titleToAlt
Libri “Ide të gjalla nga ekonomistë të vdekur”, është një libër i shkruar nga Todd G. Buchholz, i cili është një ekonomist i mirënjohur ndërkombëtarisht, këshilltar i disa fondeve investimesh me shtrirje e veprimtari botërore. Ky libër sjell një shqyrtim të larmishëm të mendimit ekonomik, kombinuar me një paraqitje intelektuale e të qartë dhe të një shkalle të lartë saktësie.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, po nga vetë natyra dhe objekti i saj i parë: habia. Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë, domethënë për diçka që na pengon ta shohim dhe ta kuptojmë botën në çast. E para prej dukurive është vetë qenia, pra ekzistenca e materies dhe e botës. Prej kësaj çështjeje, kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Greqi ai lloj meditimi që, prej atëhere, nuk ka rreshtur së dhëni hov mendimit: filozofia. Historia e kësaj habie, vazhdimisht të trajtuar, përherë të gjallë, gjithmonë të riformuluar, Zhanë Hersh na e tregon duke u nisur prej disa filozofëve perëndimorë; para-sokratikët, Sokrati, Platoni, Aristoteli, epikureanët, stoikët, shën Agustini Thoma d'Akuini, Dekarti, Spinoza, Laibnici, Loku, Kanti, Hegeli, Konti, Marksi, Frojdi, Bergsoni, Kirkegori, Niçja, Haserli, Hajdegeri, Jaspersi. Gjithashtu, autorja na thotë se kjo histori e filozofisë është, ashtu siç ka qenë filozofia në të gjitha kohërat: aktuale.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky botim mund të konsiderohet deri diku një libër historie. Por ama, vetëm deri diku, sepse ai është bazuar fort në historitë e pasuesve të familjeve austro-shqiptare, që ende jetojnë në Shqipëri. Në disa raste bëhet fjalë për brezin e tretë, apo edhe të katërt, kështu që kujtimet janë shumë të vagullta, por mbase pikërisht andaj edhe shumë të bukura. Në të tjera histori bëhet fjalë për pasues të brezit të dytë, kështu që kujtimi i protagonistëve të këtyre historive ka ardhur mes nesh, në njëfarë mënyre, sikur ata të ishin ende gjallë. Libri ynë me histori fatesh austro-shqiptare nuk pretendon assesi të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. Kështu që, shumë herë ka qenë e pamundur që nga thënie të shkëputura e konfuze të ngrihet historia e vërtetë, ajo që solli në Shqipëri austriake e austriakë të dikurshëm. Në raste të tjera, pasardhësit e këtyre familjeve kanë kohë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kërkesave tona për t'u lidhur me ta iu përgjigj vetëm heshtja. Jeta e sotme, e vrullshme, bën të vetën. Libri përmban copëza lumturie jetëshkurtër, qeshje të dashuruarish ëndërronjës, drithërima të frikësuarish, fate të mbara e të mallkuara, hedhje kuturu në vorbullat e jetës, aventura pa shpjegim, jetë të shkurtra e të gjata, ditë të vezulluara dhe të errëta, njësoj sikurse është vetë jeta.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Elisabetta de Paulay, vajza e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Budapestit, debutonte fare e re në skenë në rolin e Zhulietës së tragjedisë shekspiriane. Detyrohet të largohet nga Hungaria pas revolucionit të Bela Kunit, duke braktisur kështu skenën pas sukseseve të panumërta, për të nisur një jetë të re, përkrah bashkëshortit të saj Vittorio Cerruti, në atë kohë ambasador i Italisë në Pekin. Karriera diplomatike e ambasadorit do ta çonte nga Pekini në Moskë, nga Rio de Zhaneiro në Berlin e Paris. Ishin vite intensive për diplomacinë italiane dhe ajo me një finesë të shkëlqyer përballoi ngjarjet në sallonet më të rëndësishme të historisë, duke grumbulluar një material të çmuar. Falë kulturës, inteligjencës, humorit, elegancës dhe angazhimit të saj, luajti rolin zyrtar në marrëdhëniet e ngatërruara diplomatike të kohës. Ashtu siç thotë Elisabetta Cerruti në këto kujtime: "... ishte ulur pranë tyre, në ato ditë të stuhishme për botën". Lexuesi ka mundësinë që, nëpërmjet penës së shkathtë të autores, me ngjarje, situata e dialogë realë apo tablo tejet interesante e të vërteta, të njohë shumë njerëz të pushtetshëm të kohës, si Hitleri, Himleri, Stalini e Musolini, apo bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në libër shqyrtohen planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë dhe të princave italianë.Një libër mjaft interesant ku autorit i është dashur të nxjerrë materjal të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit perëndimor
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një përjetim interesant i historisë së ndërlikuar, të lavdishme dhe tragjike të një qyteti me mësime pozitive dhe negative për kohën tonë. “Selaniku, qyteti i fantazmave” trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Se si kjo botë perandorake tolerante dhe aktive e kozmopolitane u shfaq dhe më pas u zhduk nën presionin e nacionalizmit, zjarrit dhe nga dy luftërat botërore, është tema e kësaj elegjie të mrekullueshme për atë që humbi, teksa Europa hyri në epokën e modernizmit.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përshkruhen mjaft mirë gjendja në Ballkanin e midis viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet. Luftërat janë përshkruar në aspektet e tyre strategjike, sikurse edhe në dramën që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë europiane. Një eksperiencë që pati rrjedhime të shumta në marrëdhëniet politike e kulturore midis vendeve ballkanike, shenjat dhe kuptimet e të cilave nuk pushojnë së rënduari edhe sot në procesin e integ-rimit europian të rajonit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pierre Milza, autori i librit ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadishullin si protagonist të historisë, që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje (nga etruskët deri në ditët tona) bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin, përbri ngjarjeve politike dhe ushtarake, gjithçka tjetër që ndihmon për të përcaktuar jetën e një trualli në harkun e tre mijë vjetëve: zakonet e vendit, konfliktet e brendshme, besimet fetare, organizimin shoqëror, prirjet demografike, kushtet shëndetësore, zbulimet shkencore, bujqësinë, industrinë, artizanatin, mendimin filozofik, ndikimet e huaja, artin e fisnikëve dhe atë të popullit, shkurt, kulturën në kuptimin e vet më të gjerë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta dhe dialogë me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të së drejtës. Ky vëllim përshkon të gjithë historinë e krishterimit me një vëmendje të orientuar qoftë në zhvillimin e institucioneve kishtare, qoftë në format e besimit të besuar dhe të jetuar. Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri te perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë të Historisë së arkitekturës moderne janë dokumentuar origjina e lëvizjes moderne (nga Revolucioni francez e këndej), periudha e parë pioniere me Arts and Crafts të Morris dhe Art Nouveau të arkitekteve Horta, van der Velde, Olbrich, Gaudi dhe Loos, periudha racionaliste e shënjuar nga Le Corbusier, Gropius dhe Bauhaus, Mies van der Rohe dhe nga ekspresionizmi i Mendelsohnit dhe, në fund stina organike, protagonist i së cilës është arkitekti i shquar, Alvar Aalto.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim të dytë, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright-it dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietila, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar, pa humbur identitetin e vet. Stimuli krijues është i orientuar drejt asaj që Ajnshtajni e quajti "hapësirë pa kuti, ngjarje e lokalizuar jo vetëm në kohë por edhe në hapësirë. Kjo është ëndrra dhe angazhimi i çliruar nga dogmat e klasicizmit, nga pengu i një vizioni statik, perspektiv, tredimensional, i trashëguar nga Rilindja. Hapësira si një mjet për emancipimin vetjak dhe të komunitetit, që reflekton e sfidon shoqërinë për të stimuluar rinovimin e saj.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Leximi i këtij libri do t’ju ndihmojë në zbulimin e një paqeje të brendshme. Në këtë udhërrëfyes të plotë ju do të gjeni: • Strategjitë qetësuese për të përballuar frikërat irracionale dhe ankthet që shkaktojnë dobësi. • Metodat për të interpretuar të kaluarën tuaj dhe për të kuptuar të tashmen, për të arritur paqen dhe perspektivën. • Teknikat e relaksimit, te të cilat mund të mbështeteni kur ndiheni në panik. Hapat praktikë për të ndaluar mendimet që janë vërtet të frikshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një himn për Shqipërinë. “Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse, si këto kopshte të "Trianonit" të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur” – shprehet autori.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër ambicioz e sqarues ofron një analizë të ideve estetike dhe intelektuale që drejtuan krijimtarinë letrare gjatë 150 viteve të fundit. Calinescu, diskuton me mendjemprehtësi të rrallë dhe elegancë rreth marrëdhënieve komplekse midis konceptesh që përdoren rëndom, por rrallëherë janë përcaktuar saktësisht. Duke vepruar kështu ai u jep një ndihmë të veçantë studimeve bashkëkohore dhe kritikës. Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i "modernitetit".
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një paraqitje e shkurtër e shekujve të historisë sonë, e krizave dhe mëdyshjeve të saj, e arritjeve social-ekonomike dhe e shpresës për ditë më të mira “Historia e Spanjës” nuk është vetëm historia e mbretërve dhe heronjve, por edhe ajo e parmendës dhe e kopeve, e udhëtimeve detare dhe e burokracisë, e ligjeve dhe librave, e mbi të gjitha, një kujtim për ata që vuajtën traumën e skllavërisë, shfrytëzimin apo dhimbjen, të cilët retorikat patriotike i kanë harruar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Mary Edith Durhami është një mal i lartë, tepër i lartë për t'u ngjitur. Të mendosh për veprimtarinë dhe veprën e saj është një tronditje e thellë shpirtërore. Të shkruash sa dhe si duhet është një ndërmarrje e mundimshme, që do shumë kohë. Por nderimi dhe dashuria që ne shqiptarët kemi për të, janë nxitje e frymëzim detyrues. Në pamundësi për t'i ngritur një monument, i kushtohet ky libër, në shenjë mirënjohjeje shqiptare, me shumë nderime dhe dashuri. Nga ky libër, shqiptarët do të mësojnë më shumë të vërteta nga historia e tyre, më shumë të dhëna për kombin dhe për vetveten, për qëndrimet e sjelljet e fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha, në fillim të shekullit XX.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshmërisë, në perspektivën e një historie të plotë. Mënyrat e jetesës dhe të prodhimit, besimet dhe praktikat fetare, krijimet artistike dhe letrare, ideologjitë, mendimet filozofike dhe progresi shkencor. Kësisoj kemi përpara një studim origjinal të plotë e shumëplanësh rreth qytetërimit të rajoneve që formojnë Francën, vështruar në veçanëtinë dhe në marrëdhëniet e tyre reciproke, brenda një kombi.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Djemtë adoleshentë - ata duket se zhduken në një botë tjetër, ku mezi komunikojnë dhe ku makinat e shpejta, alkooli dhe droga janë tundime konstante. A do të mbijetojnë për t'u bërë burra të mirë? Si mund t'i kuptojnë prindërit dhe shkolla e t'i ndihmojnë ta kapërcejnë këtë fazë të vështirë dhe të rrezikshme? Celia Lashlie ka disa nga përgjigjet. Pas shumë vitesh pune në shërbimin e burgut, ajo e di se çfarë ndodh kur djemtë bëjnë zgjedhjet e gabuara. Ajo e di, gjithashtu, çdo të thotë të jesh prind - ka rritur e vetme një djalë dhe ka pasur frikë për mbijetesën etij. Në këtë libër zbavitës, të çiltër, joabsurd, studiuesja dhe komentuesja sociale Celia Lashlie zbulon çfarë ndodh në botën e djemve, një botë krejt e ndryshme nga ajo e vajzave. Me qartësi dhe mendjemprehtësi ajo u ofron prindërve - sidomos nënave - këshilla praktike dhe inkurajuese për t'i rritur djemtë që të bëhen burra të mirë, të dashur, elokuentë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me këtë botim synohet të analizohen dhe të paraqiten në një mënyrë të përmbledhur zhvillimet më të spikatura të jurisprudencës së GJEDNJ në lidhje me nenin 8 të Konventës që ka të bëjë me të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Në pritje të një bebeje”, është një guidë e plotë mbi shtatzëninë dhe problemet e saj. Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojne të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dijnë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mire e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Çfarë është e vërteta? Nga e di unë, se kush jam unë? Përse duhet të jem i mirë? Libra mbi filozofinë ka shumë. Por libri i Richard David Precht: "Kush jam unë? Dhe nëse po, sa shumë?" është krejt i ndryshëm nga librat e tjerë prezantues të filozofisë. Askush më parë nuk ka mundur ta orientojë lexuesin drejt çështjeve të mëdha filozofike, plot dije të pasura, kompetencë dhe njëkohësisht në mënyrë kaq tërheqëse dhe elegante. Një rrugëtim i pakrahasueshëm në tërësinë e parrokshme të dijeve tona mbi njerëzimin. Duke e nisur me hulumtimin e trurit për të ecur më tej me psikologjinë dhe filozofinë, Precht na përcjell në këtë rrugëtim njohuritë më të fundit në këto fusha. Si një mozaik përçohet kështu hap pas hapi një figurë e mahnitshme, pikërisht ajo që shkencat e ndryshme kanë krijuar sot mbi njeriun. Një rrugëtim zbulues drejt vetvetes: i zgjuar, plot humor dhe zbavitës! Libri i Precht-it bën një prezantim të gjerë të fushave nga më të ndryshmet dhe është një ndihmë orientuese e pashembullt në tërësinë e parrokshme të dijes sonë njerëzore:një ftesë për të reflektuar këndshëm, si në një lojë - mbi aventurën jetë dhe mundësitë e saj!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidherime të një gruaje unike, 30 vjet pas vdekjes së saj. Adhurimi për Callas-in e ka bërë autorin të kërkojë me kureshtje dhe dashuri mes qindra letrave me autografe, që Hyjnorja i shkruante në fillim në një kopje, para se t'ua niste miqve të saj më të afërm, dhe në shumë raste, vetes së saj në formën e një ditari personal. Mbështetur në këto materiale me rëndësi të veçantë dhe të pabotuara më parë, Signorini ka rrezikuar duke braktisur rrugën e zakonshme për shkrimin e një biografie, ndërsa ndërton jetën e këngëtares legjendare nëpërmjet letërkëmbimeve të saj emocionuese. Dhc ia del të shkruajë një roman drithërues, ku bashkë me Callas-in marrin jetë edhe ikonat e pavdekshme, si Marilyn Monroe, Grace Kelly, Marlene Dietrich... Suksesi i madh artistik i Maria Callas-it u shoqërua gjithmonë nga një jetë privatc e pafat. Një nga plagët e saj më të dhimbshme ishte raporti i vështirë me Aristotele Onassis-in. Një dashuri si në përralla, e stuhishme dhe e sëmurë, që shpejt u përball me ndërtuesin e paskrupullt të anijeve, me të cilin Maria pati edhe një fëmijë, që çifti e mbajti gjithmonë sekret. "Tepër krenare, tepër e brishtë" tregon një histori tragjike të dashurisë dhe vdckjes, shpesh e shënuar nga prani turbulluese dhe të padukshme, që marrin jetë për herë të parë në faqet e këtij libri. Një roman pasionant, ku Callas-i herë-herë merr pamjen e heroinave të saj, atyre që përgjatë gjithë jetës artistike iu dha zë, shpirt dhe ndjenja.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionerët ashtu edhe për firmën. Autori përdor gjithë përvojën e tij ndërkombëtare për t'i ndihmuar pronarët në këtë periudhë të jetës dhe të karrierës së tyre, për t'i peshuar mirë të gjitha çështjet e përfshira. Libri është i pasur në shembuj dhe me këshilla praktike mbi mënyrat si të kapet kufiri më i lartë i të ardhurave të transaksionit dhe se si të kristalizohet vlera.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania