lashtë e deri në shekullin XXI. Ekonomiksi lindi ngadalë por si një disiplinë e spikatur, jashtë teologjisë, filozofisë së moralit, administrimit dhe ligjit. Ai ka qenë thellësisht i influencuar prej teorive shkencore si ato të Njutonit dhe Darvinit, prej metodave të matematikës, siç është "Teoria e Lojrave", prej teknikave statistikore dhe avantazheve teknologjike. Dhe ai gjithmonë është përplasur për çështjet praktike të mirëqenies dhe luftës, kolonializmit dhe zhvillimit, kolapsit të komunizmit dhe tranzicionit të demokracisë kapitaliste. Me analizimin e figurave të mirënjohura duke përfshirë Adam Smithin, Maltusin, Marksin dhe Kejnesin në pozicionin e tyre historik, Backhouse sjell disa ide mbi tema të rëndësishme të patrajtuara më parë. Kjo përfshin rëndësinë e Islamit në Mesjetë; ngritjen e Ekonomiksit në SHBA; debatet e çështjeve midis dy Luftërave Botërore mbi sfidën e socializmit kundrejt tregut; ndikimin e Luftës së Dytë Botërore; dhe shtimin e fushave me brendi ekonomiksin në shekullin XX. Historia e Teorive Ekonomike ofron një panoramë përmbyllëse të këtij subjekti të rëndësishëm.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Tsunami i kredisë së lirë, që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund ti përballonin në kushte normale. Grekët deshën ta kthejnë vendin e tyre në një poçe të madhe shumëngjyrëshe të mbushur plot me monedha, ku qytetarët të merrnin para sa herë që të donin. Gjermanët donin të bëheshin më gjermanë nga sa ishin; irlandezët të mos quheshin më iriandezë. Tipari dallues i librave best seller të Michael Lems është të treguarit e historive të rëndësishme dhe komplekse nëpërmjet personazheve aq groteske dhe të pazakonta, saqë duken si të stisura. Duke shfletuar faqet e këtij libri, takojmë një murg të jashtëzakonshëm, i cili e kishte gjetur mënyrën si ta shfrytëzonte kapitalizmin grek, me qellimin e vetëm që ta shpëtonte manastirin e tij nga falimentimi; një peshkatar që me tri ditë trajnim bëhet tregtar valutash në një bankë islandeze; dhe një ndërtues irlandez aq të prekur nga falimentimi i biznesit të tij saqë e përshkon krejt vendin për të sulmuar me ekskavatorin e tij Parlamentin.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër tregon historinë e jashtëzakonshme të liderit të Francës moderne. De Gol është padyshim figura më e shquar e historisë franceze të shekullit të XX. Emri dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me momente të tilla sikurse ishin gjendja kritike në prag të Luftës së Dytë Botërore, organizimi dhe udhëheqja e rezistencës franceze kundër pushtuesit fashist, reformimi i strukturave dhe krijimi i shtetit të ri francez, që njihet ndryshe si Republika e V.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin “Të jetosh më mirë me pak” jepen këshilla dhe sugjerime të vlefshme për të bërë një jetë larg tiranisë së konsumit dhe etjes për të siguruar me çdo kusht mjete materiale. Njihu me idetë dhe përvojën personale të filozofit Fernando Savater, sepse do tu shërbejnë shumë në jetën e përditshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër tregohet se dashuria mësohet siç do gjë tjetër në jetë. Ajo nuk përkufizohet dot me fjalë, mbi të gjitha është një mënyrë të jetuari dhe të bën të ndihesh gjallë. Në qoftë se e përvetëson këtë koncept në mënyrë sa më të plotë, shpjegon autori, mund të marrësh nga jeta shpërblimin më të çmuar; të jesh vetvetja.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Në krijimtarinë e pasur të Simone de Beauvoir pa dyshim që vend të parë zë “Seksi i dytë”, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjes feministe. Autorja studion dhe përshkruan botën e femrave dhe problemet e tyre: fatin e saj, në çfarë mjedisi gjendet e mbyllur, çfarë arratisjesh i lejohen. Libri është i ndarë në dy vëllime. Në vëllimin e parë do te lexoni për “Faktet dhe mitet”.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në krijimtarinë e pasur të Simone de Beauvoir pa dyshim që vend të parë zë “Seksi i dytë”, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjes feministe. Autorja studion dhe përshkruan botën e femrave dhe problemet e tyre: fatin e saj, në çfarë mjedisi gjendet e mbyllur, çfarë arratisjesh lejohen, etj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Gjendja Njerëzore”, trajton kuadrin e politikës dhe jo vetë politikën, si dhe tenton një rikonstruksion fenomenologjik të aktivitetit njerëzor për të përcaktuar llojin e veprimit që i përket politikës. Problemet që shquante Arendt në atë kohë, vazhdojnë të qëndrojnë përballë nesh edhe sot. Si një vepër klasike për teorinë politike, “Gjendja Njerëzore” ka rezultuar edhe e gjithë kohëshme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri “Ide të gjalla nga ekonomistë të vdekur”, është një libër i shkruar nga Todd G. Buchholz, i cili është një ekonomist i mirënjohur ndërkombëtarisht, këshilltar i disa fondeve investimesh me shtrirje e veprimtari botërore. Ky libër sjell një shqyrtim të larmishëm të mendimit ekonomik, kombinuar me një paraqitje intelektuale e të qartë dhe të një shkalle të lartë saktësie.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, po nga vetë natyra dhe objekti i saj i parë: habia. Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë, domethënë për diçka që na pengon ta shohim dhe ta kuptojmë botën në çast. E para prej dukurive është vetë qenia, pra ekzistenca e materies dhe e botës. Prej kësaj çështjeje, kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Greqi ai lloj meditimi që, prej atëhere, nuk ka rreshtur së dhëni hov mendimit: filozofia. Historia e kësaj habie, vazhdimisht të trajtuar, përherë të gjallë, gjithmonë të riformuluar, Zhanë Hersh na e tregon duke u nisur prej disa filozofëve perëndimorë; para-sokratikët, Sokrati, Platoni, Aristoteli, epikureanët, stoikët, shën Agustini Thoma d'Akuini, Dekarti, Spinoza, Laibnici, Loku, Kanti, Hegeli, Konti, Marksi, Frojdi, Bergsoni, Kirkegori, Niçja, Haserli, Hajdegeri, Jaspersi. Gjithashtu, autorja na thotë se kjo histori e filozofisë është, ashtu siç ka qenë filozofia në të gjitha kohërat: aktuale.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky botim mund të konsiderohet deri diku një libër historie. Por ama, vetëm deri diku, sepse ai është bazuar fort në historitë e pasuesve të familjeve austro-shqiptare, që ende jetojnë në Shqipëri. Në disa raste bëhet fjalë për brezin e tretë, apo edhe të katërt, kështu që kujtimet janë shumë të vagullta, por mbase pikërisht andaj edhe shumë të bukura. Në të tjera histori bëhet fjalë për pasues të brezit të dytë, kështu që kujtimi i protagonistëve të këtyre historive ka ardhur mes nesh, në njëfarë mënyre, sikur ata të ishin ende gjallë. Libri ynë me histori fatesh austro-shqiptare nuk pretendon assesi të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. Kështu që, shumë herë ka qenë e pamundur që nga thënie të shkëputura e konfuze të ngrihet historia e vërtetë, ajo që solli në Shqipëri austriake e austriakë të dikurshëm. Në raste të tjera, pasardhësit e këtyre familjeve kanë kohë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kërkesave tona për t'u lidhur me ta iu përgjigj vetëm heshtja. Jeta e sotme, e vrullshme, bën të vetën. Libri përmban copëza lumturie jetëshkurtër, qeshje të dashuruarish ëndërronjës, drithërima të frikësuarish, fate të mbara e të mallkuara, hedhje kuturu në vorbullat e jetës, aventura pa shpjegim, jetë të shkurtra e të gjata, ditë të vezulluara dhe të errëta, njësoj sikurse është vetë jeta.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Elisabetta de Paulay, vajza e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Budapestit, debutonte fare e re në skenë në rolin e Zhulietës së tragjedisë shekspiriane. Detyrohet të largohet nga Hungaria pas revolucionit të Bela Kunit, duke braktisur kështu skenën pas sukseseve të panumërta, për të nisur një jetë të re, përkrah bashkëshortit të saj Vittorio Cerruti, në atë kohë ambasador i Italisë në Pekin. Karriera diplomatike e ambasadorit do ta çonte nga Pekini në Moskë, nga Rio de Zhaneiro në Berlin e Paris. Ishin vite intensive për diplomacinë italiane dhe ajo me një finesë të shkëlqyer përballoi ngjarjet në sallonet më të rëndësishme të historisë, duke grumbulluar një material të çmuar. Falë kulturës, inteligjencës, humorit, elegancës dhe angazhimit të saj, luajti rolin zyrtar në marrëdhëniet e ngatërruara diplomatike të kohës. Ashtu siç thotë Elisabetta Cerruti në këto kujtime: "... ishte ulur pranë tyre, në ato ditë të stuhishme për botën". Lexuesi ka mundësinë që, nëpërmjet penës së shkathtë të autores, me ngjarje, situata e dialogë realë apo tablo tejet interesante e të vërteta, të njohë shumë njerëz të pushtetshëm të kohës, si Hitleri, Himleri, Stalini e Musolini, apo bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në libër shqyrtohen planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë dhe të princave italianë.Një libër mjaft interesant ku autorit i është dashur të nxjerrë materjal të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit perëndimor
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një përjetim interesant i historisë së ndërlikuar, të lavdishme dhe tragjike të një qyteti me mësime pozitive dhe negative për kohën tonë. “Selaniku, qyteti i fantazmave” trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Se si kjo botë perandorake tolerante dhe aktive e kozmopolitane u shfaq dhe më pas u zhduk nën presionin e nacionalizmit, zjarrit dhe nga dy luftërat botërore, është tema e kësaj elegjie të mrekullueshme për atë që humbi, teksa Europa hyri në epokën e modernizmit.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përshkruhen mjaft mirë gjendja në Ballkanin e midis viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet. Luftërat janë përshkruar në aspektet e tyre strategjike, sikurse edhe në dramën që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë europiane. Një eksperiencë që pati rrjedhime të shumta në marrëdhëniet politike e kulturore midis vendeve ballkanike, shenjat dhe kuptimet e të cilave nuk pushojnë së rënduari edhe sot në procesin e integ-rimit europian të rajonit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pierre Milza, autori i librit ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadishullin si protagonist të historisë, që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje (nga etruskët deri në ditët tona) bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin, përbri ngjarjeve politike dhe ushtarake, gjithçka tjetër që ndihmon për të përcaktuar jetën e një trualli në harkun e tre mijë vjetëve: zakonet e vendit, konfliktet e brendshme, besimet fetare, organizimin shoqëror, prirjet demografike, kushtet shëndetësore, zbulimet shkencore, bujqësinë, industrinë, artizanatin, mendimin filozofik, ndikimet e huaja, artin e fisnikëve dhe atë të popullit, shkurt, kulturën në kuptimin e vet më të gjerë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta dhe dialogë me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të së drejtës. Ky vëllim përshkon të gjithë historinë e krishterimit me një vëmendje të orientuar qoftë në zhvillimin e institucioneve kishtare, qoftë në format e besimit të besuar dhe të jetuar. Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri te perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë të Historisë së arkitekturës moderne janë dokumentuar origjina e lëvizjes moderne (nga Revolucioni francez e këndej), periudha e parë pioniere me Arts and Crafts të Morris dhe Art Nouveau të arkitekteve Horta, van der Velde, Olbrich, Gaudi dhe Loos, periudha racionaliste e shënjuar nga Le Corbusier, Gropius dhe Bauhaus, Mies van der Rohe dhe nga ekspresionizmi i Mendelsohnit dhe, në fund stina organike, protagonist i së cilës është arkitekti i shquar, Alvar Aalto.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim të dytë, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright-it dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietila, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar, pa humbur identitetin e vet. Stimuli krijues është i orientuar drejt asaj që Ajnshtajni e quajti "hapësirë pa kuti, ngjarje e lokalizuar jo vetëm në kohë por edhe në hapësirë. Kjo është ëndrra dhe angazhimi i çliruar nga dogmat e klasicizmit, nga pengu i një vizioni statik, perspektiv, tredimensional, i trashëguar nga Rilindja. Hapësira si një mjet për emancipimin vetjak dhe të komunitetit, që reflekton e sfidon shoqërinë për të stimuluar rinovimin e saj.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Leximi i këtij libri do t’ju ndihmojë në zbulimin e një paqeje të brendshme. Në këtë udhërrëfyes të plotë ju do të gjeni: • Strategjitë qetësuese për të përballuar frikërat irracionale dhe ankthet që shkaktojnë dobësi. • Metodat për të interpretuar të kaluarën tuaj dhe për të kuptuar të tashmen, për të arritur paqen dhe perspektivën. • Teknikat e relaksimit, te të cilat mund të mbështeteni kur ndiheni në panik. Hapat praktikë për të ndaluar mendimet që janë vërtet të frikshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një himn për Shqipërinë. “Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse, si këto kopshte të "Trianonit" të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur” – shprehet autori.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania